Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Drafti i Partisë Socialiste për Reformën e re Territoriale po vijon të kundërshtohet nga institucionet vendore. • Në mbledhjen e sotme, ku diskutuan propozimin e PS-së, këshilltarët bashkiakë të Klosit u shprehen unanimisht kundër bashkimit me Matin. • Ata theksuan se drafti i mazhorancës nuk pasqyron vullnetin e banorëve. • Ndërkohë kryebashkiakja, Valbona Kola, tha se përpara çdo vendimmarrjeje do të zhvillohen dëgjesa publike në të gjitha fshatrat dhe se qëndrimi i bashkisë do të jetë në përputhje me vullnetin e banorëve të Klosit. • Të majtë e të djathtë në Këshillin Bashkiak te Këlcyrës u shprehen kundër draftit dhe i bënë thirrje dhe Përmetit të mos e mbështesë bashkimin e dy bashkive. • Në shenjë revolte kundër shkrirjes së bashkive, qytetarët kanë vijuar edhe protestat. • Në Fushë-Arrëz, Klos dhe Divjakë, qytetarët protestuan një dite me pare, ku argumentuan se shkrirja e bashkive do t'i largojë nga shërbimet publike. • Gjithashtu qytetarët kanë paralajmëruar se tubimet dhe mosbindja ndaj këtij projekti do të vazhdojnë çdo ditë deri në tërheqjen përfundimtare të qeverisë nga plani për shkrirjet e disa bashkive.
4 artikuj për këtë temë.

KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar propozimin e mazhorancës për reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Mësohet se, në këtë mbledhje, ku morën pjesë këshilltarë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonës, mbizotëroi një qëndrim haptazi kundër këtij projekti.
Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Matin. Ata paralajmëruan se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim, duke mos përjashtuar as organizimin e protestave popullore në mbrojtje të autonomisë vendore të Klosit.
Në fjalën e saj, kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, konfirmoi se projekt-propozimi i reformës ka mbërritur në institucion dy ditë më parë. Ajo sqaroi se dokumenti parashikon një afat 60-ditor për konsultim publik, kohë gjatë së cilës do të organizohen dëgjesa me qytetarët në të gjitha njësitë administrative.
Kryebashkiakja Kola theksoi se do të qëndrojë në krah të banorëve, duke garantuar se institucioni që ajo drejton do të reflektojë dhe përfaqësojë vullnetin e komunitetit në çdo fazë të procesit. Në përfundim të takimit u njoftua se ditët në vijim do të nisë kalendari i dëgjesave publike në të gjithë territorin e Klosit, ku qytetarët do të kenë hapësirën e plotë për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me fatin e ri administrativ të zonës./Dosja.al
KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit është mbledhur këtë të enjte për të diskutuar projektin e propozuar nga PS për ndarjen e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonës.
Seanca u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Hazbie Dedolli, e cila tha se mbledhja ishte thirrur me kërkesë të këshilltarëve për të diskutuar dhe miratuar një qëndrim zyrtar kundër këtij propozimi. Gjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave.
E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së saj, Kola deklaroi se përpara çdo vendimmarrjeje do të zhvillohen dëgjesa publike në të gjitha fshatrat e bashkisë. Ajo theksoi gjithashtu se qëndrimi i saj do të jetë në përputhje me vullnetin e banorëve të Klosit.
“Unë dua tju bëj me dije si e zgjedhur nga qytetarët e mi, që karrigia e kryetarit të bashkisë nuk është e instaluar për një person dhe për interesa personale të një individi. Kryetari i bashkisë është shërbëtor i komunitetit që e ka besuar dhe votuar. Karrigia e bashkisë është e qytetarëve, ashti si edhe institucioni i bashkisë jep shërbime për të gjithë qytetarët pa dallime. Unë si e zgjedhur do jem me mendimin e qytetarëve, nëse qytetarët do të jenë pro do të jem pro, nëse qytetarët do të jenë kundër unë do jem kundër”, tha kryetarja e bashkisë./Dosja.al

PUKË- Kryepleqtë e 9 fshatrave të Njësisë Fierzë mblodhën banorët në një kuvend të përbashkët për të kundërshtuar njëzëri shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz me Pukën.
Largësia gjeografike prej rreth 100 kilometrash dhe mungesa e vullnetit për investime në zonat rurale ishin argumentet kryesore të ngritura gjatë takimit pranë Kishës së Fierzës.
Banorët denoncuan se janë lënë në harresë prej 30 vitesh nga institucionet, duke përmendur mungesën e investimeve në energji elektrike, pavarësisht se zona furnizon gjithë vendin, si dhe në sektorin e arsimit.
Komuniteti i Fierzës shprehu hapur pakënaqësinë ndaj draftit të propozuar nga Partia Socialiste për ribashkimin e bashkive. Përfaqësuesit e zonës konfirmuar se do t’i bashkohen protestës masive të thirrur për 7 gusht në Fushë-Arrëz për të kundërshtuar këtë nismë./Dosja.al

DIVJAKË— Banorët e Divjakës janë ngritur sërish në protestën e gjashtë radhazi, duke shprehur kundërshtimin e tyre të fortë ndaj propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Divjakë dhe bashkimin e saj me atë të Lushnjes.
Në tubimin e djeshëm, qytetarët u shprehën të vendosur për të mos lejuar këtë ndryshim administrativo-territorial dhe kërkuan angazhimin e drejtpërdrejtë të të gjithë deputetëve të zonës, pavarësisht krahut politik, për të mbrojtur interesat e komunitetit të tyre.
Mësohet se, banorët kërkuan që deputetët e votuar nga qytetarët, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, të ngrihen në mbrojtje të Divjakës dhe të pengojnë kalimin e këtij projektligji. Protestuesit paralajmëruan se tubimet dhe mosbindja ndaj këtij projekti do të vazhdojnë çdo ditë deri në tërheqjen përfundimtare të qeverisë nga plani për bashkimin me Lushnjen./Dosja.al