LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shfaqi pendesë!" Plagosi te Komuna e Parisit Lorenc Kostën, gjykata cakton "arrest në burg" për efektivin Erjon Goxhara, gruaja e tij në dëshmi: Më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha!

• Gjykata ka caktuar masën "arrest në burg" për efetkivin Erjon Goxhara. • Ky i fundit është vetëdorëzuar pas 2 ditësh në kërkim. • Ai është autori i dyshuar i plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. • Ndërkohë mësohet se gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psikike. • Para togave të zeza, Goxhara ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer. • Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore. • Nga ana tjetër, avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psikikë. • Nga dëshmitë që janë dhënë para grupit hetimor, mësohet se flirti kishte ndodhur shumë vite më parë, por se më janar të 2024 Erjon Goxhara kishte këmbëngulur për të zbuluar se kush ishte. • Mësohet se gjatë dëshmisë gruaja e Goxharës ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën dhe pas pas këtij momenti, kontaktet me këtë të fundit kanë qenë vetëm për çështje pune. • Po ashtu ajo ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u 'fiksuar' që mund ta tradhëtonte e më pas ka patur presion psikologjik deri dhe dhunë fizike, ndërsa një javë para se të ndodhte konflikti e ka kërcënuar me jetë. • Po ashtu bëhet me dije se edhe i biri ka pranuar se dy prindërit prej një muaji kanë pasur debate për shkak të flirtit. • Gjithashtu edhe nipi i Erjon Goxharës pranon se daja i tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. • Ai po ashtu ka pranuar se dhe nusja e dajës së tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike.• Në këtë histori, në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe një koleg i Lorenc Kostës. • Kolegu ka thënë se rreth orës 13:55 Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë se e qëlluan poshtë shtëpis. • Pasi ka shkuar në vend kolegu e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte diçka e më pas e ka plagosur me armë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Shfaqi pendesë!" Plagosi te Komuna e Parisit Lorenc Kostën, gjykata cakton "arrest në burg" për efektivin Erjon Goxhara, gruaja e tij në dëshmi: Më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha!

 

2 VITE ME PARE

"Më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha!" Plagosja te Komuna e Parisit, gruaja e efektivit Erjon Goxhara: Më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje (Dosja)

"Shfaqi pendesë!" Plagosi te Komuna e Parisit Lorenc Kostën,
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANA- Gjykata ka caktuar masën "arrest në burg" për efetkivin Erjon Goxhara. Ky i fundit është vetëdorëzuar pas 2 ditësh në kërkim. Ai është autori i dyshuar i plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. Ndërkohë mësohet se gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psikike.

Nga dëshmitë që janë dhënë para grupit hetimor, mësohet se flirti kishte ndodhur shumë vite më parë, por se më janar të 2024 Erjon Goxhara kishte këmbëngulur për të zbuluar se kush ishte. Mësohet se gjatë dëshmisë gruaja e Goxharës ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën dhe pas pas këtij momenti, kontaktet me këtë të fundit kanë qenë vetëm për çështje pune. Po ashtu ajo ka treguar se nga janari 2024, Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u 'fiksuar' që mund ta tradhëtonte e më pas ka patur presion psikologjik deri dhe dhunë fizike, ndërsa një javë para se të ndodhte konflikti e ka kërcënuar me jetë.

“Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më pare. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t'i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”, mësohet të ketë deklaruar gruaja.

Po ashtu bëhet me dije se edhe i biri ka pranuar se dy prindërit prej një muaji kanë pasur debate për shkak të flirtit. Gjithashtu edhe nipi i Erjon Goxharës pranon se daja i tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. Ai po ashtu ka pranuar se dhe nusja e dajës së tij ka qenë në gjëndje të rënduar psikologjike.

Në këtë histori, në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe një koleg i Lorenc Kostës. Kolegu ka thënë se rreth orës 13:55 Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë se e qëlluan poshtë shtëpis. Pasi ka shkuar në vend kolegu e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte diçka e më pas e ka plagosur me armë.

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

2 VITE ME PARE

"Shfaqi pendesë për aktin!" Plagosi te Komuna e Parisit Lorenc Kostën, gjykata cakton masën "arrest në burg" për efektivin Erjon Goxhara

"Shfaqi pendesë!" Plagosi te Komuna e Parisit Lorenc Kostën,
Erjon Goxhara

TIRANA- Gjykata ka caktuar masën "arrest në burg" për efetkivin Erjon Goxhara. Ky i fundit është vetëdorëzuar pas 2 ditësh në kërkim. Ai është autori i dyshuar i plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. Ndërkohë mësohet se gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psikike.

Para togave të zeza, Goxhara ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer. Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Nga ana tjetër, avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psikikë.

Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo.

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Plagosi Lorenc Kostën në zonën e Komunës së Parisit, efektivi Erjon Goxhara del sot para trupës gjykuese për masën e sigurisë

"Shfaqi pendesë!" Plagosi te Komuna e Parisit Lorenc Kostën,
Erjon Goxhara

TIRANA- Ka dalë sot në gjykatën e Tiranës efektivi Erjon Goxhara, për caktimin e masës së sigurisë. Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar pas 2 ditësh në kërkim. Ai është autori i dyshuar i plagosjes së drejtorit në ERE Lorenc Kosta, ditën e hënë në Komunë të Parisit. 

Si ndodhi plagosja?

Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien. 

 

plagosja ne tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin