Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Përgjimet telefonike dhe mesazhet në telefonon i kanë vendosur prangat në duar Klodian Kapedanit. • I riu, 39 vjeç, nga Kavaja akuzohet se pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qytetarët po votonin, ka dhënë para për votën ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja. • Ndaj 39-vjeçarit nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte politike, por ai ka dalë nga bisedat telefonike të disa personave të tjerë që janë nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Por për këtë aksion nuk ka detaje të tjera. • Megjithatë nga biseda doli se 39-vjeçari nuk u përmendte para, por u linte vendin e takimit për t’u dhënë paratë. • Kapedani ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues përballë ish-kryebashkiakut dhe kandidatit socialist, Redjan Krali.
1 artikuj për këtë temë.
KAVAJË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e Klodian Kapedanit në Kavajë, i akuzuar për shit-blerje votash. Mësohet se SPAK i vendosi prangat Kapedanit, pasi ka përgjuar telefonatat e tij. Për atë nuk ka pasur asnjë kallëzim as nga qytetarët apo ndonjë objekt politik.
Sipas mediave Kapedani ka komunikuar për blerje votash me persona që po përgjohen nga SPAK për llogari të tjera kriminale. Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të mesazheve online. Sipas atyre që thuhet në biseda nuk ka pasur emra konkretë apo një shumë të caktuar për blerje votash, por lihej vetëm një takim fizik.