LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Territorialja"/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’ shkrirjes së bashkive, këshillat bashkiakë kundër draftit të PS, nis organizimi i dëgjesave

• Këshilli Bashkiak i Selenicës dhe i Divjakës janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, ku në fokus ka qenë propozimin i PS-së për shkrirjet e bashkive.  • Në mbledhjen e jashtëzakonshme, këshilltarët votuan kundër propozimit, që Selenica të bashkohet me Vlorën. • Të njejtin qëndrim ndan edhe kryebashkiaku socialist, Nertil Bellaj. • Sipas tij, Selenica duhet të vazhdojë të funksionojë si një njësi vendore më vete, pasi bashkimi me Vlorën do të dëmtonte përfaqësimin dhe zhvillimin e zonës. • Ai theksoi se Selenica gëzon identitetin, territorin dhe nevojat e saj specifike, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht një administrim më vete. • Po ashtu edhe Bashkia Divjakë zhvilloi një mbledhje të posaçme të këshillit, ku diskutuan ndarjen territoriale. • Të majtë e të djathtë argumentuan qëndrimin e tyre kundër bashkimit me Lushnjen. • Ndërsa kryetari Josif Gorrea shpjegoi para anëtarëve të këshillit bashkiak qëndrimin që mbajti në mbledhjen e dy ditëve më parë në Kuç me kryeministrin Rama, ku siç u shpreh kishte bërë të qartë qëndrimin e tij kundër. • Në këtë mbledhje u vendos ngritja e një komisioni me 7 anëtarë, që do të organizojë dëgjesa në pesë njësitë administrative Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas. • Po ashtu edhe Selenica pritet të nisë së shpejti turin e dëgjesave me banorët. • Pas dëgjesave, bashkitë pritet të hartojnë e miratojnë një relacion me qëndrimin e tyre zyrtar për hartën e re territoriale, që do t’i dërgohet kuvendit e qeverisë.

6 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

‘Territorialja’/ Banorët e Rrogozhinës sërish në protestë: Nëse ka probleme në mbledhjen e të ardhurave, përmirësoni administrimin

 

"Territorialja"/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’
 Banorët e Rrogozhinës në protestë

RROGOZHINË- Banorët e Rrogozhinës kanë dalë sërish, duke kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Kavajës. Gjatë protestës, qytetarët kanë theksuar se Rrogozhina është një qytet me histori që duhet të qëndrojë si bashki më vete.

Ata thonë se në rast të bashkimit me Kavajën, banorët e Rrogozhinës do të hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu, që nëse Rrogozhina ka probleme me mbledhjen e të ardhurave, të përmirësojnë administrimin dhe jo të shkrijnë bashkinë.

“Investoni në kapacitete. Nëse ka probleme në mbledhjen e të ardhurave, përmirësojeni administrimin. Rrogozhina është shtëpia jonë, prandaj i themi qartë ‘jo’ bashkimit me Kavajën”, u shprehën protestuesit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Kryeministri e la bisedën e hapur”/ Gorrea i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

"Territorialja"/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’
Josif Gorrea

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me qëndrimin e tij në takimin e zhvilluar në Kuç me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua Reforma Territoriale. Gorrea tha se takimi ishte i mbyllur, ndërsa theksoi se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë nuk ka ndryshuar.

“Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër. Disa kryetarë të emocionuar e të nxituar ja ndërprisnin fjalën, sikur ka ndodhur dhe këtu te ne.

Po flas me pastërti çfarë ka ndodhur. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të shprehem për të tjerët, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i pastër. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim e mbrojta fort idenë që pse bashkia duhet të qëndrojë. E para te Komisioni i Maznikut ka disa mospërputhje.

Kapa disa gabime që do iu a bëj me dije edhe ju. E dyta bëra një krahasim Lushnje-Divjakë. Ndoshta Komisioni në atë citat, i referohet faktit që ne bëmë një mbledhje që kemi qenë të pranishëm.

Në atë takim, përsëri, ju ndoshta e keni parë edhe në media, përfaqësues të lartë të PS u shprehën qartë që nuk do ketë ndryshime në qarkun Fier. Mbrojta fort faktin që kam qenë jo i informuar. Radhita atë që thashë më sipër”, tha ndër të tjera Gorrea./Top Channel

3 MUAJ ME PARE

Kundër reformës territoriale, banorët e Divjakës për të 15-tën ditë radhazi në protestë: Divjaka Bashki

"Territorialja"/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’
pamjet

DIVJAKË- Banorët e Bashkisë Divjakë kanë vijuar për të 15-tën ditë radhazi protestën kundër reformës territoriale. Banorët janë shprehur të revoltuar, për shkak të mungesës së këshilltarëve në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit bashkiak. Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj këtij veprimi, duke kujtuar se sovraniteti i takon qytetarëve.

“Këshilltarët janë zgjedhur me votën tonë dhe duhet të jenë këtu në mbështetje të qytetarëve, jo të mungojnë në mbledhjet kyçe për të ardhmen e bashkisë sonë," u shprehën ato. 

Qytetarët e mbyllën marshimin përgjatë rrugëve kryesore të qytetit me thirrjet e fuqishme: “Divjaka Bashki!” Në fund të tubimit ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen edhe më të shumtë në protestën e radhës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

‘Territorialja’/ Këshilli bashkiak i Divjakës kundërshton shkrirjen me Lushnjen, nis organizimi i dëgjesave

"Territorialja"/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’
Këshilli bashkiak

DIVAJKË- Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me propozimin e PS për ndarjen e re territoriale. Në këtë mbledhje u vendos ngritja e një komisioni me 7 anëtarë, që do të organizojë dëgjesa në pesë njësitë administrative Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

Po ashtu, Këshilli Bashkiak i Divjakës, njëzëri, ka kundërshtuar shkrirjen e bashkisë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit, këshilltarët kërkuan që Divjaka të vijojë të mbetet bashki dhe paraqitën argumentet kundër bashkimit me Bashkinë e Lushnjës, duke vënë në pah edhe standardet e dyfishta të ndjekura nga përfaqësuesit e PS në propozimet për ndarjen e re territoriale.

Këshilltarët i kërkuan gjithashtu kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, të tregojë çfarë ndodhi në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi me fokus reformën territoriale. Gorrea, i cili u shpreh kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, i cilësoi si të pasakta shifrat e bashkëkryetarit socialist të komisionit, Arbjan Mazniku, ndërsa theksoi se nuk ka marrë përgjigje se çfarë fitojnë qytetarët nga kjo ndarje territoriale./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Reforma territoriale/ Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundër bashkimit me Korçën: Zëri ynë të dëgjohet

"Territorialja"/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’
Pamje nga mbledhja

MALIQ- Në Njësinë Administrative Pirg dhe Vreshtas janë mbajtur dëgjesat publike, në kuadër të konsultimit për reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë. Takimet po zhvillohen nga Këshilli Bashkiak i Maliqit, si pjesë e procesit të konsultimit me komunitetet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Përfaqësuesit vendorë kanë bërë me dije se qëndrimet e banorëve do të dokumentohen dhe do t’i përcillen Këshillit Bashkiak, në mënyrë që të merren në konsideratë gjatë hartimit të qëndrimit zyrtar mbi reformën e propozuar. Gjatë dëgjesave në Pirg dhe Vreshtas, banorët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit me Bashkinë Korçë.

Ata theksojnë se ndryshimi i propozuar nuk adreson problematikat konkrete me të cilat përballet zona dhe kërkuan që çdo vendimmarrje të marrë në konsideratë vullnetin dhe interesin e komunitetit. Po ashtu, banorët kërkojnë që procesi i reformës të mos mbetet vetëm në nivel institucional, por të pasqyrojë qartë qëndrimin e komuniteteve që preken drejtpërdrejt nga ndryshimi i propozuar territorial./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Mbledhje në Bashkinë e Selenicës/ Kryebashkiaku Bellaj kundërshton bashkimin me Vlorën: Cenohet përfaqësimi i banorëve

"Territorialja"/ Selenica e Divjaka i thonë ‘jo’
Nertil Bellaj

VLORË- Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në fokus ka qenë projekti për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Vlorës. Gjatë mbledhjes, kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj nismës, duke kërkuar që njësia vendore të vijojë e pavarur.

Sipas Bellajt, ky bashkim do të cenonte drejtpërdrejt përfaqësimin e banorëve dhe do të dëmtonte zhvillimin e mëtejshëm të zonës. Ai nërvijëzoi se Selenica gëzon identitetin, territorin dhe nevojat e saj specifike, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht një administrim më vete.

Në përmbyllje, kryebashkiaku deklaroi se do të vijojë të mbrojë interesat e komunitetit vendor duke kundërshtuar projektin në çdo hap. Ndërkohë, diskutimet mbi këtë riorganizim territorial pritet të vijojnë edhe gjatë konsultimeve të ardhshme me njësitë e tjera të prekura.

Fjala e Nertil Bellaj

Ashtu si ju edhe unë, nëpërmjet televizorit ditët e fundit të korrikut dhe ditët e para të gushtit u njohëm me draftin e komisionit të reformës, që bashkia e Selenicës do t'i bashkohet bashkisë Vlorë. Mbas lajmeve, doli dhe një lajm tjetër ku një prej deputetëve duke dalë e duke firmosur, shprehu që kjo kërkesë ka qenë e banorëve, ka qenë e njerëzve që Selenica të bashkohet me Vlorën. Kjo deklaratë na vuri në siklet të gjithëve.

Të vendosë edhe mua, besoj edhe ju këshilltarë, po dhe ju kryetarë të fshatrave. Që ne kemi dashur vetë që të shkojmë me Vlorën. Qëndrimi im zyrtar ka qenë para se reforma të bëhej, para se drafti të vijë. Kudo që unë kam pasur mundësi të flas dhe kudo ku unë jam pyetur, dhe në komisionin parlamentar, unë kam shprehur mendimin tim me argumenta pse duhet të qëndrojë bashkia e Selenicës.

Si një detyrim ndaj popullit, si një detyrim ndaj ju këshilltarëve, si një detyrim ndaj dhe ju kryetarëve të fshatrave, unë po e përsëris dhe një herë me fakte atë që e kam përmendur dhe në komisionin parlamentar. Ndër pikat kryesore të reformës ishte kapacitetet financiare të bashkive. Ne renditemi bashkia e 14-të në Shqipëri me të ardhurat e veta për frymë. Renditemi bashkia e 9-të në Shqipëri ku shpenzimet që kryejmë i kemi për investime. Pra ne investojmë te komunitetet tona. Në rrugë, në shkolla, në sheshe, në kanale, atje ku ka nevojë njerëzit, atje ku kanë nevojë banorët.

Ne renditemi bashkia e 29-të për funksionalitet. Nuk renditemi as bashki e 47, as bashki e 61, po renditemi në të tërë komponentët e saj të 29-të. Ky është një raport i bërë nga komisioni dhe këto shifra që unë ju them janë shifra të komisionit. Borxhi publik i bashkisë Selenicë sot është 3.6%. Renditemi ndër bashkitë me performancë të mirë ekonomike dhe renditemi ndër bashkitë e para në Shqipëri, e para për diversitetin ekonomik. Pra ne nuk kemi varësi nga një sektor.

Po ne kemi varësi nga të gjithë sektorët. Ndryshe nga qytetet e mëdha kur kanë varësi vetëm nga lejet e ndërtimit, ne, unë, ju dhe administrata është munduar që këto katër vjet të shkojë, të punojë, të mbledhë të ardhurat në të gjitha sektorët që ne i taksojmë. Dhe fakti ka treguar që nga viti 2015 e deri në vitin 2025, ne i kemi katërfishuar të ardhurat tona pa rritur asnjë barrë fiskale. Barra fiskale ka qenë e njëjta. Duke i marrë të gjithë këta komponentë që vetë komisioni i ka nxjerrë, dhe unë kam detyrimin moral që t'i them dhe t'ia sqaroj opinionit publik, e bën bashkinë e Selenicës një bashki me performancë të lartë ekonomike.

 Komponenti i dytë ka të bëjë me burimet njerëzore. Para disa ditësh, dhe në rrjetet sociale të mia, i kam hedhur me foto. 16 staf, inxhiniero-teknik. Inxhinier, arkitekt, topograf, agronom. Pra, ne renditemi ndër bashkitë që ka një staf. Nuk mund të themi që do krahasohemi me Tiranën, me Durrësin, me Vlorën, por në bashkitë mesatare të Shqipërisë, ne jemi ndër bashkitë që ka një staf të përgatitur. Dhe ku e tregon kjo?

Sot në mbledhjen e këshillit, ju keni një ndryshim buxheti. Dhe në ndryshimin e buxhetit keni katër projekte të fituara. Janë katër projekte që ka fituar bashkia e Selenicës, pikërisht nga ky staf. Nga këta njerëz. Keni dhe një projekt të Bashkimit Europian aty në rend dite. Që pikërisht këta njerëz janë munduar dhe kanë fituar dhe një projekt të Bashkimit Europian. Kështu që ne renditemi ndër bashkitë që ka një staf të mirë, një staf që ka dëshirë të punojë, një staf i cili përpiqet për të punuar dhe një staf të përkushtuar për këtë territor.

Kjo bashki ka një territor të gjerë. Renditemi ndër 20 bashkitë në Shqipëri. Kemi 561 kilometra katrorë. Një bashki tipike bujqësore, blegtorale. Një bashki e cila e ka lidhur jetën e saj me bujqësinë, me blegtorinë, me tokën, me vendin. Dhe ne si bashki jemi munduar, jemi munduar që t'i qasemi dhe t'i ndihmojmë sadopak banorët. Ne nuk kemi asgjë me Vlorën. Ne e duam Vlorën. Siç e do gjithë Shqipëria. Ne kemi luftuar për Vlorën më shumë se ata që banojnë sot në Vlorë. Kjo është e vërtetë. Prindërit e, gjyshërit e tanë, të afërmit tanë kanë dhënë gjakun në dy luftëra. Të 20-ës dhe 45-ës. Dhe në çdo fshat tonin ka lapidar. Ai lapidar është bërë dhe për Vlorën dhe për Shqipërinë. Nuk kemi gjë me Vlorën, e duam të lulëzojë Vlora. Por çështja është që nga ajo që ne shikojmë, nga ajo që ne vërejmë, kur në reformën e 2014-ës Vlorës iu bashkuan disa fshatra, ato nuk janë më mirë se ne. Këtë ne e vërejmë. Nuk është më mirë Llakatundi se Armeni. Këtë e dinë njerëzit. Se Llakatundi blen jonxhe e miser në Armen. I bie që fushat e Armenit kanë pasur një vëmendje shumë të lartë. Po ka pasur, sepse ne kemi tipike tipologjinë e bashkisë që do i shërbejë fermerit, bujkut dhe turizmit malor.

Jo se nuk do Vlora, po Vlora mund të ketë një zhvillim tjetër turistik, një zhvillim tjetër bregdetar. Dhe ne ndaj duhet që të qëndrojmë fort në konceptin e një bashkie rurale. Ku dhe vetë qeveria dhe vetë koncepti i këtyre bashkive duhet të financohen në profilin bujqësor dhe blegtoral. Ky është qëndrimi im me fakte, ky nuk është një qëndrim politik. Ky nuk është një qëndrim për karrigen time. Kjo punë nuk bëhet për mua, jam apo nuk jam. Unë po flas me fakte, të cilat janë pjesë e bashkisë Selenicë.

Dhe në këtë moment që unë u drejtohem juve, drejtohem si një si ju. Ju që më keni besuar, ju që më keni dhënë votën, unë jam i detyruar t'ju tregoj me fakte, me prova, të gjithë punën që ka bërë bashkia e Selenicës. Të gjithë punën që kemi bërë bashkë me ju këshilltarë, bashkë me ju kryetarë fshati, për t'i qëndruar sa më afër, sa më pranë, këtij populli të mrekullueshëm, me njerëz kaq të mirë, kaq fisnikë dhe kaq punëtorë./Dosja.al

selenica divjaka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin