LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtënat me armë në Shkodër, arrestohet një nga vëllezërit Kiri, autori e ish-drejtori i ALUIZN-it në kërkim

• David Kiri është vënë në pranga, ndërkohë që i vëllai Ardian Kiri, njëkohësisht ish-drejtori i Aluzinit në Shkodër dhe Kristian Fermosi janë shpallur në kërkim pas të shtënave me armë zjarri që tronditën Shkodrën mesnatën e kaluar. • Fermosi është autori i ngjarjes, i cili rezulton që pas një konflikti, verbal e fizik, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve Kiri. • Fermosi është konfliktuar me vëllezërit e më pas, ai ka shkuar në lagjen "Prek Cali" ku ndodheshin për tu përballur me ta. Gjatë debatit mes Ardianit dhe Kristianit, ndërhyri Davidi. Ai u afrua dhe me makinën e tij, përplasi lehtë Fermosin. Ky i fundit më pas nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi në drejtim të të dy vëllezërve. • Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale në mjetin “Toureg” me targa angleze dhe të një makine “Mercedes Benz”, tip “ML” me targa angleze. • Ardian Kiri është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Kiri ka qënë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, por ka qenë dhe i akuzuar për një vrasje. Bëhet fjalë për atë të Marjan Martinit, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Gur i Zi. Kiri ka qënë i hetuar për tentativë për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj. Ai është dënuar nga Gjykata vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.

4 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Konflikti me armë zjarri në Shkodër! Ky është Ardian Kiri, ish-drejtor i ALUIZNI-t, i akuzuar për vrasje

Të shtënat me armë në Shkodër, arrestohet një nga
Ardian Kiri

SHKODËR- Personi në foto është Ardian Kiri, i cili u përfshi në konfliktin me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ai u përplas me Kristian Fermosin, konflikt i cili u përshkallëzua dhe me ndërhyrjen e vëllait të Kirit, Davidit. 

Kiri ka qënë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, mirëpo rezulton se ka qënë dhe i akuzuar për një vrasje. Atë të Marjan Martinit.  Martini është vrarë në vitin 2013 në fshatin Gur i Zi. Në atë kohë, u raportua se Martini vdiq aksidentalisht, pasi dy grupe të rinjsh ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. 

Po ashtu, Kiri ka qënë i hetuar për tentativë për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj. Ai është dënuar nga Gjykata vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.

4 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, arrestohet vëllai i njërit prej personave të përfshirë në konflikt (DINAMIKA)

Të shtënat me armë në Shkodër, arrestohet një nga
Vendi i ngjarjes

SHKODËR- David Kiri, është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi u përfshi në konfliktin që la pas të shtëna armësh. Davidi, së bashku me vëllain e tij Ardjan Kirin, u konfliktuan mbrëmjen e kaluar me Kristian Fermosin.

Gjatë debatit mes Ardjanit dhe Kristianit, ndërhyri Davidi i cili erdhi me mjet, duke goditur shtetasin Kristian Fermosi. Ky i fundit nxorri armën duke qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.

Në pranga është vënë vetëm David Kiri ndërsa është duke punuar për gjetjen dhe kapjen e vëllait të tij Ardjan Kiri dhe Kristian Fermosi. Ende nuk është zbardhur arsyeja e konfliktit mes tyre. 

4 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia: FNSH-të po krehin zonën

Të shtënat me armë në Shkodër, arrestohet një nga
Vendi ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

4 VITE ME PARE

Zbardhen EMRAT! Kush është i riu që qëlloi me armë drejt dy të rinjve, vëllezërit Kiri u shpëtuan plumbave

Të shtënat me armë në Shkodër, arrestohet një nga
Vendi ku ndodhi sherri në Shkodër

SHKODËR- Kristian Fermosi është personi që ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Mësohet se Fermosi është konfliktuar me vëllezërit Ardian e David Kiri. Më pas, ai ka shkuar në lagjen "Prek Cali" ku ndodheshin dy vëllezërit për tu konfrontuar me ta.

Nga makina e tij, Fermosi ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ishin Ardian e David Kiri. Si pasojë e të shtënave nuk ka mbetur asnjë person i plagosur. Fermosi është shpallur në kërkim. 

te shtena me arme ne shkoder ardian kiri david kiri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin