LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tension dhe përplasje në Këshillin e Sigurimit/ "Je një ujk i maskuar si diplomat", ambasadorët e Iranit dhe Izraelit shkëmbejnë akuza! Qëndrimet e shteteve anëtarë të OKB

• Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u mbajt në një atmosferë të tensionuar, ndërsa nga ana tjetër ministrat e jashtëm evropianë u takuan me homologët e tyre iranianë në Gjenevë. • Irani dhe Izraeli kryqëzuan "shpatat e tyre diplomatike" në Nju Jork, me deklarata nga të dyja palët që tregonin përshkallëzimin e tensionit midis dy vendeve dhe vendosmërinë e vazhdimit të konfliktit. • Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, e bëri të qartë se Teherani nuk do të mbetet indiferent ndaj sulmeve të Izraelit. • Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprime për të çtensionuar krizën. • Nga ana e tij, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, përdori retorikë të ashpër, duke deklaruar se vendi i tij nuk do t'i ndalte sulmet e tij, deri sa të zhduket ajo që e quajti "kërcënimi bërthamor". Danon akuzoi ambasadorin iranian se po luan rolin e viktimës. • Ndërkohë gjatë fjalës së tij, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar se konflikti midis dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt dhe ka bërë thirrje për përmbajtje. • Pas Guterres, edhe fuqitë e përhershme evropiane në këshill, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, bënë thirrje për qetësim urgjent të situatës. • Kina tha se Izraeli po shkelte të drejtën ndërkombëtare. • Nga ana tjetër Rusia tha se kishte treguar një "shpërfillje të hapur" për diplomacinë. • Por SHBA-të, duke e quajtur Iranin burimin kryesor të terrorit në Lindjen e Mesme, thanë se vazhdojnë të qëndrojnë me Izraelin si aleat dhe mbështesin veprimet e tij.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ambasadori i Izraelit në OKB: Diplomacia vetëm për hir të bisedimeve nuk do të funksionojë më! Iranianët kanë qenë mjeshtra të mashtrimit për shumë vite

Tension dhe përplasje në Këshillin e Sigurimit/ "Je një
danny danon

IZRAEL- Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara përdori një ton shpërfillës kur u pyet për mundësinë e një përparimi diplomatik me Iranin, duke thënë se diplomacia vetëm për hir të bisedimeve nuk do të funksiononte më. Ambasadori Danny Danon i tha Boris Sanchez të CNN se iranianët kanë qenë "mjeshtra të mashtrimit për kaq shumë vite”.

Ai shtoi se diplomacia nuk do të funksiononte derisa Irani të angazhohet “të eliminojë në të vërtetë kapacitetet e veta, t’i neutralizojë ato plotësisht, të mos pasurojë uranium”.

"Por nuk jam i sigurt nëse janë ende atje", tha Danon.

Danon, i cili e ka përshkruar sulmin iranian që goditi spitalin Soroka të Izraelit si një krim lufte, u pyet për përgjigjen e tij ndaj atyre që argumentojnë se Izraeli ka kryer krime lufte duke goditur spitalet në Gaza .

"Nuk mund ta bësh këtë ekuacion sepse, e di, ne ndoqëm terroristët dhe u lejojmë njerëzve të evakuohen nga ato vende”, tha ai. Ambasadori tha se Izraeli i njofton civilët paraprakisht, përfshirë edhe në Iran, dhe se ushtria përpiqet të minimizojë viktimat civile.

1 VITE ME PARE

"Teherani ka një axhendë gjenocidale!" Debat i ashpër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së/ Rusia: Izraeli ka shpërfillur hapur diplomacinë! SHBA: Irani, burim terrori

Tension dhe përplasje në Këshillin e Sigurimit/ "Je një
Përfaqësuesi izraelit

SHBA- Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka pasur një shkëmbim të nxehtë polemikash midis Iranit dhe Izraelit, ndërsa fuqitë botërore takohen për të diskutuar përshkallëzimin e konfliktit ushtarak.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se bota po nxiton drejt krizës, dhe fuqitë e përhershme evropiane në këshill, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, bënë thirrje për qetësim urgjent të situatës, shkëmbimi i ashpër i fjalëve midis Iranit dhe Izraelit nxori në pah natyrën e rrënjosur të qëndrimeve të tyre.

Ambasadori iranian e quajti sulmin izraelit “të paprovokuar". Aii këmbënguli se programi bërthamor i vendit të tij ishte paqësor dhe duke akuzuar SHBA-në për bashkëpunim dhe pjesën tjetër të Këshillit të Sigurimit për dështim në veprim, tha se Irani do të vazhdojë të mbrohet derisa të ndalet veprimi ushtarak i Izraelit.

Ambasadori izraelit, në komentet e tij pasuese, akuzoi Iranin se ka një “axhendë gjenocidale”, duke pretenduar se aftësia e tij për të vendosur armë bërthamore po afrohej më shpejt nga sa mund ta imagjinonte kushdo dhe, tha ai, Izraeli nuk do të ndalonte së synuari objektet e tij bërthamore derisa kërcënimi të “zhdukej”.

Kina tha se Izraeli po shkelte të drejtën ndërkombëtare. Nga ana tjetër Rusia tha se kishte treguar një "shpërfillje të hapur" për diplomacinë. Por SHBA-të, duke e quajtur Iranin burimin kryesor të terrorit në Lindjen e Mesme, thanë se vazhdojnë të qëndrojnë me Izraelin si aleat dhe mbështesin veprimet e tij.

1 VITE ME PARE

"Je një ujk i maskuar si diplomat", përplasja e tensionuar mes ambasadorëve të Iranit dhe Izraelit në OKB! Guterres: T'i jepen fund luftimeve!

Tension dhe përplasje në Këshillin e Sigurimit/ "Je një
foto ilustruese

SHBA- Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe duke u zotuar të vazhdojnë fushatat e tyre. Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit hyn në javën e dytë, këshilli thirri një takim urgjent për të diskutuar situatën.

Ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, tha se Irani do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke akuzuar Izraelin dhe aleatët e tij për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke sulmuar Iranin dhe duke i bërë thirrje këshillit të veprojë. 

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili mori fjalën menjëherë pas Iravanit, akuzoi ambasadorin iranian se po luan rolin e viktimës.

“Si guxoni t’i kërkoni bashkësisë ndërkombëtare t’ju ​​mbrojë nga pasojat e axhendës suaj gjenocidale? Ju nuk jeni viktimë. Ju nuk jeni diplomat. Ju jeni një ujk i maskuar si diplomat, dhe ne kemi mbaruar së pretenduari të kundërtën”, tha ai, raporton CNN.

“Izraeli nuk do të ndalet. Jo derisa kërcënimi bërthamor i Iranit të çmontohet, jo derisa makina e tij e luftës të çarmatoset, jo derisa populli ynë dhe juaji të jenë të sigurt”, tha Danon, duke shtuar se sulmi i Izraelit u nis në dritaren e fundit të mundësisë për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar se konflikti midis dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt dhe ka bërë thirrje për përmbajtje.

“Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë. Apeloj për t'i dhënë fund luftimeve dhe për t'u rikthyer në negociata serioze”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Tensione në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ Përfaqësuesi i Iranit: Do të vazhdojmë të mbrohemi! Ambasadori izraelit: Nuk do të ndalemi derisa kërcënimi bërthamor të zhduket

Tension dhe përplasje në Këshillin e Sigurimit/ "Je një
pamje nga mbledhja

SHBA- Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u mbajt në një atmosferë të tensionuar, ndërsa nga ana tjetër ministrat e jashtëm evropianë u takuan me homologët e tyre iranianë në Gjenevë. Irani dhe Izraeli kryqëzuan "shpatat e tyre diplomatike" në Nju Jork, me deklarata nga të dyja palët që tregonin përshkallëzimin e tensionit midis dy vendeve.

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, e bëri të qartë se Teherani nuk do të mbetet indiferent ndaj sulmeve të Izraelit. "Vendi im do të vazhdojë të mbrohet kundër Izraelit", theksoi ai, ndërsa i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprime për të çtensionuar krizën. Diplomati iranian shtoi se "Izraeli me sa duket ka deklaruar se do të vazhdojë sulmet për aq ditë sa të jetë e nevojshme".

Nga ana e tij, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, përdori retorikë të ashpër, duke deklaruar se vendi i tij nuk do t'i ndalte sulmet e tij. "Ne nuk do të ndalemi - jo derisa kërcënimi bërthamor i Iranit të neutralizohet, jo derisa makina e tij e luftës të çarmatoset, jo derisa populli ynë dhe i juaji të mbrohen", tha ai.

keshilli i sigurimit te okb-se konflikti iran-izrael antonio guterres

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin