Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. • Siç shihet edhe në video, pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë. • Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar skandalet në qeverinë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij. • Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje, prej disa ditësh janë zhvendosur para kryeministrisë, duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij. • Ndërkohë, pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë, teksa këta të fundit kanë tentuar të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballe kryeministrisë. • Gjatë fjalës së tij kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një përplasjeje mes së mirës dhe së keqes, duke bërë thirrje për bashkimin e brezit të ri dhe të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit për rrëzimin e qeverisë Rama. • Lapaj gjithashtu kërkoi që fermerët dhe familjarët e të sëmurëve me kancer të dalin të protestojnë kundër qeverisë. • Nga protesta ai u shpreh se nuk trembet nga kallëzimet penale apo arrestimet, duke theksuar se ka marrë një vendim pa kthim pas.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Gjatë fjalës së tij, Adriatik Lapaj lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Lapaj theksoi se Rama ka vjedhur masivisht nga shqiptarët dhe shtoi se tani më është koha e së mirës kundër së keqes.
Lapaj gjithashtu kërkoi që fermerët dhe familjarët e të sëmurëve me kancer të dalin të protestojnë kundër qeverisë. Nga sheshi përballë kryeministrisë Lapaj i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit: “I them Ramës nga ky shesh dhe këtë ia them në emër të tim ati që për çdo gjë e nismë që merr ndaj meje, je në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt”.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha Rama nuk i mbajti, gënjeu. Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale Është koha që brezi i ri të bashkohet në çdo cep të Shqipërisë, është koha që fermerët të dalin rrugëve për mundin që ua mori lumi dhe lekët që nuk ua dha Edi Rama. Është koha e një nisjeje të madhe të së mirës ndaj së keqes. Ka vetëm dy palë banditë që na kanë marrë peng dhe populli. Bashkohuni.
Kjo thirrje sot është për të gjithë ata që të sëmurë me kancer që nuk gjejnë ilaçe e për ata njerëz që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve. Këta mendojnë se do më presin me kallëzime penale e arrestime. I pres në çdo kohë. Ta dinë mirë se nuk më trembin se kanë përballë një njeri që e ka marrë vendimin e jetës dhe nuk ka kthim pas. Dorëheqje, dorëheqje. Duartrokitje të madhe për funksionarët e drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj," deklaroi Lapaj./Dosja.al
TIRANË- Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Siç shihet edhe në video, pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë. Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar skandalet në qeverinë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje, prej disa ditësh janë zhvendosur para kryeministrisë, duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij. Përplasja me policinë erdhi, pasi këta të fundit kanë tentuar të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballe kryeministrisë dhe aktivistët kanë reaguar menjëherë./Dosja.al