LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skema e re bujqësore, Salla: Grante 7–10 mijë euro për të rinjtë, fondet e IPARD zhbllokohen këtë vit

• Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla foli për sigurinë ushqimore duke theksuar se po punohet për të pasur një fokus më të shtuar ndaj mbrojtjes së konsumatorit shqiptar. • Në konferencën e mbajtur këtë të mërkurë, Salla deklaroi se do vendoset paketë për 70% të serave për mbrojtje biologjike. • Ministri duke prezantuar skemën e re kombëtare për mbështetjen ndaj bujqësisë, bëri me dije se kjo skemë me një fond total prej 5.2 miliardë lekësh, synon të mbështesë formalizimin e fermerëve dhe investimet në sektorin prioritar të bujqësisë dhe blegtorisë. • Salla theksoi se mbështetja përfshin pagesa direkte për fermerët dhe mundësi për të përfituar nga fondet e BE-së, në kuadër të programit IPARD. • Duke u ndalur te programi IPARD, Salla njoftoi se këtë vit do të zhbllokohen fondet. • Ministri ka theksuar se në 6 mujorin tjetër pritet të nisin aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skema.

3 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Fondet e IPARD për fermerët/ Ministri i Bujqësisë: Zhbllokohen këtë vit, aplikimet nisin 6-mujorin e dytë

Skema e re bujqësore, Salla: Grante 7–10 mijë euro për
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ka njoftuar se këtë vit do të zhbllokohen fondet IPARD të BE-së për bujqësinë. Gjatë një deklarate për mediat, Salla ka theksuar se në 6 mujorin tjetër pritet të nisin aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skema. Sipas Sallës, fondet IPARD pritet të zhbllokohen brenda muajit qershor, ndërkohë që më 9 mars qeveria do të jetë në Bruksel. 

“Të bëjmë një formalizim akoma më të madh të fermerëve tanë, duke i orientuar të aplikojnë në këtë proces të rëndësishëm, por edhe atë çfarë ne presim në mbështetjen nga BE, siç është IPARD-i që ne e kemi në 6 mujorin tjetër për të aplikuar, dhe për të pasur mundësi të gjithë fermerët të jenë pjesë e kësaj pakete që do të jetë shumë e rëndësishme për atë çfarë duhet të mbështetet fermeri dhe duhet të jemi në raport me fermerët, për të rritur kapacitetet dhe t’i mbështesim qoftë në sigurinë ushqimore, qoftë në informacion, por edhe orientimin e tregut që ata duhet të përfshihen, dhe paketën financiare që kemi vendosur për ta. Skema kombëtare 5,2 miliardë lekë ka dy komponentë, pagesa direkte për fermerët dhe investime në bujqësi dhe blegtori”, tha ministri Salla./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Skema e re bujqësore, Salla: Grante 7–10 mijë euro për të rinjtë që hapin biznese në bujqësi

Skema e re bujqësore, Salla: Grante 7–10 mijë euro për

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në fjalën e mbajtur në konferencën për media për prezantimin e skemës së re kombëtare për mbështetjen ndaj bujqësisë, bëri me dije se kjo skemë me një fond total prej 5.2 miliardë lekësh, synon të mbështesë formalizimin e fermerëve dhe investimet në sektorin prioritar të bujqësisë dhe blegtorisë. Salla theksoi se mbështetja përfshin pagesa direkte për fermerët dhe mundësi për të përfituar nga fondet e BE-së, në kuadër të programit IPARD.

 “Presim të hapim thirrjet e reja për pak ditë pasi të kryejmë paketën e re, do kalojmë në një nga proceset që 10 % i tyre që kemi akredituar këtë vit, që të gjithë fermerët janë duke numëruar faturat për të orientuar tregun e për të qenë pjesë e këtij procesi.

Përveç përfitimit që do kemi në paketën 5.2 mld lekë në financimin e drejtpërdrejtë të tyre, është dhe mundësi që çdo faturim i tyre të kaloj në 10% të faturës ku ne do i kalojmë në llogaritë e tyre”, tha Ministri Salla.

Ai sqaroi se një risi e rëndësishme e skemës është për të rinjtë dhe të rejat nga 18 deri në 35 vjeç, ndërsa shtoi se ata që hapin një biznes në blegtori mund të përfitojnë grante nga 7,000 deri në 10,000 euro.

“Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’i japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të rinj dhe të reja që hap një biznes kryesisht në blegtori, të jetë pjesë e mbështetjes tonë. Pra ne duhet të fusim rolin e të rinjve dhe të rejave të jenë pjesë e këtij sistemi të rëndësishëm për ne që të mbështesim këtë sektor të cilit ne duhet që ta rrisim dhe të rinjtë e të reja të jenë pjesë e kësaj pakete, që në do ta vendosim në formë granti”, bëri me dije ministri.

Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim me fermerët për kontrollin e ushqimit të kafshëve dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve, duke theksuar se mbështetja e përbashkët do të ndihmojë në rritjen e cilësisë dhe konsolidimin e sektorit bujqësor në vend.

Duke u ndalur te siguria ushqimore Salla bëri me dije gjithashtu urdhrin e ri të agronomit që do mbulojë gjithë sektorin e bujqësisë.

“Do lidhen kontrata me agronomin, që të kemi gjurmueshmëri të sigurisë ushqimore”, njoftoi Salla.

Ai theksoi se qeveria do vendosë një paketë prej 70% për serat me mbrojtje biologjike, duke e konsideruar si një mundësi shumë të mirë për fermerët dhe mbrojtjen ushqimore.

“70% për serat me mbrojtje biologjike. Një nga mënyrat më të mira që kemi në Shqipëri që të orientojmë fermerët për të qenë pjesë e kësaj pakete”, tha ai.

9 MUAJ ME PARE

Investimet në bujqësi/ Ministri Salla: Do vendosim paketë për 70% të serave për mbrojtje biologjike

Skema e re bujqësore, Salla: Grante 7–10 mijë euro për
Andis Salla

TIRANË-  Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla foli për sigurinë ushqimore për të cilën u shpreh se po punohet për të pasur një fokus më të shtuar ndaj mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.

Në konferencën e mbajtur këtë të mërkurë, Salla deklaroi se, do vendoset paketë për 70 % të serave për mbrojtje biologjike. Ndër të tjera, Salla deklaroi se po bëhet gjithashtu edhe formatimi i stafit të AKU dhe shumë shpejt pritet të nisë edhe ndërtimi i laboratorëve.

“Mbështetja në sektorin e perimeve dhe frutave, për të orientuar të gjithë sigurinë ushqimore. Do vendosim paketë për 70 % të serave për mbrojtje biologjike. Pra është mënyra më e mirë dhe fermerët duhet të orientohen të jenë pjesë e kësaj paketë për sigurinë ushqimore. Është e rëndësishme të kemi urdhrin e ri të Agronomit të kemi një qëndrueshmëri të sigurisë ushqimore. Përveç urdhrit të agronomit jemi duke ndërtuar edhe 7 laboratorë që të kemi një siguri më të madhe kombëtare midis eksportit importit dhe laboratorëve që do jenë në territorin e Shqipërisë”, tha Salla./Dosja.al

andis salla

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin