Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Qytetarët janë mbledhur sot në protestën e 73-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Prej 73 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Nesër më shumë”, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Me thirrjen "Poshtë diktatura" dhe "Shqipëria kërkon revolucion", qytetarët kanë vijuar marshimin në Tiranë. Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.
Qytetarët shprehen të vendosur për të mos e ndalur aksionin e tyre rrugor deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe dorëheqjen e kreut të ekzekutivit./Dosja.al
TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Ju erdhi fundi!”. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës. Përgjatë marshimit jehojnë thirrjet e pjesëmarrësve kundër kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Një protestues duke folur në protestën kundër qeverisë u ndal te largimi i shqiptarëve nga vendi gjatë 35 viteve të fundit. Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi të gjithë politikanët se nuk ka dhënë përgjigje për arsyet që i kanë shtyrë të rinjtë të emigrojnë. Në fund, protestuesi kërkoi një ndryshim të thellë politik dhe institucional, duke e cilësuar protestën si zërin e qytetarëve që kërkojnë një tjetër mënyrë qeverisjeje.
“Shumë shqiptarë janë larguar në këto 35 vite. Një pyetje që s’u kanë dhënë përgjigje politikanët tanë: pse janë larguar këta shqiptarë? Kjo është forcë e madhe e një populli që është bashkuar çdo ditë në këtë shekull, që duhet të ishte shekulli i bashkimit të shqiptarëve. Këtyre u ka ardhur fundi. Ju erdhi fundi! Ka shumë pyetje: pse ikin shqiptarët, të rinjtë? Këtë pyetje s’e japin dot këta përgjigje. Këtë pyetje po e jep kjo protestë. Kjo tokë do të qeveriset nga ne. Kjo protestë është sulmuar shumë nga ata që çojnë ujë te pushteti. Dorëheqje! Duam një Kushtetutë të re, një qeveri të re teknike,” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Altin Hila, i cili ka protestuar bashkë me fëmijën e tij të paralizuar, falenderoi shqiptarët për ndihmën e dhënë ndaj familjes së tij. Duke folur përpara Kryeministrisë, ai i falënderoi qytetarët, të cilët mblodhën përmes një fushate në GoFundMe, 160 mijë euro, duke thënë se ata i kishin rregulluar jetën e familjes së tij.
“Falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë mbledhur 160 mijë euro për familjen time. Më keni rregulluar jetën mua dhe fëmijës tim. Shqiptarët kanë dhënë për familjet në nevojë. Shteti ku është, që e ka për detyrë, por vjedh lekët dhe nuk ndihmon ata në nevojë? Shqiptarët kanë mbledhur 350 mijë euro për mua dhe familje të tjera në nevojë! Ne jemi një! Sytë i kemi nga njëri-tjetri”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj tha se dorëheqja e shefit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara ndërsa vendi përballet me zjarret, nuk është thjesht një dorëheqje, por një akuzë e rëndë ndaj shtetit. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë revoltën e tyre deri në largimin qeverisë së Edi Ramës.
“Dorëheqja e Arben Carës është një akuzë e rëndë ndaj shtetit, jo vetëm dorëheqje. Kur zjarrfikësit heronj përballen me flakët pa pajisjet elementare ndërsa fondet publike keqpërdoren, problemi është mungesë e shtetit dhe e përgjegjësisë. Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë pas zjarreve, por përgjegjësi, hetim e ndëshkim për çdo abuzim të fondeve publike. Parku Kombëtar i Lurës, pyjet e Mallakastrës, Kruja e historisë sonë dhe anembanë trojet digjen ndërsa kryeministri krihet sepse ka vjedhur miliarda të shqiptarëve. Taksat tona nuk shfrytëzohen si taksat e të gjithë qytetarëve evropianë. Ato mblidhen dhe kur Shqipëria digjet, kryehajduti krihet. Duhet të vazhdojmë. E kemi çjerrë maskën e pafytyrësisë të sociopatit. Është koha të rrëzojmë këtë qeveri kriminale!”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një protestues deklaroi se është e nevojshme një këmbëngulje më e fuqishme për largimin e qeverisë së Edi Ramës. Duke folur në protestën e 73-të kundër qeverisë, ai theksoi se Rama dhe Berisha kanë ngritur kultin e unit, dhe se sipas tij, ende mbajnë tiparet e komunistit.
Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në shesh për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
“Duhet këmbëngulje më e fuqishme për arsye se ky shtet nuk merr vesh. Këta kanë ngritur kultin e unit. Jam unë dhe s’ka më njeri tjetër. Si ka mundësi kur ai shkel liritë e të drejtat themelore të njeriut dhe nuk i jep të drejtën qytetarët për pronën e vet. Me 7501 ai vrau të gjithë popullin shqiptar që kanë pronat e tyre. Edi Rama e ka unin. Ai edhe Berisha sepse thonë se jemi ne dhe nuk ka më njeri tjetër. Ata mbajnë akoma tiparet e komunistit. Komunizmi i ka rrënjët e thella,” tha i moshuari./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant, i cili i është bashkuar protestës së 73-të kundër qeverisë deklaroi se ndihet i turpëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili përfaqëson popullin shqiptar. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se turpin duhet ta mbajnë edhe patronazhistët, për të cilët tha se duke marrë disa para mendojnë se po realizojnë jetët e tyre.
“Në Shqipëri po bëhet një padrejtësi e madhe, sociale, ligjore dhe në të gjitha format. Në këtë vend, nuk ka mundësi tjetër për të jetuar përvecse ose të korruptohesh ose të ikësh jashtë shtetit. Shteti duhet të japë alternativa. Më vjen shumë turp për kryeministrin tim kur shikoja që fliste. Ndihem i turpëruar që një kryeministër i tillë më përfaqëson mua dhe shqiptarët. Kemi një 1001 shkaqe për protestuar. Turpin më të madh duhet ta mbajnë edhe patronazhistët që për 5 lekë mendojnë se realizuan jetën e tyre,” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Pankarta pikante dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar protestën e 73-të kundër qeverisë Rama. Gjatë grumbullimit në sheshin "Skënderbej", protestuesit janë shprehur me pankarta se SPAK duhet të veprojë kundër zyrtarëve të qeverisë, të cilët i kanë kthyer zyrat në shpella hajdutësh. Ata theksojnë më tej se pa i futur në burg këta politikanë, vendi ynë nuk mund të hyjë në BE.
“73. Heshtja nuk është zgjedhje”, “Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh, SPAK drejtësi apo amnisti?”, “Hajdutët në burg, jo në Evropë”, “Me hajdutë në qeveri, s’ka BE për Shqipëri”, janë disa nga mesazhet.
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sot në protestën e 73-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.
Prej 73 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al