LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)

• Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha” në Kamëz, ku si pasojë viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Ardian Baloshi. • Autori është identifikuar si Sadik Llanaj, 39 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me automjet dhe dyshohet se është ende i armatosur. • Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. • Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra. • Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. • Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli.

11 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Detaje nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të kapë edhe shokun

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet

KAMËZ- Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kamëz, ku mbeti i vrarë shtetasi Ardian Baloshi. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i këtij krimi është Sadik Llani, i cili aktualisht ndodhet në kërkim nga policia.

Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Dervish Luzha”, grupi hetimor ka gjetur 10 gëzhoja. Nga këqyrja e trupit, rezulton se viktima është ekzekutuar me një plumb në kokë.

Burime bëjnë me dije se autori ka tentuar të qëllojë edhe drejt shokut të viktimës, i cili ndodhej me Baloshin në ato momente, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur atë. Policia po vijon punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Vrasja në Kamëz/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e autorit

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
Foto ilustruse

TIRANA- Policia u ka kërkuar ndihmë qytetarëve dhe ka kërkuar  bashkëpunimin e tyre, për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz. Policia apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar.

Kjo pasi autori i dyshuar, Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia e Tiranës:

Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vrau 27-vjeçarin me armë zjarri në Kamëz, ky është autori Sadik Llanaj

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
Sadik Llanaj

KAMËZ- Personi që shihni në foto është Sadik Llanaj, 39-vjeçari që vrau mesditën e kësaj të hëne 27-vjeçarin Ardian Baloshin. Ky i fundit ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. 

Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vrasja në Kamëz, Policia: 39-vjeçari autor në kërkim, nuk ka të plagosur të tjerë

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
Policia

KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Paskuqanit, ku pas të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën 26-vjeçari Ardian Baloshi. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është 39-vjeçari Sadik Llanaj, ndërsa policia ka bërë të ditur se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Policia në njoftimin e saj, thekson se autori është shpallur në kërkim, ndërkohë që shton se nuk ka të plagosur të tjerë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore. Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, autori iu afrua me makinë dhe hapi zjarr, viktima dhe autori banorë të zonës

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
pamjet

KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit Ardian Baloshi. Drejtori i Komanduar i Policisë Tiranë, Oliger Torba bëri me dije se viktima dhe autori, Sadik Llanaj, janë banorë të zonës së Kamzës. Bëhet me dije se Ardian Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. 

Llanaj sapo është gjendur pranë tyre ka hapur zjarr, duke lënë të plagosur rëndë 27-vjeçarin, i cili më pas ka ndërruar jetë. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt të mëparshëm, çka duket se ka shtyrë autorin drejt sulmit të sotëm. Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet. Aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt, i cili dyshohet se lëviz ende i armatosur.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Oliger Torba./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën 

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
pamjet

KAMËZ- Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku Sadik Llanaj vrau me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, policia ka rrethuar zonën ku ndodhi krimi dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve se autori është ende i armatosur kanë zbarkuar në terren edhe forcat RENEA dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi.

Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. 


 

Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli./Dosja.al

 
5 MUAJ ME PARE

Qëlloi për vdekje 27-vjeçarin/ Autori dyshohet se është i armatosur, RENEA nis kërkimet në Kamëz 

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
pamjet

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur këtë të hënë në kamëz, ku viktimë mbeti 27-vjeçari, Ardian Baloshi. Ngjarja e rëndë që i mori jetën 27-vjeçarit ka vënë në lëvizje repartet elitë të Policisë së Shtetit.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve të forta se autori është ende i armatosur, forcat RENEA kanë zbarkuar në terren dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi. Zonës është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në zonë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, identifikohet autori i krimit! Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet

KAMËZ- Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Sadik Llanaj që vrau me armë zjarrin 27-vjeçarin Ardian Baloshin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti banal të nisur në kalçeto.

I riu fillimisht u paraqit në Spitalin e Traumës i plagosur, pot fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetojë plagëve. Megjithatë, deri më tani rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta për hetuesit./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet

TIRANË- I plagosuri me armë zjarri që humbi jetën te Spitali i Traumës është identifikuar. Bëhet fjalë për Ardian Baloshin, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Kamzës.

27-vjeçari është paraqitur te Trauma me plagë, ku pas ka ndërruar jetë. Ndërkohë Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rendë si dhe identifikimin e autorit që i mori jetën 27-vjeçarit./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë në Kamëz, i plagosuri humb jetën te Trauma

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
Spitali i Traumes

TIRANË- Personi i plagosur ditën e sotme në Kamëz, ka humbur jetën. Mësohet se i plagosuri ka ndërruar jetë, pasi është transportuar në Spitalin e Traumës. 

I plagosuri nuk arriti që t'i mbijetonte dot plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ndërkohë që pritet të identifikohet autori i ngjarjes si dhe viktima./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë në Kamëz, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz. Bëhet me dije se personi i plagosur është paraqitur me plagë në Spitalin e Traumës. 

Sipas raportimeve të deritanishme, gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

sadik llanaj ardian baloshi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin