LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar te Akademia e Sigurisë/ Pezullohet Sori-Al deri në përgjigjen e analizave, nën hetim dhe AKU-ja

• Numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL, ka shkuar në 64. • Mësohet se përveç 60 kursantëve të parë edhe katër të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma. • Lidhur me ketë skandal, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka deklaruar se pas informacionit të marrë nga Akademia e Sigurisë, inspektorët e AKU-së kanë ushtruar kontrolle në subjektin SORI-AL. • Nga verifikimet e kryera në Akademinë e Sigurisë është konstatuar se aktiviteti zhvillohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacion të rregullt. • AKU bën me dije se janë marrë 14 mostra ushqimore nga vaktet e drekës dhe darkës së datës 24 qershor 2026, të cilat u dërguan për analiza mikrobiologjike në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). • Në vijim të hetimit të gjurmueshmërisë, AKU kreu inspektim edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku përpunoheshin ushqimet dhe si masë paraprake, AKU vendosi ndërprerjen e aktivitetit në adresën e Garnizonit “Skënderbej” deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike. • Gjithashtu Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafanin, e cila ka deklaruar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, siç e parashikon kontrata. • Ajo ka theksuar se çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës. • Në pyetje po ashtu është marrë edhe kuzhinieri, stafi tjetër që bën ndarjen e ushqimin në porcione për studentët, stafi i shpërndarjes si dhe studentët e helmuar. • Nërkohë, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla deklaroi se institucionet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademinë e Sigurisë pas helmimit të 64 kursantëve. • Salla theksoi se rasti i parë i helmimit ishte prej higjenës dhe jo prej ushqimeve dhe këtë e kanë treguar analizat. • Sa i përket rastit të dytë, Salla tha se për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika do të vërtetohet nga analizat. 

4 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë masat për izolimin e ambienteve

Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar te Akademia e
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se institucionet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademinë e Sigurisë pas helmimit të 64 kursantëve. Salla theksoi se rasti i parë i helmimit ishte prej higjenës dhe jo prej ushqimeve dhe këtë e kanë treguar analizat. Sa i përket rastit të dytë, Salla tha se për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika do të vërtetohet nga analizat. 

“Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, por po ndiqet nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Në helmimin e parë s’kemi pasur helmim prej ushqimeve, por prej higjienës dhe këtë e kanë treguar analizat. Do të presim analizat sot për të vërtetuar nga vjen shkaku dhe ku është problematika dhe pasoja që na duhet t’i parandalojmë nëpërmjet AKU, por kemi marrë masat e nevojshme”, tha Salla./Dosja.al 

4 MUAJ ME PARE

Helmimi i 64 studentëve tek Akademia e Sigurisë/ Merret në pyetje pronarja e Sori-Al, Alma Tafani: Kemi respektuar protokollin

Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar te Akademia e

TIRANË- Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafanin, pas skandalit të ndodhur në Akademinë e Sigurisë, ku 64 studentë u helmuan. Gjatë marrjes në pyetje, Tafani ka deklaruar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, siç e parashikon kontrata.

Ajo ka deklaruar se çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale duke respektuar kushtet e higjenës. Në pyetje gjithashtu është marrë kuzhinieri, stafi tjetër që bën ndarjen e ushqimin në porcione për studentët, stafi i shpërndarjes si dhe studentët e helmuar.

Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është marrë në hetim sa i takon skandalit të dytë. Hetuesit po mbledhin provat dhe do të jetë Prokuroria më pas që do të vendosë se cilët persona do të vendosen nën hetim në lidhje me helimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë. Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU pezullon aktivitetin e kateringut të Sori-Al deri në përgjigjen e analizave

Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar te Akademia e

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar zyrtarisht pas helmimit të 64 studentëve te Akdemia Sigurisë një ditë më parë. Sipas njoftimit zyrtar, pas informacionit të marrë nga Akademia e Sigurisë, inspektorët e AKU-së kanë ushtruar kontrolle në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e ushqimit në Akademinë e Sigurisë. 

Nga verifikimet e kryera në Akademinë e Sigurisë është konstatuar se aktiviteti zhvillohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacion të rregullt. AKU bën me dije se janë marrë 14 mostra ushqimore nga vaktet e drekës dhe darkës së datës 24 qershor 2026, të cilat u dërguan për analiza mikrobiologjike në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Në vijim të hetimit të gjurmueshmërisë, AKU kreu inspektim edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku përpunoheshin ushqimet dhe si masë paraprake, AKU vendosi ndërprerjen e aktivitetit në adresën e Garnizonit “Skënderbej” deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike. Sakaq, AKU do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Njoftimi i AKU-së:  

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë, Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.

Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve. Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Skandali në Akademinë e Sigurisë/ Shkon në 64 numri i studentëve që përfunduan në spital, nën hetim dhe AKU-ja

Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar te Akademia e

TIRANË- Numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL, ka shkuar në 64. Mësohet se përveç 60 kursantëve të parë edhe katër të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma.

Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, burimet bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për institucionin e AKU-së. Sot pritet të merret në pyetje administratorja e kompanisë, Alma Tafani, e cila që pas helmimit të parë të studentëve është duke u hetuar penalisht në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër, grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së analizave të mostrave të marra të ushqimit nga AKU, për të përcaktuar shkaqet që çuan në helmimin e 64 studentëve.

Po ashtu Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që, dosja e rastit të dytë të helmimit pritet të bashkohet në një të vetëm me rastin e parë të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti.

Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’.  Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. 

Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës./Dosja.al

skandali në akademinë e sigurisë aku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin