LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të dënuar me nga 20 vite burg/ Arratisen dy shqiptarë nga një burg në Greqi, mobilizohet policia greke për kapjen e tyre! Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkëpunëtorë në krime të rënda

• Dy shqiptarë 41-vjeç janë arratisur mbrëmjen e së enjtes nga burgjet rurale të Kassavetia në Greqi. • Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, janë të dënuar me 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie. • Që nga viti 2019 të burgosurit mbaheshin në Burgjet Rurale, në një zonë të pa rrethuar. • Dy shqiptarët konsiderohen të rrezikshëm nga autoritetet greke për shkak të veprave penale të kryera. • Gjithashtu Lefteri dhe Romeo, janë trajtur si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë dhe përfitonin deri në pesë herë leje në vit. • Gjithashtu më 13 gusht të 2018, Qosja dhe Toçi u futën në një në vilën luksoze të një cifti grek duke u grabitur mijëra euro dhe sende me vlerë. •  Po ashtu Qosja dhe Toçi kërcënuan biznesmenin grek, madje duke u vënë armën në kokë edhe fëmijëve të mitur. • Nën kërcënim kanë detyruar biznesmenin t’ju dorëzojë një shumë parash prej 45.000 euro dhe më pas kanë marrë 3 orë dore të markës “Rolex”, një ari, një argjendi dhe një platini me vlerë totale rreth 15.000 euro. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U arratisën nga burgu në Greqi/ Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkëpunëtorë në krime, u vunë armën në kokë edhe fëmijëve, ja si i grabitën mijëra euro biznesmenit grek

Të dënuar me nga 20 vite burg/ Arratisen dy shqiptarë nga
Romeo Qosja, Lefter Toçi

GREQI- Romeo Qosja dhe Lefter Toçi të cilët u arratisën mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkëautorë të veprave penale për të cilat akuzohen. Dy 41-vjeçarët shqiptarë janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”. Për këto akuza ata janë paraburgosur. Në 21 prill 2016, ndaj tyre është ngritur edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Qosja rezulton i akuzuar në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë. Në 13 gusht 2018, rreth orës 04.00, Romeo Qosja në bashkëpunim me Lefter Toçin dhe shtetasin A. G, kanë hyrë në vilën luksoze të një cifti grek, duke qenë të maskuar dhe të armatosur me 2 pistoleta dhe 1 revolver. Cifti banonte me 4 fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve mungonte atë ditë. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit të ciftit dhe kanë tërhequr me dhunë nga krevati fillimisht shtetasin F. P.

Njëri prej autorëve e ka goditur lehtë atë me qytën e armës. Pas kësaj kanë tërhequr nga flokët bashkëshorten e tij duke e hedhur në tokë dhe i kanë drejtuar armëm duke i thënë: “Armët janë të vërteta”. Ata kanë goditur lehtë me armë në brinjë dhe kokë dy prej fëmijëve të mitur. Më pas i kanë drejtuar armën fëmijës 11-vjecar, të cilin e kanë detyruar të ndiqte nënën e tij në dhomën e gjumit, ku ishin mbledhur dhe pjestarët e tjerë të familjes dhe i kanë kërcënuar të gjithë me armë duke ju thënë: “Do ju therim”.

Nën kërcënim kanë detyruar shetasen B. B, t’ju dorëzojë një kuti kartoni nga dhoma e famijës 11-vjecar, në të cilën ndodheshin kursime mbi 45.000 euro, të cilat vinin nga aktiviteti tregtar i F. P, me objekt përpunimin dhe ruajtjen e mishit. Më pas nga dhoma e F. P u morën 3 orë dore të markës “Rolex”, një ari, një argjendi dhe një platini me vlerë totale rreth 15.000 euro. Nga dhoma e gjumit e një prej fëmijëve, u morën 300 euro dhe tre orë dore të markave “Gant”, “Armani” dhe një markë e panjohur, me vlerë të papërcaktuar si dhe një çantë shpine e markës “Canonbp 100” me vlerë 55 euro.

Pas kësaj tre autorët mbyllën familjen në dhomën e gjumit dhe telefonuan një bashkëpunëtorin e tyre, duke i thënë “ngarkuam shumë, eja të ikim”. Gjatë ikjes morën celsat dhe lejen e qarkullimit të një automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të kompanisë së F. P dhe u larguan me atë rreth orës 04.16. Pasi udhëtuan me të, e braktisën mjetin duke i marrë celësin dhe u larguan me një mjet tjetër. Familja arriti të hapë portën me një celës të dytë duke arritur të njoftojë më pas policinë.

Përmes një kacavide të harruar nga autorët në parvazin e dritares së banjës së vilës, policia arriti të identifikojë njërin prej autorëve. Tek kacavida u zbulua gjurmë ADN të Lefter Toçit. Ndaj Toçit u lëshua urdhër arresti europian, i cili u ekzekutua në 4 prill 2019 duke e cuar pas hekurave. Në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e A. G. Toçi dhe Qosja e pranuan akuzën por kërkuan të përjashtonin nga përgjegjësia A. G, duke thënë se nuk ndodhej me ta në ngjarje.

Toçi tha se kishte informacion të sigurt nga shqiptari S. L, i cili kishte lidhje me familjen e grabitur. Madje ai tha se në vilë kishin hyrë me celësa por kacavidën e kishin lënë tek dritarja për të menduar policia se kishin hyrë andej. Ai tha se me Romeo Qosjan ishin dënuar së bashku më parë. Madje u zbulua se A. G ishte shok fëmijërie me Qosjan, me prejardhje nga i njëjti fshat në Shqipëri.

Edhe pse Qosja dhe Toçi u përpoqën të shfajësonin A. G, dëshmia e F. P dhe bashkëshortes së tij gjatë seancën gjyqësore të 2 tetorit 2020, e vulosi fajësinë e tij. F. P e akuzoi A. G si autorin e goditjes së tij me shkelm. Madje ai tha në një seancë tjetër tha se nga maska autorit i dukeshin sytë, llojit trupit i përket atij si dhe mbante mend qafën dhe zërin e tij. Edhe bashkëshortaj e biznesmenit tha se e dalloi A. G si personin që erdhi pas saj, i vendosi armën djalit të saj të mitur dhe e coi në dhomën ku ndodheshin fëmijët e tjerë.

Ajo tha se kishte dalluar sytë dhe buzët e autorëve dhe se njohu zërin e A. G. Sipas ciftit por edhe fëmijëve, autorët kishin veshur maska të përbëra nga corape të hollë ku kishte carje që bënin të dukshme sytë, buzët, veshët dhe qafën. Madje ata kanë dalluar dhe nje tatuazh me gërma kineze në parakrahun e dorës së djathtë të Romeo Qosjas, të cilin ai e ka realisht.

1 VITE ME PARE

Të dënuar me burg për krime të rënda, dalin FOTOT e dy shqiptarëve të arratisur nga qelia greke

Të dënuar me nga 20 vite burg/ Arratisen dy shqiptarë nga
Lefteri, Romeo

GREQI- Personat në foto, janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu rural të Kassavetia në Greqi. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, janë të dënuar me 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie. 

Siç raportohet dy shqiptarët konsiderohen të rrezikshëm nga autoritetet greke për shkak të veprave penale të kryera. Gjithashtu Lefteri dhe Romeo, janë trajtur si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë dhe përfitonin deri në pesë herë leje në vit. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen. 

1 VITE ME PARE

Të dënuar me nga 20 vite burg për krime të rënda, arratisen dy të burgosurit shqiptarë në Greqi, mobilizohet policia për kapjen e tyre

Të dënuar me nga 20 vite burg/ Arratisen dy shqiptarë nga
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke janë alarmuar nga arratisja e dy të burgosurve shqiptarë nga burgjet rurale të Kassavetia mbrëmjen e së enjtes. Dy të burgosurit, të dy 41 vjeç ishin dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie. Që nga viti 2019 të burgosurit mbaheshin në Burgjet Rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë.

Mediat greke raportojnë se dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi. Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

Zhdukja e saj, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të precedentëve të rëndë kriminalë ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.

romeo qosja lefter toçi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin