Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një shqiptar, 47-vjeç ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. • Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka shkuar në gjendje të dehur në vendin ku punonte ish-gruaja e tij dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri. • Më pas, ai ka marrë një taksi dhe është larguar për tu fshehur. Por, policia e ka lokalizuar dhe e ka vënë në pranga. • Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari mbante dhe pasaportë serbe. Gruaja ishte 44 vjeçe dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. • Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera, nëse viktima ishte shqiptare, nëse dyshja kishin fëmijë apo rrethanat që sollën krimin e rëndë.
3 artikuj për këtë temë.
GJERMANI- Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjermania, aty ku një shqiptar raportohet se ka vrarë ish-gruan e tij. Shqiptari, 47 vjeç ka shkuar në vendin ku punonte ish-gruaja dhe e ka qëlluar me armnë zjarri. 44-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend. Shqiptari më pas, është larguar nga vendi i krimit me taksi dhe ka tentuar të arratiset. Por, efektivët e policisë e kanë lokalizuar dhe e kanë prangosur.
Identitetet e protagonistëve të ngjarjes nuk dihen ende. Nuk dihen as rrethanat mes çiftit që kanë çuar në kryerjen e këtij akti të rëndë. Shqiptari është pas hekurave dhe pritet të zbardhet dëshmia e tij.
GJERMANI- Mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi i rëndë i ndodhur në Gjermani, mesditën e të shtunës. Mësohet se shqiptari ishte në gjendje të dehur kur shkoi në vendin ku punonte ish-gruaja e tij dhe e qëlloi për vdekje. Më pas, ai ka marrë një taksi dhe është larguar për tu fshehur. Por, policia e ka lokalizuar dhe e ka vënë në pranga.
Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari mbante dhe pasaportë serbe. Gruaja ishte 44 vjeçe dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera, nëse viktima ishte shqiptare, nëse dyshja kishin fëmijë apo rrethanat që sollën krimin e rëndë.
GJERMANI- Një shqiptar, 47-vjeç ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka shkuar në gjendje të dehur në vendin ku punonte ish-gruaja e tij dhe e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Pas ngjarjes, 47-vjeçari fillimisht është arratisur, por efektivët e kanë lokalizuar dhe prangosur. Tashmë shqiptari është lënë në burg. Nuk dihet shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçarin që të vrasë ish-gruan. Pritet që mediat vendase të zbardhin më tepër detaje në lidhje me ngjarjen.