LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë gjetur, dyshohet se janë mbi 100, mes tyre dhe foshnja

• Të paktën 59 emigrantë kanë humbur gjetën pas fundosjes së një varke në brigjet e Crutones në Itali, mes tyre do të kishte edhe shumë fëmijë, gra dhe një foshnjë.  • Disa trupa u gjetën në bregun e plazhit të Steccatos, ndërsa të tjerë u nxorën nga deti. • 18 persona u shpëtuan. • Megjithatë sipas mediave italiane, numri i viktimave mund të shkojë në mbi 100. •  Varka u nis 4 ditë më parë nga Izmiri i Turqisë. • Anija u pa për herë të parë të shtunën në mbrëmje nga një avion i Frontex në patrullë rreth 40 milje larg bregut të Kalabrisë. Menjëherë u njoftuan ekipet e shpëtimit dhe një patrullë dhe një skaf patrullimi nga Guardia di Finanza, të cilat dolën në det. • Por kushtet e detit të trazuar i penguan ata që t'u shkonin në ndihmë me skafe dhe dy mjetet u detyruan të ktheheshin për të mos rrezikuar sigurinë e ekuipazheve. • Ndërsa varka e emigrantëve u thye në dy pjesë nga dallgët në det shumë të trazuar. 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Emigrantët kaluan tmerr: thirrja e dëshpëruar e të mbijetuarve në Italim: Ku janë fëmijët tanë?

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Foto ilustruese

ITALI-  Sytë e tyre janë të mbushur me tmerr, shikimi i tyre duket sikur ka humbur në hapësirë. Të mbijetuarit enden në plazh të njomur dhe të frikësuar, në fytyrat e tyre duken qartë shenjat e goditjeve të marra kur përfunduan në mëshirën e dallgëve pasi anija u copëtua në një mijë copa. Ata nuk flasin; por dikush bërtet gjithë dëshpërimin e tij.

"Ku janë fëmijët tanë? Kemi ardhur deri këtu për t'i parë ata të vdesin. Një dhimbje e tillë e fortë nuk mund të përballohet".

Ata shpresonin të ndërtonin një jetë më të mirë kur u larguan nga Turqia. Dhe tani shumë po pyesin pse ata ende do e kenë një të tillë pa njerëzit që i donin. Janë 81 persona që u shpëtuan nga tragjedia e njëpasnjëshme e dëshpërimit dhe mes tyre janë rreth njëzet të mitur që u dërguan për analiza në spitalin e Crotone. Kur shpëtuesit mbërritën në plazhin e Cutro, i gjetën ata duke u endur si fantazma, shumë ishin ende në ujë. I dhanë menjëherë batanije termale për të parandaluar hipoterminë dhe më pas këto u zëvendësuan me batanije më të rënda dhe një pije të nxehtë.

Të mbijetuarit u transferuan me autobus nga plazhi në qendrën e pritjes së Isola Capo Rizzuto: ata janë të kombësive të ndryshme, vijnë nga Iraku, Irani, Afganistani, Siria. Vende të torturuara nga luftërat dhe abuzimet. Por historitë e tyre, të treguara përmes përkthyesve, janë të gjitha të njëjta dhe dramatike.

"Motra ime e vogël ra në det. Ajo ishte pranë meje dhe në një moment nuk e pashë më. Tani ajo është lart në qiell,"-tha një prej të mbijetuarve.

Në qendrën e pritjes, të humburit vazhdojnë të qajnë pa folur, ende të mbështjellë me batanije pasi më në fund kanë hequr rrobat e lagura. Shumë prej tyre kanë ende plagë në fytyrë, duar dhe këmbë.  Një grua me hundë të thyer vazhdon të thërrasë emrin e djalit të saj. Por askush nuk përgjigjet dhe askush nuk mund ta bëjë atë të ndalojë. Të njëjtin dëshpërim kanë dy burra, të dy dolën nga uji me një foshnjë të ngritur sa më lart me shpresën për ta shpëtuar. Ata dështuan./Ansa

3 VITE ME PARE

“Kishte kufoma që pluskonin gjithandej”, mjekja rrëfen tmerrin nga përmbytja e anijes në brigjet e Italisë

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Foto ilustruese

ITALI- Mjekja e urgjencës Laura De Paoli përshkroi gjetjen e një fëmije tjetër të vdekur, sot në Itali. Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave mund të rritet në më shumë se 100.

