Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës. • Mësohet se nga ngjarja është plagosur një person pas një konflikti të regjistruar mes dy shoferëve. • Sipas informacioneve policore shoferi i një kamioni, Artur Arapaj qëlloi me thikë në bark drejtuesin tjetër të një kamioni, Julian Todhe. • Konflikti që degradoi në përdorimin e thikës ka ndodhur për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin. • Autori i plagosjes, Arapaj është dërguar në komisariat ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spitalin e Korçës. • Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
KAPSHTICË- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme pas një konflikti në pikën kufitare të Kapshticës.
Sipas informacioneve policore shoferi i një kamioni, Artur Arapaj qëlloi me thikë në bark drejtuesin tjetër të një kamioni, Julian Todhe. Konflikti që degradoi në përdorimin e thikës ka ndodhur për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
Arapaj është dërguar në komisariat ndërsa Todhe po merr mjekim në spitalin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KAPSHTICË- Një person është plagosur me thikë ditën e sotme pas një konflikti në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas informacioneve policore një shofer 51-vjeçar pas konflikti plagosi me thikë një tjetër shofer 35-vjeçar.
Konflikti që degradoi në përdorimin e thikës ka ndodhur për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin. Autori i plagosjes është dërguar në komisariat ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spitalin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kapshticë/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.
Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.