LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRAGJEDI me 3 viktima e 15 të plagosur në Itali! 'Kurthi' për karabinierët kthehet në kaos, tre të rinjtë hapin bombola gazi në banesë. Vila shembet për pak sekonda

• Një ngjarje e rëndë ndodhi në mëngjesin e së martës në Castel d’Azzano, pranë Veronës, në veri të Italisë. • Gjatë një operacioni për të zbrazur një banesë të zënë në mënyrë të paligjshme, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shkatërrimin e një shtëpie dykatëshe, duke marrë jetën e 3 karabinierëve dhe plagosur 15 persona të tjerë, përfshirë policë dhe zjarrfikës. • Viktimat janë tre karabinierët Marco Piffari, Davide Bernardello dhe Valerio Daprà. • Ata ndodheshin në vendin e ngjarjes për të zbatuar një urdhër për të larguar banorët dhe për të kontrolluar për materiale të rrezikshme, si bomba molotov. • Fatkeqësisht, shpërthimi i papritur plagosi rëndë pjesëtarët e tjerë të forcave të sigurisë dhe zjarrfikësve. • Mediat italiane raportojnë se efektivët kishin shkuar në një banesë  të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. • Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi. • Sipas Corriere, policia kishte shkuar për të evakuar shtëpinë, ku ndodheshin tre familjarët (2 vëllezërit dhe motra e tyre), kur ndodhi shpërthimi. • E gjithë ndërtesa dykatëshe u shemb, duke zënë në rrënoja ushtarët dhe oficerët e policisë, ndërsa 3 karabinierët nuk mundën të mbijetojnë. • Raportohet se e gjithë banesa ishte mbushur me gaz dhe shpërthimi u shkaktua kur u hap dera e përparme. Dino dhe Maria Luisa Ramponi (vëlla e motër që mbetën të plagosur), u arrestuan nga policia në vendngjarje. • Ndërsa vëllai i tyre, Franco, fillimisht kishte arritur të arratisej, por u arrestua në mëngjes. • Prokurori sqaroi gjithashtu se dy vëllezërit dhe motra e tyre u arrestuan për vrasje me paramendim dhe u shpre i tronditur se ishin gjendur përballë një skene apokaliptike. • Kjo nuk është hera e parë që, për të parandaluar dëbimin nga banesa e tyre, tre të arrestuarit kanë mbushur dhomat e shtëpisë me gaz. • Që në tetor 2024, saktësisht një vit më parë, ata e kishin mbushur shtëpinë me gaz. • Në atë rast, dëbimi u shty, dhomat u ajrosën dhe gjithçka u zgjidh pa incidente.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tragjedia me 3 viktima në Itali/ Vëllezërit dhe motra hapën 6 bombola në vilën dykatëshe, banesa u shemb brenda pak çastesh! Prokurori: Skenë apokaliptike

TRAGJEDI me 3 viktima e 15 të plagosur në Itali! 'Kurthi'
Viktimat: Togeri Marco Piffari, Karabinieri Davide Bernardello dhe Kryebrigadieri Valerio Daprà

ITALI- Detaje të reja dalin nga ngjarja shokuese në Itali, ku 3 karabinierë humbën jetën dhe 16 ushtarë e oficerë policie u plagosën pas shpërthimit që ndodhi në një banesë në Castel D’Azzano, provincën e Veronës. Sipas Corriere, policia kishte shkuar për të evakuar shtëpinë, ku ndodheshin tre familjarët (2 vëllezërit dhe motra e tyre), kur ndodhi shpërthimi.

E gjithë ndërtesa dykatëshe u shemb, duke zënë në rrënoja ushtarët dhe oficerët e policisë, ndërsa 3 karabinierët nuk mundën të mbijetojnë. Raportohet se e gjithë banesa ishte mbushur me gaz dhe shpërthimi u shkaktua kur u hap dera e përparme, sipas burimeve pranë hetuesve për Corriere.

Dino dhe Maria Luisa Ramponi (vëlla e motër që mbetën të plagosur), u arrestuan nga policia në vendngjarje. Ndërsa vëllai i tyre, Franco, fillimisht kishte arritur të arratisej, por u arrestua në mëngjes.

“Një tragjedi e pabesueshme”, komentoi kryeprokurori i Veronës, Raffaele Tito, i cili mbërriti në vendngjarje: Karabinierët dhe policia u përpoqën të vepronin me siguri maksimale dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Por rezultati ishte i papritur dhe shumë i dhimbshëm.

Prokurori sqaroi gjithashtu se dy vëllezërit dhe motra e tyre u arrestuan për vrasje me paramendim: U gjendëm përballë një skene apokaliptike.

Kjo nuk është hera e parë që, për të parandaluar dëbimin nga banesa e tyre, tre të arrestuarit kanë mbushur dhomat e shtëpisë me gaz. Që në tetor 2024, saktësisht një vit më parë, ata e kishin mbushur shtëpinë me gaz. Në atë rast, dëbimi u shty, dhomat u ajrosën dhe gjithçka u zgjidh pa incidente. Një vit më parë, një prej tyre u lye me benzinë ​​dhe kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes. Në shtëpi kishte të paktën pesë ose gjashtë bombola gazi dhe duket se shpërthimi ndodhi në katin e parë./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë! Si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, kërcënuan përmbaruesit dhe refuzuan të largohen...

TRAGJEDI me 3 viktima e 15 të plagosur në Itali! 'Kurthi'
Foto nga vendngjarja

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernona të Italisë, ku tre efektivë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas hedhjes në erë të një banesë me bombola gazi. Mediat italiane raportojnë se efektivët kishin shkuar në një banesë  të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi.

Nga shpërthimi i fuqishëm menjëherë sapo policia u fut në banesë, kanë humbur jetën tre efektivë dhe 15 të tjerë mbetën rëndë të plagosur. Por kjo ngjarje nuk ishte ‘skenar’ i panjohur për policinë. Sipas ‘Corriere’, një vit më parë tre vëllezërit kishin kërcënuar përmbaruesit se nëse futen në banesë, do t’i hedhin në erë.

Franco dhe Maria Luisa Ramponi kërcënuan me aktin e çmendur që ata kryen sot, se ishin përgatitur të hidhnin veten në erë së bashku me fermën e tyre shekullore në Castel D’Azzano, ku jetonin dhe punonin së bashku. Në atë rast, ata  u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët i evakuuan dhe shmangën tragjedinë, teksa ata kishin hipur në çatinë e ndërtesës me një bombol benzine me vete, ndërsa kishin hapur gazin brenda ndërtesës dhe kishin mbyllur të gjitha dyert dhe dritaret, gati për të hedhur në erë të gjithë strukturën.

Thuhet se problemet familjare qëndrojnë pas tentativës së vetëvrasjes së tyre, e cila përfshinte edhe hedhjen në erë të fermës së tyre.

“Ne ishim gati të hidheshim në erë, në fund të fundit, kjo është ajo që ata duan”, shpjegoi Maria Luisa në atë kohë, duke theksuar se si filloi e gjithë kjo çështje në vitin 2014, kur vëllai tjetër, për shkak të një sërë borxhesh të akumuluara, dyshohet se mori një kredi hipotekare duke falsifikuar firmën e një anëtari të familjes.

Në vitin 2019, ai pranoi gjithçka para të afërmve, duke u paraqitur vetë te forcat e rendit në vitin 2021. Ndërkohë, megjithatë, ndërtesat dhe toka u sekuestruan. Në 2024 dy vëllezërit, pasi kishin paralajmëruar se nuk do të largoheshin dhe se ishin gati të bënin gjithçka për të shmangur largimin nga prona, i kishin mbushur dhomat me gaz, duke mbyllur dyert dhe dritaret. E njëjta skenë, këtë herë me një epilog dramatik, u përsërit orët e para të kësaj të marte./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Shpërthimi me 3 viktima dhe 15 të plagosur në Itali/ Karabinierët po zhvillonin operacion, vëllezërit i ngrenë kurth duke hapur disa bombola gazi nëpër dhoma

TRAGJEDI me 3 viktima e 15 të plagosur në Itali! 'Kurthi'
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku tre karabinierë humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një banesë. Ngjarja ndodhi kur autoritetet italiane ndërhynë për të ekzekutuar një urdhër përmbarimi ndaj tre vëllezërve, të cilët prej muajsh refuzonin të dorëzonin banesën. Ata janë emra të njohur për policinë, pasi edhe më parë, në tetor dhe më 24 nëntor 2024, kishin kundërshtuar me forcë përmbaruesit.

Gjatë tentativës për të hyrë me forcë në banesë, ndodhi një shpërthim i fuqishëm, në momentin kur u hap dera e përparme. Shtëpia ishte e mbushur me gaz, që dyshohet të jetë lëshuar qëllimisht nga disa bombola të vendosura nëpër dhoma. Shpërthimi shkatërroi ndërtesën dhe vrau në vend tre karabinierë, duke plagosur rëndë edhe të tjerë.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, në banesë u gjetën pesë bombola gazi dhe mbetje koktejsh Molotov, duke forcuar dyshimet se shpërthimi ishte i qëllimshëm. Tre vëllezërit u arrestuan nga autoritetet menjëherë pas shpërthimit dhe akuzohen si përgjegjës për këtë akt të rëndë, që u mori jetën disa pjesëtarëve të forcave të rendit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe po hetohet në detaje nga autoritetet./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

TRAGJIKE/ Shpërthim i fuqishëm në një banesë gjatë operacionit policor në Itali, humbin jetën 3 karabinierë dhe plagosen 15 të tjerë

TRAGJEDI me 3 viktima e 15 të plagosur në Itali! 'Kurthi'
Foto nga vendngjarja

ITALI- Një ngjarje e rëndë ndodhi në mëngjesin e së martës në Castel d’Azzano, pranë Veronës, në veri të Italisë. Gjatë një operacioni për të zbrazur një banesë të zënë në mënyrë të paligjshme, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shkatërrimin e një shtëpie dykatëshe, duke marrë jetën e 3 karabinierëve dhe plagosur 15 persona të tjerë, përfshirë policë dhe zjarrfikës.

Viktimat janë tre karabinierët Marco Piffari, Davide Bernardello dhe Valerio Daprà. Ata ndodheshin në vendin e ngjarjes për të zbatuar një urdhër për të larguar banorët dhe për të kontrolluar për materiale të rrezikshme, si bomba molotov. Fatkeqësisht, shpërthimi i papritur plagosi rëndë pjesëtarët e tjerë të forcave të sigurisë dhe zjarrfikësve.

Ky nuk ishte rasti i parë që banorët përdornin gaz për të shmangur ndërhyrjen. Një vit më parë, ata kishin mbushur banesën me gaz, por atëherë operacioni ishte shtyrë dhe nuk kishte ndodhur ndonjë incident i rëndë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave. Ajo theksoi edhe rëndësinë e punës së karabinierëve dhe forcave të sigurisë në shërbim të vendit.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pas hapjes së derës dhe se dyshohet se është shkaktuar nga dikush brenda banesës. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, u shpreh se karabinierët dhanë jetën duke kryer detyrën. Prokurori i Veronës po heton ngjarjen dhe po kërkon personin e tretë që është arratisur. Në banesë po kërkoheshin edhe mjete të tjera të rrezikshme. Autoritetet po punojnë për të sqaruar çdo detaj dhe për të siguruar drejtësi./ Dosja.al

tragjedi ne itali shperthim

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin