LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Serat me kanabis në Berat, lihen në burg 11 punonjësit, dëshmitë: Ishim të detyruar nga kushtet ekonomike

•Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë për 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli. •Në burg janë lënë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj. •Mes organizatorëve janë dhe dy gratë Drita dhe Izmira Mema, që rekrutonin 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje të lirë. •Në sallën e gjyqit, këta persona kanë dëshmuar se punuan në këtë serë vetëm për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilin ishin. •Ka qënë telefonata e një nga punëtoreve të fermës së kanabisit ajo që çoi në zbulimin e serës. Një nga gratë që punonte në këto sera, kishte fshehur celularin dhe komunikonte me familjen e saj, duke iu thënë se ndihej e frikësuar dhe e sëmurë nga ajri në ambientin ku po punonte. Pas gjetjes së vendit, në sera u infiltrua një person mes grupit punëtoreve. •Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis, si dhe u sekuestruan 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi.  •95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, kanë deklaruar se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. Ato treguan se u kërcënuan nga grupi se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema, 2 gra organizatorë të rrjetit, të arrestuara nga policia. •Gratë qëndronin ditë e natë në serën e shndërruar edhe në hotel dhe familjarë u thonin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme parash.

3 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Sera e kanabisit në Dimal/ Të arrestuarit: U detyruam për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike

Serat me kanabis në Berat, lihen në burg 11 punonjësit,
Ferma e kanabis

BERAT- Personat e arrestuar në fermën ku kultivohej kanabis në Berat deklaruan në sallën e gjyqit se kishin shkuar të punonin për të siguruar të ardhura, për shkak të kushteve të vështira ekonomike ku jetojnë. Gjykata e Shkallës së Parë Berat vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 personat e arrestuar si organizatorët dhe mbikëqyrës së serës së mbjellë me hashash në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.

Në seancë kanë folur vetëm 2 prej burrave të arrestuar, ndërkohë që për të arrestuarit e tjerë kanë folur vetëm avokatët përfaqësues të tyre: Flutura Eski, Agron Isufi, Plarent Lapardhaja dhe Qazim Kozhaj.

Dy burrat deklaruan se kishin ardhur për të punuar pasi merrnin 50 mijë lekë (të vjetra) në ditë dhe se ishin të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë. Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të 11 shtetasve dhe caktimin për ta të masës së sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet a avokatëve e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e 11 shtetasve të sipërpërmendur dhe ka caktuar për të gjithë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli (pronari që kishte lënë me qira serat), Blerim Xheka, Samuel Lushaj, Drita Mema dhe Izmira Mema janë të gjithë personat e ndaluar që u sollën sot në seancë, nën masa të rrepta sigurie.

 

4 VITE ME PARE

Si u zbuluan 8 dynym sera me kanabis në Berat, telefonata e punonjëses: Kam frikë, jam sëmurë nga era e drogës

Serat me kanabis në Berat, lihen në burg 11 punonjësit,
Grate e ndaluara

BERAT- Një nga punëtoret e fermës së kanabisit në fshatin Dronovicë në Berat, ka qënë ajo e cila ka zbuluar serën ku kultivohej droga, që çoi më pas në arrestimin e 11 personave si dhe në sekuestrimin e 870 kg kanabis.

Një nga gratë që punonte në këto sera, kishte fshehur celularin dhe komunikonte me familjen e saj. Ajo u është shprehur atyre se ndihej e frikësuar dhe e sëmurë nga ajri në ambientin ku po punonte. Kjo deklaratë e saj mendohet se ka qenë burimi kryesor, pasi një i afërmi i saj punonte në polici dhe filloi që të hetojë në lidhje me punësimin e kushërirës së tij. Pas gjetjes së vendit, në sera u infiltrua një person mes grupit punëtoreve.

Nga ana tjetër të arrestuarit u lanë ditën e sotme në arrest me burg. 

Punëtoret zakonisht flinin aty dhe nuk shkonin në banesë. I gjithë aktiviteti i ditës kryhej në serë ku përpunohej kanabis. Punëtoret paguheshin rreth 50 mijë Lekë të vjetra në ditë.

4 VITE ME PARE

VIDEO- 8 dynym sera me kanabis në Dronovic, Gjykata lë në burg 11 të arrestuarit

Serat me kanabis në Berat, lihen në burg 11 punonjësit,
Momenti i shoqerimit ne gjykate

BERAT- Njëmbëdhjetë të arrestuarit në serën ku përpunohej kanabis në Drenovicë të Beratit u lanë ditën e sotme në arrest me burg. Në burg janë lënë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj si dhe dy prej grave që punonin në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihen dy rekrutoret e fermës të cilat mundohen që të mos kapen nga kamerat. Njëra prej tyre, ka të mbuluar kokën me një bluze, teksa futet e shoqëruar nga policia brenda Gjykatës. 

Në burg janë lënë:

-Jurgen Ujkaj

-Bashkim Mema

-Sidrit Bisha

-Endrit Xheka

-Edison Mema

-Mirvaldo Disha

-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.

-Blerim xheka

-Samuel Lushaj

-Drita Mema

-Izmira Mema

Anëtarët e familjes Mema dyshohen se ishin organizatorët e veprimtarisë së përpunimit të kanabisit. Kujtojmë se për rastin, policia vuri në pranga 11 persona kurse 95 punëtoret e hashashit u lanë në gjendje të lirë.

Opearacioni i koduar ‘Befasia’ u finalizua me 870 kliogramë lëndë narkotike dhe tre armë zjarri. Droga po paketohej në 700 arka dhe një pjesë e saj gjendej në tetë thasë. Mes të arrestuarve 9 janë meshkuj dhe shumica nuk janë banorë në Berat po janë nga veriu i vendit. I dyshuari kryesor për autoritetet e rendit është Hamdi Dyli i cili dyshohet se kishte marrë ambientin me qira nga pronarët e truallit të cilët i përdornin serat për të kultivuar kryesisht perime. Ambienti ishte ndarë në katër pjesë dhe i përkiste Dylit i cili ia dha me qira banorit të fshatit Drenovicë, bashkia Dimal. Mes armatimit të bllokuar rezultojnë një automatik,135 fishekë, 2 pistoleta që mbaheshin për t’u ruajtur nga sulme të mundshme për të vjedhur prodhimin.

95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. 

ferma e kanabisit ne berat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin