Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Mirdita është tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje, që rikthen historinë e hakmarrjes mes fiseve Bardhi dhe Reçi. • Mëngjesin e sotëm është vrarë 65-vjeçari Viktor Bardhi në një atentat me armë zjarri në Ndërfushas të Mirditës. • Sipas informacioneve Bardhi u gjet i vrarë në makinë, ndërsa autorët dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili më pas u gjet i djegur. • Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 në Rrëshen për hakmarrje, ndërkohë që autorët ende nuk janë kapur. • Ndërkohë që dy vitë më vonë, Viktor Bardhit i kanë vrarë dhe nipin Kristjan Bardhi pranë qytetit të Vlorës ku po udhëtonte me makinë.
9 artikuj për këtë temë.
MIRDITË- Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të Viktor Bardhit në Mirditë mëngjesin e sotëm ka tronditur opinionin publik. Drejtori i Policicë së Lezhës, Ermal Muçaj ka sjellë detaje të reja në lidhje me vrasjen e këtij të fundit.
Ai ka bërë me dije se deri më tani është shoqëruar një person identiteti i të cilit nuk do të bëhet publik në këtë fazë të hetimeve. Ai njofton se po kryhen të gjitha hetimet në lidhje me ngjarjen dhe se në makinë nuk është gjetur asnjë armë zjarri.
“Për momentin kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi.Rreth orës 8:55 sot jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas, Mirditë. Kemi ngritur grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar që një shtetas që është vrarë në automjetin e tij është shtetasi Viktor Marku, ditëlindja 1961.
Ndërkohë që jeni dhe vetë prezent po bëhen të gjitha veprimet hetimore. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, në fshatin Rrethi i Ri që është afër Rubikut, diku këtu afër, është djegur një automjet. Është ngritur dhe grupi hetimor i dytë dhe po sqaron rrethanat e rastit. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore, po fiksohen të gjitha provat, po pyeten dëshmitarët edhe do të jemi për një njoftim të dytë sapo të kemi diçka të re në lidhje me këtë ngjarje. Kemi të shoqëruar dhe pistat tona i kemi, por nuk mund t’i ndajmë në këtë moment me mediat. Jo, nuk janë gjetur armë në makinë.”, tha drejtori i policisë./Dosja.al
MIRDITË- Vrasja fatale e 65-vjeçarit Viktor Bardhi mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas, në Mirditë ka tronditur opinionin publik. Banorët e zonës kanë bërë me dije se Bardhi punonte te ujësjellësi, dhe është vrarë në momentin që po shkonte atje. Njëri prej banorëve e ka cilësuar viktimën si një burrë që nuk frikësohej dhe nuk ruhej kurrë.
“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë .Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha ai./Dosja.al
MIRDITË- Viktor Bardhi është 65-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme në fshatin Ndërfushas, në Mirditë. Është bërë publike pamja e makinës së viktimës, i cili është qëlluar me breshëri plumbash në pesën e përparme.
Sipas fotos së bërë publike, shihet se mjeti tip "Mercedes Benz" pasi ka humbur kontrollin nga drejtuesi, është përplasur me barriert e urës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrjedhshmërinë e krimit./Dosja.al
MIRDITË- Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se 65-vjeçari Viktor Bardhi është gjetur i pajetë në automjetin e tij.
Ndërkohë që ende nuk duhet motivet e vrasjes, por dyshohet për hakmarrje.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
MIRDITË- Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një atentati 3 vite më parë. Bardhi është vrarë mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Ndërfushas, ndërsa rrethanat e ngjarjes dhe autorët ende nuk dihen.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mëposhtë Dosja.al, ju sjell kalvarin e plotë të hakmarrjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi në Mirditë:
1 Maj 1995- Vritet Ilir Reçi, kushëriri dhe shoku i ngushtë i Kastriot Reçit
Në vitin 1995 nisi një përplasje në distancë mes familjeve Reçi dhe Bardhi. Familja Bardhi, nga një fis i madh me emër, që ishin vendosur në Ndërfushas, në krahun e djathtë të lumit Fan, nisën një konflikt me Ilir Reçin. Iliri, që në atë kohë konsiderohej si një prej të fortëve të Rrëshenit, ishte kushëriri i Kastriot Reçit, por më shumë se kaq ishte shoku i tij i ngushtë. Përplasjen e fundit Iliri e pati me një nga djemtë e familjes Bardhi, konkretisht një nga 6 vëllezërit e Martin Bardhit që u vra para Policisë. Ilir Reçi, në një formë edhe fyese, i kërkon atij që asnjë nga fisi i tij që jetonte në Ndërfushas, të mos e kalonte lumin Fan dhe të futej në Rrëshen. Qyteti konsiderohej nga fisi Rreçi si territori i tyre. Ky urdhër i Ilir Reçit, i shkon në vesh Pjetër Bardhit, në atë kohë oficer ushtrie, që ishte me shërbim në Shkodër. Ai niset menjëherë drejt Rrëshenit dhe në qendër të qytetit ekzekuton me armën e shërbimit Ilir Reçin. Pjetër Bardhi u shpall në kërkim dhe u dënua në mungesë për këtë vrasje, por nuk u arrestua asnjëherë dhe nuk bëri asnjë ditë burg. Jetoi në arrati derisa dënimi u parashkrua dhe tashmë është i lirë. E megjithëse kishte ndodhur kjo ngjarje, mes dy familjeve u vendos një lloj paqeje e heshtur dhe nuk patën më asnjë konflikt deri mbrëmjen e 26 marsit 2023, kur djali i Martin Bardhit, u konfliktua për një parakalim me nipin e Kastriot Reçit.
26 Mars 2023- Qëllohet me armë makina e blinduar e Saimir Reçit
Mbrëmjen e 26 marsit, 41-vjeçari Sajmir Reçi, nipi i Kastriot Reçit, u qëllua me armë, por arriti t’u shpëtojë plumbave. Policia tha se shkak i konfliktit që u pasua me përdorimin e armëve ishte parakalimin me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Sajmir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi, kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Sajmir Reçi. Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMë, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun pa marrë plagë. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim babë e bir, Enrik dhe Martin Bardhi, si dhe nipin e këtij të fundit, Kristian Bardhin, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kërkimet intensive bënë të mundur ndalimin e njërit prej të kërkuarve. U arrestua 59-vjeçari Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi vijuan të ishin në kërkim për shumë kohë.
26 shtator 2023- Vritet Martin Bardhi
Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua më 26 shtator, në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit. Ngjarja ende nuk ka autor.
13 Janar 2025-Ekzekutohet Kristian Bardhi
Mbrëmjen e 13 janarit 2025, 30-vjeçari Kristian Marku, i njohur me emrin Kristian Bardhi, ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij “Volksëagen”, nga Fieri në drejtim të Vlorës. Atentatorët, që mendohet të kenë qenë 3 persona, kanë qenë duke e pritur tek mbikalimi i Novoselës dhe siç duket janë informuar nga bashkëpunëtorë të tjerë për lëvizjet e të riut nga Rrësheni. Sapo kanë parë mjetin e 30-vjeçarit që ka kaluar pranë tyre, ata i janë vënë pas dhe pasi i janë afruar paralel, në ecje e kanë qëlluar 13 herë, dyshohet me një armë automatike. Kristjan Bardhi u godit nga 3 plumba dhe më pas humbi kontrollin, duke sjellë përplasjen e makinës së tij me trafikndarësen.
MIRDITË- Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një atentati 3 vite më parë. Bardhi është vrarë mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Ndërfushas, ndërsa rrethanat e ngjarjes dhe autorët ende nuk dihen.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si u vra Martin Bardhi?
Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua më 26 shtator, në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit. Ngjarja ende nuk ka autor./Dosja.al
MIRDITË- Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit në fshatin Ndërfushaz të Mirditës, një makinë është gjetur e djegur.
Dyshohet se ky është automjeti i përdorur nga autorët për ekzekutimin e Bardhit. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj./Dosja.al
MIRDITË- Viktima e atentatit ditën e sotme në Mirditë është identifikuar. Mësohet se viktimë nga të shtënat ka ngelur Viktor Bardhi.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por dyshohet se ka lidhje më hakmarrje. Kjo pasi viktima është është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 po për motive hakmarrjeje./Dosja.al
MIRDITË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Nga informacionet paraprake, një person dyshohet se është vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./Dosja.al