Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesë së Ylli Zallës. • Si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti i cili ishte i parkuar pranë banesës. • Si pasojë e shpërthimit të fortë janë shkaktuar edhe dëme materiale në banesën e tij, ku është dëmtuar dera kryesore, dritaret dhe struktura e verandës. • Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia është njoftuar vetëm paraditen e sotme. • Bëhet me dije se policia është njoftuar nga bashkëshortja e Ylli Zallës, e cila ndodhet në Itali. • Në vendngjarje nuk ka pasur kamera, gjë e cila ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve. • Nga ana tjetër, burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat që po hetohet është edhe ajo se lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Ylli Zalla. • Kjo pasi fillimisht bashkëshortja e tij ka deklaruar se anash lëndës plasëse ishte gjetur edhe një letër kërcënuese, por më vonë, ky pretendim është tërhequr nga ajo gjë e cila ka ngritur dyshime te hetuesit. • Dyshohet se ngjarja është inskenuar, me qëllim që Zalla të kërkojë azil jashtë Shqipërisë, duke pretenduar se i rrezikohet jeta. • Ylli Zalla është një person i njohur për policinë, ndërsa është shpallur në kërkim, pasi më 14 nëntor i është gjetur një arsenal armësh në Nikël. • Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. • Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi. • Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
4 artikuj për këtë temë.
FUSHË-KRUJË- Disa orë pasi një sasi lënde eksplozive i shkatërroi banesën, Ylli Zalla, person i shpallur në kërkim nga drejtësia, ka sfiduar hapur organet e rendit duke u regjistruar në një video pikërisht përpara shtëpisë së tij të dëmtuar.
Në pamjet e publikuara nga Report Tv, i kërkuari i ka hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës, duke këmbëngulur se nuk ka gisht në ngjarjet e nëntorit të kaluar dhe se është implikuar pa asnjë provë shkencore.
Nën hijen e hetimeve zyrtare që e lidhin atë me atentatin e bujshëm të Rinasit dhe një depo armësh të zbuluar në shkurt të këtij viti, Zalla ka hedhur akuza të rënda drejt strukturave të policisë dhe grupeve kriminale, duke pretenduar se po tentojnë ta eliminojnë fizikisht.
“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, është shprehur ai në video./Dosja.al
KRUJA- Pamjet nga vendi i shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku shënjestër e sulmit ishte banesa e Ylli Zallës janë publikuar. Siç shihet edhe nga pamjet, automjeti i cili ishte në pronësi të tij është shkrumbëruar, ndërsa dëmtime ka marrë edhe çatia.
Si pasojë e shpërthimit të fortë janë shkaktuar edhe dëme materiale në banesën e tij, ku është dëmtuar dera kryesore, dritaret dhe struktura e verandës. Në vendngjarje nuk ka pasur kamera, gjë e cila ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve. Nga ana tjetër, burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat që po hetohet është edhe ajo se lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Ylli Zalla. Kjo me qëllim që të kërkojë azil jashtë Shqipërisë, duke pretenduar se i rrezikohet jeta./Dosja.al
KRUJA- Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi ditën e sotme në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së Ylli Zallës. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti i cili ishte i parkuar pranë banesës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia është njoftuar vetëm paraditen e sotme.
Bëhet me dije se policia është njoftuar nga bashkëshortja e Ylli Zallës, e cila ndodhet në Itali. Në vendngjarje nuk ka pasur kamera, gjë e cila ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve. Nga ana tjetër, burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat që po hetohet është edhe ajo se lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë Ylli Zalla.
Kjo pasi fillimisht bashkëshortja e tij ka deklaruar se anash lëndës plasëse ishte gjetur edhe një letër kërcënuese. Por më vonë, ky pretendim është tërhequr nga ajo gjë e cila ka ngritur dyshime te hetuesit. Gjithashtu një nga pistat që po hetohet është ajo e inskenitim të ngjarjes nga vetë Zalla, me qëllim që të kërkojë azil jashtë Shqipërisë, duke pretenduar se i rrezikohet jeta. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al
KRUJA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e një banesë. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti i cili ishte i parkuar pranë banesës.
Lënda plasëse është vendosur në banesën e Ylli Zallës, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga të “fortët” e zonës së Krujës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Krujë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Për çfarë është shpallur në kërkim Ylli Zalla?
Ylli Zalla është një person i njohur për policinë, ndërsa është shpallur në kërkim, pasi më 14 nëntor i është gjetur një arsenal armësh në Nikël. Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi. Policia e Krujës e ka arrestuar Zallën në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Sipas policisë ai dyshohet për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer vepren penale "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërkohë që më herët Zalla është arrestuar në vitin 2011, pasi kishte kërcënuar ka kërcënuar me jetë edhe ish pronarin e fabrikës së çimentos në Krujë. Palestinezi Anuar Rizik është vrarë me bombë artizanale në banesën e tij, teksa po dilte bashkë më gruan dhe djalin e tyre të mitur./Dosja.al