"Kur arritëm në pikën e mbytjes së anijes, pamë kufoma që pluskonin gjithandej dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krah një fëmijë. Fatkeqësisht, i vogli kishte vdekur,"- tha ajo për ANSA.

Numri i emigrantëve që vdiqën mëngjesin e sotëm në Cutro ka shkuar në 59 pasi anija me të cilën po shkonin drejt Italisë u nda në dysh, por parashikohet se mund të shkojë edhe më shumë se 100. Mes viktimave të konfirmuara janë 14 të mitur, mes tyre edhe një foshnje, vetëm disa muajshe.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Crotone; ka të paktën 59 të vdekur. Mes viktimave 2 binjakë dhe një foshnjë vetëm disa muajshe

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Pamje nga tragjedia

ITALI- 59 trupa janë nxjerrë deri më tani pas fundosjes së një varke të ngarkuar me emigrantë në brigjet e Crotones në Itali, ku nuk mungojnë as fëmijët. Sipas mediave italiane, mes trupave të gjetur janë: 26 janë burra, 21 gra dhe 12 të mitur. Dy binjakë të vegjël janë gjetur të pajetë në det dhe një djalë tjetër i vogël, 1-vjeçar në plazh.

Deri më tani dihet se 46 trupa janë gjetur në det, ndërsa të tjerët ishin në breg. Nga forcat e detit, 81 persona u shpëtuan: 22 prej tyre janë në spital, por njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që 59 të tjerët janë në vend të kësaj në qendrën lokale të pritjes për azilkërkuesit.

Megjithatë, pretendohet se numri i viktimave mund të rritet më tej, ndoshta përtej 100.

3 VITE ME PARE

Biçikleta mbërriti në breg, vogëlushi jo! FOTO- Ç'nxorri deti në breg tragjedia e varkës në Itali

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Pamje nga Italia

ITALI- Dalin pamjet nga vendi ku deti ka nxjerrë në bregun e Crotones gjithë sendet që emigrantët kishin marrë me vete në varkën që u solli vdekjen. Siç duket nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga mediat italiane, disa trupa u gjetën në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë u nxorën nga deti. Në breg kishte rrobat e tyre që kishin me vete, por edhe një biçikletë, që me shumë gjasa i përkiste një prej fëmijëve që ishte në bordin e vargës me familjen e tij.

Deri më tani parashikohet se numri i viktimave mund të shkojë në mbi 100, pro deri më tani janë gjetur 45 trupa. Varka e thyer në dysh nga dallgët dhe deti i trazuar u nis 4 ditë më parë nga Izmiri i Turqisë. Anija u pa për herë të parë të shtunën në mbrëmje nga një avion i Frontex në patrullë rreth 40 milje larg bregut të Kalabrisë. Menjëherë u njoftuan ekipet e shpëtimit dhe një patrullë, por nuk ndërhynë dot për shkak të motit të keq. 

3 VITE ME PARE

Tragjedia me 58 viktima në brigjet e Italisë/ Mattarella: BE të tregohet më e përgjegjshme me fenomenin e migrimit

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Sergio Mattarella

ITALI- Presidenti italian Sergio Mattarella i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë përgjegjësinë e menaxhimit të fenomenit migrator, pas tragjedisë të shënuar mëngjesin e sotëm në brigjet e Italisë ku humbën jetëm më shumë se 58 persona. Ai tha se BE-ja duhet të mbështesë zhvillimin në vendet ku të rinjtë që nuk shohin të ardhme vendosin të rrezikojnë duke bërë të rrezikshme detare drejt asaj që ata shpresojnë se do të jenë jetë më të mira, shkruajnë mediat e huaja. 

"Është po aq thelbësore - shton ai - që BE-ja më në fund të marrë përgjegjësinë konkrete për qeverisjen e fenomenit migrator për ta shpëtuar atë nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke u angazhuar drejtpërdrejt në politikat migratore.”- thotë Mattarella.

Italia është ankuar për vite se vendet e tjera të BE-së nuk kanë pranuar të marrin disa prej të ardhurve, shumë prej të cilëve synojnë të gjejnë familje ose punë në Evropën veriore.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në brigjet e Italisë/ Papa Françesku: Lutem për të zhdukurit, për emigrantët e të tjerë të mbijetuar

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Papa Françesko

ITALI- Papa Françesku ka reaguar për ngjarjen tragjike në bregun italian ku deri më tani janë nxjerrë 58 trupa të pa jetë. Ai u shpreh se po lutet për viktimat në bregdetin kalabrez.

"Me dhimbje mësova për mbytjen e anijes që ndodhi në bregdetin kalabrez, afër Crotone. Tashmë janë gjetur 40 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Lutem për secilin prej tyre, për të zhdukurit, për emigrantët e tjerë të mbijetuar. Falënderoj të gjithë ata që kanë sjellë ndihmë dhe ata që po mirëpresin. Zoja i përkrahtë këta vëllezër e motra tona”, shkruan Papa.

Dyshohet për më shumë se 100 viktima nga mbytja e anijes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Steccato di Cutro, në provincën e Crotone. Në të gdhirë, një varkë e ngarkuar me emigrantë u copëtua dhe u përmbys në det. Sipas disa të mbijetuarve, në bord ndodheshin rreth 180 persona. Gjithçka që ka mbetur nga varka është një pirg druri, i cili u depozitua në breg pas mbytjes së anijes. Dinamika e saktë e fakteve nuk është ende e qartë. Sipas rikonstruksioneve të para, duket se dy janë faktorët që çuan në mbytjen e anijes: nga njëra anë, mbingarkesa e varkës, nga ana tjetër, egërsia e detit, pasi ishte mjaft i trazuar sot në mëngjes.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në brigjet e Italisë/ Von der Leyen: Duhet të dyfishojmë përpjekjet për të rregulluar politikat e azileve

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Ursula Von Der Leyen

ITALI-  Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me tragjedinë në brigjet e kalabrisë ku humbën jetën 58 njerëz.

"Jam thellësisht e pikëlluar nga mbytja e tmerrshme e anijes në brigjet e Kalabrisë. Humbja e jetës së migrantëve të pafajshëm është një tragjedi. Të gjithë së bashku, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për Paktin për migrimin dhe azilin dhe për Veprimin Plani për Mesdheun Qendror”, kështu shkruan në Twitter presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Dyshohet për më shumë se 100 viktima nga mbytja e anijes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Steccato di Cutro, në provincën e Crotone. Në të gdhirë, një varkë e ngarkuar me emigrantë u copëtua dhe u përmbys në det. Sipas disa të mbijetuarve, në bord ndodheshin rreth 180 persona. Gjithçka që ka mbetur nga varka është një pirg druri, i cili u depozitua në breg pas mbytjes së anijes. Dinamika e saktë e fakteve nuk është ende e qartë. Sipas rikonstruksioneve të para, duket se dy janë faktorët që çuan në mbytjen e anijes: nga njëra anë, mbingarkesa e varkës, nga ana tjetër, egërsia e detit, pasi ishte mjaft i trazuar sot në mëngjes.

3 VITE ME PARE

45 të vdekur, mund të ketë mbi 100 viktima mes tyre fëmijë e foshnje disa muajshe, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Itali

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Vikatimat

ITALI- Mund të ketë më shumë se 100 viktima nga mbytja e anijes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Steccato di Cutro, në provincën e Crotone. Në të gdhirë, një varkë e ngarkuar me emigrantë u copëtua dhe u përmbys në det. Sipas disa të mbijetuarve, në bord ndodheshin rreth 180 persona. Gjithçka që ka mbetur nga varka është një pirg druri, i cili u depozitua në breg pas mbytjes së anijes. Dinamika e saktë e fakteve nuk është ende e qartë. Sipas rikonstruksioneve të para, duket se dy janë faktorët që çuan në mbytjen e anijes: nga njëra anë, mbingarkesa e varkës, nga ana tjetër, egërsia e detit, pasi ishte mjaft i trazuar sot në mëngjes.

Kërkimi për të zhdukurit

Mëngjesin e sotëm në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e shpëtimit të Autoritetit Portual dhe të Rojës Bregdetare me disa skafë patrullimi të klasit SAR 300, të ardhura nga Crotone dhe Roccella Jonica, si dhe me një helikopter nga baza ajrore e Katanias. Për të komplikuar operacionet e shpëtimit dhe identifikimin e të mbyturve, janë edhe kushtet veçanërisht të pafavorshme të motit. Nga rikonstruksionet e para, ishin rreth tetëdhjetë të mbijetuar, të cilët në pamundësi për të thirrur ndihmë, arritën të përballonin dallgët dhe të notonin deri në bregdet. Në orët e para të mëngjesit, roja bregdetare gjeti 43 trupa, duke përfshirë disa fëmijë dhe foshnjë disa muajshe. Sipas autoriteteve, shumë prej tyre janë ende të zhdukur. Për këtë arsye, në orët në vijim, kërkimet do të vazhdojnë edhe me përdorimin e një ekipi zhytësish nga Messina. Megjithatë, ekipet e shpëtimit besojnë se nuk ka gjasa që të ketë ende njerëz të gjallë të zhdukur në det. 

Thirrja drejtuar Guardia di Finanza

Autoritetet kanë njoftuar se viktimat e mbytjes së anijes së mëngjesit të sotëm kanë ardhur nga Iraku, Irani, Afganistani dhe Siria . Varka e tyre ndoqi të ashtuquajturën "rrugë turke" , një nga më të ngarkuarat në Mesdhe. Alarmi për tragjedinë është shkaktuar nga një telefonatë , e cila ka mbërritur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, në departamentin e operacioneve ajrore të Guardia di Finanza në Vibo Valentia. Për shkak të mosditjes mirë të anglishtes, agjentët nuk ishin në gjendje të shpjegonin detajet e asaj që po ndodhte në bordin e varkës.

3 VITE ME PARE

Tragjedi në Kalabri/ Përmbyset anija me emigrantë, humbin jetën mbi 40 persona, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar

Tragjedi në Kalabri, mbytet varka me emigrantë. 59 trupa janë
Foto nga vendngjarja

ITALI- Të paktën 40 emigrantë janë gjetur të mbytur mëngjesin e sotëm në Itali. RaiNews shkruan se trupat e pajetë janë gjetur pas përmbytjes së një anijeje të mbingarkuar me emigrantë. Deti i ‘trazuar’ me dallgë të mëdha u bë shkak i përmbysjes së anijes, e cila mbante numër të madh emigrantësh.

Bilanci i parë është të paktën 40 emigrantë të vdekur, por numri përfundimtar i viktimave rrezikon të përkeqësohet pasi numri i personave të pranishëm në varkë në momentin e fundosjes ishte 180. Për momentin janë rreth 50 persona të shpëtuar por kërkimi për të mbijetuar vazhdon. Mes viktimave, një djalë 7-vjeçar, një tjetër 3-vjeçar dhe një i porsalindur. 

Shumë njerëz janë ende të zhdukur. Forcat e policisë po përpiqen të mbledhin dëshmitë e të mbijetuarve për të kuptuar se sa persona ndodheshin në skafin e mbytur. Kapiteneria e Portit dhe Guardia di Finanza kanë ndërhyrë në vend për shpëtimin, ku të pranishëm janë  edhe policia e shtetit dhe karabinierët së bashku me personelin e 118 dhe Kryqit të Kuq.

mbyten emigrantet ne itali

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin