LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi gjatë operacionit për izolimin e flakëve në Greqi/ Dy helikopterë zjarrfikës përplasen në ajër, dy të vdekur e dy të plagosur! Mitsotakis: Po vijnë ditë të vështira

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë operacioneve për shuarjen e zjarrit masiv në zonën e Psathës, në Atikë, ku dy helikopterë zjarrfikës janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër. • Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. • Viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve janë shpëtuar me sukses nga forcat e kërkim-shpëtimit. • Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar se dy helikopterët e tipit Bell, të marrë me qira për operacionet në zonën Atikë–Beoti, u përplasën gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve. • Mjetet ajrore ishin ngritur pak më parë nga aeroporti i Elefsinës. • Në bordin e dy mjetëve ndodheshin gjithsej katër persona, dy shtetas grekë dhe dy të huaj. • Burime nga kompania që kishte dhënë me qira helikopterët bëjnë me dije se dyshimet e para për shkakun e përplasjes tragjike lidhen me një gabim njerëzor. • Menjëherë pas aksidentit u aktivizua me urgjencë operacioni i kërkim-shpëtimit. • Ekipet e emergjencës arritën të lokalizonin katër anëtarët e ekuipazheve, ku dy prej tyre u dërguan në spital me plagë, ndërsa dy të tjerët u nxorën pa shenja jete. • Në Greqi, në Porto Germeno, zjarri u nda në tre fronte dhe shumë shtëpi u përfshinë nga flakët në zonë, duke bërë që autoritetet të lëshojnë urdhra evakuimi për qytetet e afërta të Agia Paraskevi, Kryo Pigadi dhe Agios Nektarios.

5 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Zjarret në Greqi dhe incidenti me dy helikopterët zjarrfikës, kryeministri Mitsotakis: Ditët në vijim do të jenë jashtëzakonisht të vështira

Tragjedi gjatë operacionit për izolimin e flakëve në Greqi/

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas përplasjes së dy avionëve zjarrfikës në operacionin për shuarjen e flakëve. Në reagimin e tij, Mitsotakis, deklaroi se vendi po përballet me kushte ekstreme të motit, ndërsa paralajmëroi se ditët në vijim do të jenë jashtëzakonisht të vështira për shkak të zjarreve të shumta që vijojnë të përfshijnë vendin. Sipas tij, erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë, çka e bën të pamundur operimin e sigurt të mjeteve ajrore.

“Ka momente kur natyra dhe intensiteti i fenomeneve të motit tejkalojnë çdo planifikim njerëzor dhe çdo aftësi operacionale”, shkroi Mitsotakis në një postim në Facebook.

Zjarret kanë përfshirë Francën, Spanjën dhe Portugalinë që nga mesi i korrikut, duke detyruar qindra mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet në Madrid kanë deklaruar se zjarret e këtij viti janë më të rëndat që rajoni ka përjetuar ndonjëherë.

Sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, më shumë se 200 mijë hektarë tokë janë djegur në të gjithë Spanjën gjatë vitit 2026, rreth pesë herë më shumë se mesatarja për të njëjtën periudhë të vitit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Detaje nga përplasja e helikopterëve në Greqi, raportohet për dy viktima dhe dy të plagosur, shkak dyshohet...

Tragjedi gjatë operacionit për izolimin e flakëve në Greqi/

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e dy helikopterëve zjarrëfikës gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në zonën e Psathës, në Atikë. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazheve janë shpëtuar.

Burime nga kompania që kishte dhënë me qira helikopterët për Shërbimin Zjarrfikës grek bëjnë të ditur se dyshimet e para flasin për një gabim njerëzor si shkak të aksidentit. Pas aksidentit u aktivizuan menjëherë forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin të gjithë anëtarët e ekuipazheve.

Në bord ndodheshin katër persona, dy shtetas grekë dhe dy shtetas të huaj. Sipas autoriteteve, dy prej tyre u gjetën të gjallë, ndërsa dy të tjerë u nxorën pa shenja jete dhe u morën nga ekipet e urgjencës. Helikopterët ishin ngritur nga aeroporti i Elefsinës për të marrë pjesë në operacionin kundër zjarrit, ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihen nën kontroll

Tragjedi gjatë operacionit për izolimin e flakëve në Greqi/
zjarret

EUROPË- Erërat e forta kanë përhapur zjarret në shumë zona të Greqisë, duke e përkeqësuar situatën, ndërkohë, zjarret në Francë dhe Spanjë duket se po izolohen, pasi flakët janë vënë nën kontroll. Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga avionë zjarrëfikës punuan për të mbrojtur Porto Germenon, një zonë turistike në Gjirin e Korintit, por erërat e forta përhapën me shpejtësi flakët në bregdetin në perëndim të Athinës.

Sipas Associated Pres, zjarri shpërtheu të premten pranë fshatit fqinj Agios Vasileios. Rreth 300 persona u evakuuan nga deti dhe autoritetet lëshuan urdhra të mëtejshëm evakuimi për rajonet. Autoritetet greke lëshuan edhe alarme emergjence për disa zona dhe paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarret në rajonet e Atikës dhe Evias.

Zjarri në Porto Germeno u nda në tre fronte dhe shumë shtëpi u përfshinë nga flakët në zonë, duke bërë që autoritetet të lëshojnë urdhra evakuimi për qytetet e afërta të Agia Paraskevi, Kryo Pigadi dhe Agios Nektarios.

Zjarret nën kontroll në Francë

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu, tha se zjarret që kanë shkatërruar Francën, të cilët u konsideruan edhe si zjarri më i madh që nga viti 1949 tashmë janë nën kontroll.

“Në përgjithësi, zjarret tani janë nën kontroll në vendin tonë dhe, në Gironde, në jugperëndim, jemi rikthyer në një situatë më të qëndrueshme”, tha ai në një intervistë me të përjavshmen La Tribune Dimanche.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez tha se flakët që lanë gjurmë shkatërrimi nëpër fshatra janë lehtësuar. Në një postim në X, ai tha se zjarret në Gironde tani ishin nën kontroll, pas një pune intensive për izolimin e flakëve. Edhe në Portugali, zjarri masiv është vënë nën kontroll.

Situata në spanjë. 

Spanja vazhdoi të luftonte me disa vatra të zjarreve të egra të shtunën, dy ditë pasi qeveria shpalli fundin e një emergjence kombëtare të shkaktuar nga zjarret e mëdha në provincat qendrore të vendit. Megjithatë, zjarret u përkeqësuan gjatë natës në Leon.

Sipas shërbimit klimatik Copernicus të Bashkimit Evropian, Evropa është vendi që po ngrohet më shpejt në botë, ku temperaturat janë rritur me më shumë se dyfishin e mesatares globale që nga vitet 1980. Temperaturat në rritje dhe thatësira e zgjatur e lënë bimësinë më të thatë dhe më të djegshme, duke lejuar që zjarret të përhapen më shpejt dhe të digjen më intensivisht./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

PAMJE të frikshme/ Momenti kur dy helikopterët zjarrfikës përplasen në ajër, njëri prej tyre shpërthen në flakë, katër persona të lënduar

Tragjedi gjatë operacionit për izolimin e flakëve në Greqi/
pamjet

GREQI- Pamjet nga momenti kur dy helikopterë u përplasën në ajër gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në zonën e Psathës, në Greqi janë publikuar. Dy helikopterët ishin ngritur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës dhe po merrnin pjesë në operacionet ajrore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar pa ndjenja drejt Spitalit të Përgjithshëm të Aviacionit 251.

Në të dy mjetet ajrore, pilotët ishin me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët ishin grekë. Helikopterët ishin marrë me qira nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe secili prej tyre kishte një ekuipazh prej dy personash. Ndërkohë në vendngjarje janë dërguar katër autoambulanca të shërbimit të urgjencës dhe një njësi e lëvizshme mjekësore./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Zjarret në Greqi/ Përplasen dy helikopterë zjarrfikës gjatë shuarjes së flakëve, nis operacioni për gjetjen e ekuipazheve

Tragjedi gjatë operacionit për izolimin e flakëve në Greqi/
pamjet

GREQI- Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Psathës në Greqi, pasi dy helikopterë zjarrfikës janë përplasur në ajër gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri. Pas incidentit, shërbimi zjarrfikës grek ka mobilizuar menjëherë forcat e kërkim-shpëtimit për lokalizimin dhe shpëtimin e anëtarëve të ekuipazheve të dy mjeteve ajrore.

Sipas mediave greke, autoritetet kanë arritur të vendosin kontakt me ekuipazhin e njërit prej helikopterëve, ndërsa kërkimet vijojnë për helikopterin tjetër. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet greke pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të operacionit të kërkim-shpëtimit./Dosja.al

greqi zjarret

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin