Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një autobot karburanti ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. • Policia ka dalë më një reagim zyrtar ndërsa kanë bërë më dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një karburant. • Më tej bëhet me dije se nga shpethimi janë plagosur dy persona të cilët janë punonjës në karburantin ku ndodhi shpërthimi. • Të plagosurit janë identifikuar si 20-vjeçari me inicialet Xh. K. dhe 35-vjeçari E. P. Policia bën me dije se të dy të plagosurit ndodhen në spital ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore. • Gjithashtu raportohet se zjarri është fikur dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. • Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Një autobot karburanti ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka dalë më një reagim zyrtar ndërsa kanë bërë më dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një karburant.
Më tej bëhet me dije se nga shpethimi janë plagosur dy persona të cilët janë punonjës në karburantin ku ndodhi shpërthimi. Të plagosurit janë identifikuar si 20-vjeçari me inicialet Xh. K. dhe 35-vjeçari E. P. Policia bën me dije se të dy të plagosurit ndodhen në spital ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore.
Gjithashtu raportohet se zjarri është fikur dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë;
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant. Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik. Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
TIRANË- Një autobot me karburant ka shpërthyer ditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa po furnizohej në pikë karburanti.
Sipas raportimeve paraprake ka mbetur i plagosur shoferi i autobotit. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset. Më tej raportohet se përshkak të ngjarjes është krijuar trafik i rënduar.

TIRANË- Shtëllunga gjigande tymi janë raportuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë një pike karburanti. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të Dosja.al, tymi vijon me përmasa të frikshme.
Ende nuk dihet se çfarë është ajo që e ka shkaktuar, ndërsa ekziston frika e një shpërthimi pranë karburantit. Shpërthim i cili mund të sjellë dhe pasoja fatale. Në vendngjarje ndodhet policia, ku pritet edhe një reagim zyrtar se çfarë ka ndodhur.