LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë Kuvendit, protestuesit godasin me vezë deputetët, polica merr masa 

• Një grup protestuesish u mblodhën ditën e sotme jashtë godinës qeveritare për të shprehur pakënaqësitë e tyre. • Mes thirrjeve të përsëritura si “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”, protestuesit vunë në shënjestër automjetet e deputetëve që po largoheshin nga zona. • Në lidhje me këtë, policia ndërmori masa të shtuara sigurie për të mbajtur situatën nën kontroll dhe zhvendosi protestuesit nga hyrja kryesore e Parlamentit. • Qytetarët hodhën vezë dhe shishe uji ndaj automjeteve zyrtare, duke lëshuar thirrje të ashpra kundër klasës politike dhe kryeministrit Rama. • Gjatë kësaj situate, forcat e rendit ndërhynë për të larguar me forcë nga trotuari dy ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj. • Ky veprim i policisë ndodhi ndërkohë që qytetarët po prisnin nisjen e seancës plenare, duke përshkallëzuar më tej klimën e tensionuar përpara institucionit.

9 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO)

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

TIRANË-  Një moment tensioni është regjistruar pak çaste më parë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar në pritje të nisjes së seancës plenare.

Ndërsa situata ishte e ndezur për shkak të protestës, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar nga trotuari dy ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj.

Sipas dëshmive dhe pamjeve të regjistruara, dy ish-luftëtarët po qëndronin në trotuar pa ushtruar asnjë provokim ndaj forcave të rendit. Gjatë përballjes me uniformat blu, Dritan Goxhaj ka kërkuar shpjegime për veprimin e tyre, duke theksuar se po qëndronte në një hapësirë publike./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Tensione para Kuvendit/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë automjetet e Çuçit dhe Kumbaros

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

TIRANË-  Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të larta përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër klasës politike.

Në momentin e hyrjes së tyre brenda perimetrit të institucionit, automjetet e ministrit Bledi Çuçi dhe ministres Mirela Kumbaro janë bërë objekt i protestuesve. Këta të fundit kanë qëlluar drejt makinave zyrtare me vezë, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën e tyre ndaj përfaqësuesve të qeverisë.

Në vezët e hedhura drejt makinave, protestuesit kishin shkruar emrat e ligjvënësve dhe të kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer këtë gjest në një simbolikë të pakënaqësisë së tyre./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Tensione para Kuvendit/ Qytetarët sulmojnë me vezë dhe ujë një makinë zyrtare

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

TIRANË- Situata para godinës së Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar gjatë paradites së sotme, teksa qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër klasës politike.

Pasi janë grumbulluar që prej orës 10:30, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve të ashpra në drejtim të institucionit të Kuvendit. 

Mes thirrjeve të përsëritura si “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”, protestuesit kanë vënë në shënjestër automjetet që po largoheshin nga zona.

Siç ishte raportuar edhe më herët, një makinë zyrtare është bërë objekt i sulmit nga turma, e cila e ka goditur atë me vezë dhe shishe uji në momentin që po kalonte pranë perimetrit ku po zhvillohej protesta.

Deri në këto momente, protesta vijon me thirrje kundër qeverisë, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë situatën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët (VIDEO)

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë
Pamje

TIRANË- Në protestën e paralajmëruar ditën e sotme, protestuesit janë zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kuvendit, ku pritet të hyjnë deputetët për zhvillimin e seancës plenare.

Zona përpara Parlamentit është mbushur me qytetarë, ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë duke vendosur barriera metalike dhe një numër të madh efektivësh përreth institucionit. Në terren janë angazhuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat po ndjekin nga afër lëvizjet e protestuesve për të parandaluar çdo incident.

Gjatë tubimit, qytetarët kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mes thirrjeve më të dëgjuara ishin edhe: “Nuk na përfaqësoni”, “Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit” dhe “Parlament analfabet”. Situata pranë godinës së Kuvendit vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen përplasje./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

FOTO/ Protesta para Kuvendit, qytetarët mbajnë në duar vezë me emrat e deputetëve

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00, duke protestuar kundër qeverisë dhe deputetëve të mazhorancës.

Dhjetëra qytetarë u vendosën në pjesën e pasme të godinës së Parlamentit, ku hodhën thirrje si “Parlament i krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa në Kuvend nisën të mbërrijnë deputetët dhe ministrat.

Protestuesit mbanin në duar vezë, mbi të cilat kishin shkruar emrat e disa deputetëve. Ata deklaruan se nuk synonin t’i godisnin me to, por t’ua dorëzonin simbolikisht, duke i lënë secilit zgjedhjen nëse do t’i thyente ose jo.

Gjatë zhvillimit të protestës, forcat e policisë ndërhynë për t’i larguar protestuesit nga oborri i jashtëm i Kuvendit, ndërsa u morën masa të shtuara sigurie dhe u kufizua lëvizja në zonën përreth për të parandaluar incidente./Dosja.al

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

4 MUAJ ME PARE

Protesta para Kuvendit, policia vendos makinë ujëhedhëse dhe shton masat e sigurisë (VIDEO)

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë
Pamje

TIRANË- Policia ka marrë masa të shtuara sigurie përpara godinës së Kuvendit, pak orë para zhvillimit të seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 12:00.

Shkak për forcimin e masave është protesta e paralajmëruar nga qytetarët, e cila pritet të zhvillohet përpara Parlamentit. Në terren është vendosur një makinë ujëhedhëse, ndërsa pranë godinës janë instaluar edhe barriera metalike për të kontrolluar hyrjet dhe për të garantuar sigurinë.

Autoritetet pritet të shtojnë praninë e forcave të policisë gjatë orëve në vijim, me qëllim menaxhimin e situatës në rast se protesta shoqërohet me tensione./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Protesta para Parlamentit/ Policia zhvendos protestuesit, pritet të nisë seanca plenare

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë
pamje para parlamentit

TIRANË- Forcat e Policisë kanë ndërhyrë paraditen e sotme për të zhvendosur grupin e protestuesve që ishin grumbulluar para godinës së Kuvendit. Pavarësisht temperaturave të larta, qytetarët nuk janë tërhequr, duke vijuar rezistencën e tyre që ka hyrë tashmë në ditën e 51-të.

Zhvendosja e protestuesve vjen pak kohë përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë rreth orës 12:00 dhe shënon seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

Përveç tubimit para Parlamentit, axhenda e protestuesve është e ngjeshur, pasditen e sotme, ata pritet të mblidhen sërish për protestën e përditshme para godinës së Kryeministrisë./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Situatë e tensionuar para Kuvendit! Protestuesit nisin tubimin me vezë në duar

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

TIRANË-  Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare ku vëmendja është e përqendruar te raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë.

Ndonëse një natë më parë organizatorët garantuan një tubim paqësor, pamjet e siguruara dëshmojnë të kundërtën. Protestuesit kanë marrë me vete vezë, duke paralajmëruar një formë proteste më aktive ndaj deputetëve dhe institucionit.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse opozita do të zgjedhë të përfshihet në debat brenda sallës apo nëse do t'i bashkohet presionit të qytetarëve që kanë nisur tubimin jashtë Parlamentit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta "zhvendoset" para Parlamentit/ Qytetarët kërkojnë ndërhyrje gjatë seancës së sotme plenare

“Nuk na përfaqësoni”/ Revoltë qytetare jashtë

TIRANË- Qytetarët që prej 50 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë kanë paralajmëruar një tubim masiv përpara Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të zhvillohet sot në orën 12:00, paralelisht me seancën plenare.

Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se kjo lëvizje synon të shprehë pakënaqësinë ndaj mënyrës së funksionimit të Parlamentit dhe mungesës së përfaqësimit qytetar.

Ky tubim shënon një vazhdim të rezistencës shtatëjavore, ndërsa vëmendja është përqendruar te vendimet e rëndësishme që do të diskutohen në sallën e Kuvendit, përfshirë raportet e institucioneve të drejtësisë.

Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të përshkallëzohet në një protestë të madhe më 23 korrik, datë që përkon me seancën e fundit plenare përpara pushimeve të verës./Dosja.al

kuvend proteste

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin