LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit të ‘Rrajave’ e Jurgen Zotos/ Pezullohet nga detyra një kryeinspektor dhe 7 gardianë! Sekuestrohen librat e hyrje-daljeve e pamjet e kamerave

• Pas sherrit të Denis Bajrit, Aldo Gjinit të 'Rrajave' dhe Jurgen Zotos, janë pezulluar nga detyra tetë efektivë në burgun e Fierit. • Konkretisht, të pezulluarit janë kryeinspektori dhe 7 gardianë që ndodheshin në turn gjatë kësaj kohe. • Pezullimi do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga këtë punonjës. • Gjatë kësaj kohe, ata do të marrin gjysmën e pagës. • Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar edhe librat e hyrje-daljeve të institucionit, si dhe janë në fokus takimet e Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos gjatë muajve të fundit. • Po ashtu janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së burgut të Fierit, për të verifikuar lëvizjet e palëve, si dhe veprimet e zyrtarëve dhe efektivëve. • Gjithashtu pritet të merren në pyetje edhe personat që kanë pasur takime me tre të dënuarit, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe të dinamikës së ngjarjes. • Ngjarja nisi, pasi Jurgen Zoto, në praninë e Aldo Gjinit, ka sulmuar Denis Bajrin me një thikë të improvizuar. • Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto morën dëmtime në trup dhe të dy u transportuan për ndihmë mjekësore në spital. • Denis Bajri akuzon kundërshtarin e tij, të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit. • Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve Bajri, ka deklaruar se Jurgen Zoto e sulmoi me porosi të Licit, madje para se ta sulmonte i kishte dhënë një telefon për të folur me Ibrahim Licin. • Ky i fundit, sipas Bajrit, e kishte kërcënuar me fjalët ”jeta jote kaq e pati”. • Pas kësaj ngjarje, për tre personazhet e krimit u vendos transferimi i tyre në burgje të tjera.

2 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

“Jeta jote kaq e pati"/ Pas sulmit me thikë ndaj Denis Bajrit në burgun e Fierit, sekuestrohen librat e hyrje-daljeve dhe pamjet e kamerave

Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit të
Aldo Gjini, Denis Bajri

FIER- Prokuroria ka zgjeruar hetimet pas sulmit me thikë ndaj Denis Bajrit në ambientet e burgut të Fierit. Bëhet me dije se në kuadër të hetimit, janë sekuestruar librat e hyrje-daljeve të institucionit, si dhe janë në fokus takimet e Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos gjatë muajve të fundit.

Po ashtu janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së burgut të Fierit, për të verifikuar lëvizjet e palëve, si dhe veprimet e zyrtarëve dhe efektivëve të planifikuar për garantimin e sigurisë në regjimin e brendshëm. Ndërkohë, pritet të merren në pyetje edhe personat që kanë pasur takime me tre të dënuarit, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe të dinamikës së ngjarjes.

Ngjarja nisi, pasi Jurgen Zoto, në praninë e Aldo Gjinit, ka sulmuar Denis Bajrin me një thikë të improvizuar. Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto morën dëmtime në trup dhe të dy u transportuan për ndihmë mjekësore në spital. Denis Bajri akuzon kundërshtarin e tij, të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.

Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve Bajri, ka deklaruar se Jurgen Zoto e sulmoi me porosi të Licit, madje para se ta sulmonte i kishte dhënë një telefon për të folur me Ibrahim Licin. Ky i fundit, sipas Bajrit, e kishte kërcënuar me fjalët ”jeta jote kaq e pati”. Pas kësaj ngjarje, për tre personazhet e krimit u vendos transferimi i tyre në burgje të tjera.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka analizuar të gjitha elementet e sigurisë në burgun e Fierit. Ndërkohë, 8 efektivë të Policisë së Burgjeve janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen për shpërdorim detyre.

Kush janë tre personazhet e njohura të botës së krimit që u përleshën në Burgun e Fierit

Denis Bajri

Denis Bajri, i njohut ndryshe edhe si Denis Brajoviçi është ekstraduar nga Dubai korrikun e 2025,  pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku nga përgjimet e SKY ECC, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Lidhja me Pellumb Gjokën

Komunikimet në aplikacionin “SkyECC” të zbardhura nga autoritetet franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Denis Bajri. Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”.

Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt. Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes i shkoi në varrim.

Aldo Gjini

Gjini ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin. Më 24 korrik 2021, ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë, ku pas një përplasjeje të dy automjeteve, nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Incidenti kishte nisur për të përcaktuar fajin në përplasjen e makinave, por degjeneroi në dhunë fizike dhe përdorim të armës.

Gjini rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL, për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake, si dhe për një plagosje të ndodhur më 24 nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016, ai u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno.

Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë. Skeda e Gjinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan atë. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike

Jurgen Zoto

Ndërkohë, i burgosuri tjetër që ishte pjesë e sherrit te dy pwrsonazheve të njohura të botes së krimit është edhe Jurgen Zoto. Ky i fundit është arrestuar korrikun e 2023 në Vlorë pasi u kap me armë zjarri në automjet. Jurgen Zotaj nga Vlora ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Së bashku me Zotajn, Policia vuri në pranga edhe Ermal Binjakun, që ishte pasagjer në automjet.

Arrestimi i tyre u bë i mundur në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, kur dy të rinjtë janë ndaluar nga policia për kontroll. Pas kontrollit, policia i gjeti Jurgen Zotës një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Nga verifikimet rezultoi se Jurgen Zotaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit të
foto

TIRANË-  Ashtu siç raportoi të dielën gazetarja Anila Hoxha, pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të çështjes, janë pezulluar nga detyra tetë efektivë të Policisë së Burgut Fier.

Sipas burimeve, pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve ndaj tyre. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të situatës nga Komisioni i Disiplinës, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Efektivët do të qëndrojnë jashtë detyrës deri në përfundimin e procesit hetimor dhe sqarimin e përgjegjësive të mundshme. Pezullimi i tyre lidhet me ngjarjen e të shtunës dhe rezulton se ata ishin të planizuar në dy sektorët e burgut.

Në konflikt u përfshinë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët mbetën të dy të plagosur. Denis Brajovic i njohur edhe me mbiemrin Bajri, është person me rrezikshmëri të lartë , i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndoj. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve, i pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të marrë masa ndëshkuese për të dy personat, teksa pritet edhe një njoftim zyrtar për mediat.

Gazetarja raporton se të pezulluarit janë:

-K/Inspektor G.B. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor Sh.H. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor A.A. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor D.GJ. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.H., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor P.K., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor S.Ç., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.S., me detyrë punonjës i rolit bazë.

Sakaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po verifikon edhe një informacion të referuar, sipas të cilit, pas sherrit, disa makina të blinduara qëndruan jashtë perimetrit të burgut dhe jashtë spitalit.

Ka informacione se në makina gjendeshin mbështetës të Denis Brajovic dhe Jurgen Zotos. Prokuroria po heton për shpërdorim detyre dhe plagosje./Top-Channel

aldo gjini denis bajri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin