Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në ambientet e ashensorit të një lokali në Fushë-Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar. • Ngjarja ka ndodhur teksa, Enes Isaku, i cili punonte si kamarier gjatë fundjavave në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center" dhe kolegu i tij Endri Stafuka, 26 vjeç, po qëndronin në një nga katet e sipërme të objektit. • Sipas informacioneve të raportuara, dy të rinjtë po bënin shaka me njëri-tjetrin, duke u përpjekur që njëri të zbriste në katin e parë me ashensor, ndërsa tjetri të qëndronte lart. • Gjatë këtij momenti, Stafuka dyshohet se e ka shtyrë 16-vjeçarin brenda ashensorit dhe ka shtypur butonin për katin e parë. • Por, sapo dyert e ashensorit janë mbyllur, kabllot janë këputur dhe pajisja është përplasur në katin zero. • Si pasojë e incidentit, Enes Isaku humbi jetën në vendngjarje. • Nga këputja e kabllove rrezikoi edhe vetë 26-vjeçari Stafuka, i cili më pas u arrestua nga shërbimet e Policisë. • Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. • Ndërkohë, pak çaste para aksidentit fatal, me të njëjtin ashensor ishte ngjitur në katin e sipërm edhe pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili rezulton të jetë i afërmi i 16-vjeçarit që humbi jetën. Pas ngjarjes tragjike, në pranga është vënë edhe Vathi. • Humbja e Enesit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të hënë.
3 artikuj për këtë temë.

FUSHË-KRUJË- Enes Isaku, 16 vjeç, do të përcillet këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së thellë të familjes, miqve dhe shokëve, të tronditur nga humbja e parakohshme e të riut, i cili punonte si kamarier gjatë fundjavave. Ngjarja tragjike ndodhi në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center”, ku Enes Isaku dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, 26 vjeç, po qëndronin në një nga katet e sipërme të objektit.
Sipas informacioneve të raportuara, dy të rinjtë po bënin shaka me njëri-tjetrin, duke u përpjekur që njëri të zbriste në katin e parë me ashensor, ndërsa tjetri të qëndronte lart. Gjatë këtij momenti, Stafuka dyshohet se e ka shtyrë 16-vjeçarin brenda ashensorit dhe ka shtypur butonin për katin e parë.
Por, sapo dyert e ashensorit janë mbyllur, kabllot janë këputur dhe pajisja është përplasur në katin zero. Si pasojë e incidentit, Enes Isaku humbi jetën në vendngjarje. Nga këputja e kabllove rrezikoi edhe vetë 26-vjeçari Stafuka, i cili më pas u arrestua nga shërbimet e Policisë. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Ndërkohë, pak çaste para aksidentit fatal, me të njëjtin ashensor ishte ngjitur në katin e sipërm edhe pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili rezulton të jetë i afërmi i 16-vjeçarit që humbi jetën. Humbja e Enesit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të hënë./Dosja.al
FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujës, ku humbi jetën 16-vjeçari Enes Isaku. I mituri ndodhej në ashensor për të zbritur në katin e parë të restorantit, kur një shaka mes tij dhe një kamarieri tjetër përfundoi në tragjedi.
Enes Isaku dhe kolegu i tij, 26 vjeç Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin në momentin kur 16-vjeçari hyri në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit. Gjatë këtij momenti, kamarieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që kolegu i tij të zbriste poshtë.
Por situata mori një kthesë tragjike. Në atë moment, ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e menjëhershme e ashensorit rrezikoi edhe jetën e kamarierit tjetër, i cili tashmë është arrestuar nga policia. Një tjetër detaj që po hetohet është fakti se vetëm pak çaste para ngjarjes, ashensorin e kishte përdorur edhe pronari i restorantit, Afrim Vathi, i cili është gjithashtu gjyshi i viktimës./Dosja.al
FUSHË-KRUJË- Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës. Sipas bluve, 26-vjeçari Endri Stafuka, i cili punonte si kamerier në restorant, dyshohet se e ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, gjithashtu kamerier, brenda ashensorit.
Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën. Pas ngjarjes, policia arrestoi në flagrancë të riun, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Në pranga u vu edhe pronari i restorantit, shtetasi Afrim Vathi, 62 vjeç, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al