LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite gruan dhe fëmijën! DETAJET- Ditën kur u arrestua tentoi ta mbyste

•Një rast tronditës i dhunës në familje ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 22-vjeçare dhe fëmija e saj 2 vjeç është dhunuar dhe mbajtur peng për dy vite nga bashkëshorti i saj 28-vjeçari shqiptar i identifikuar me emrin Aurel Kurti.  •Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së enjtes, kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë, ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre 'të burgosur' në shtëpi. •Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë imobilizuar. •Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur arrestimin e tij. •Atë natë 28-vjeçari ka tentuar ta mbysë 22-vjeçaren pasi u konstatua se gruaja kishte shenja në qafë.  •Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë. •Në dëshminë e saj 22 vjeçarja rrëfen se ai e kërcënonte vazhdimisht se do të shkonte në Shqipëri dhe do të vriste prindërit e saj. Sipas saj, ky presion psikologjik bëhej pasi bashkëshorti i saj nuk duronte dot faktin që ajo kishte lindur vajzë dhe jo djalë. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pamjet/ Shtëpia ku mbahej miziorisht 22 vjeçarja nga burri shqiptar, fqinjët: Nuk e kemi parë kurrë gruan

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Pamjet e shtëpisë

GREQI-Shtëpia e "djallit" e kanë quajtur mediat greke, shtëpinë ku shqiptari 28 vjeçar Aurel Kurti mbante të mbyllur gruan e tij me vajzën. Sipas burimeve mediatke nga Volos i Greqisë thuhet se shtëpinë e çiftit shiheshin dhe dëgjoheshin situata të dyshimta.

Nga ana tjetër janë marrë dhe dëshmitë e fqinjëve të cilët thonë se prej kohësh nuk e shihnin të dilte gruaja nga shtëpia.

“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda kësaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

Një fqinj tjetër rrëfen:

“E kam parë shumë rrallë. Ai doli vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga lart poshtë. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.

3 VITE ME PARE

Mbante mbyllur gruan në Greqi, flet babai djalit: Nusja po mashtron, ka lidhje me një tjetër

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Babai i Aurel Kurtit, Gëzim Kurti

DIBËR-Pas arrestimit të Aurel Kurtit, 28 vjeçarit të akuzuar nga gruaja e tij 22 vjeç për dhunë dhe pengmarrje në Greqi, ka folur babai tij. Në një intervistë për News 24, babai djalit e ka quajtur mashtrim gjithë lajmin tronditës të shfaqur në media. Sipas Kurit nusja e ka sajuar historinë për shkak të dyshimeve se mund të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Midis të tjerash babai i 28 vjeçarit rrëfen detajin se vajza e çiftit ka lindur në Shqipëri, kur ajo banonte në shtëpinë e tij. Ai thotë se djali i tij nuk ka treguar shenja që nuk donte fëmijën vajzë.

“Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit. Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën. Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta. Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të. Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti.

 

3 VITE ME PARE

E dhunoi dhe e mbajti peng për dy vite bashkëshorten e tij, ky është 28-vjeçari shqiptar që u arrestua në Greqi (EMRI+FOTO)

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Aurel Kurti

GREQI- Personi që shihni në foto është Aurel Kurti, 28-vjeçari i cili është vënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka udhtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka mbajtur atë peng bashkë me fëmijën për 2 vite. 

Kurti akuzohet se e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe se e kërcënonte se do t'i vriste edhe prindërit e saj kur të shkonte në Shqipëri. 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Ata kanë një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Ngjarja është zbuluar nga fqinjët, të cilët siç raportojnë mediat greke, kanë dëgjuar të bërtitura dhe ulërima dhe kanë lajmëruar me njëherë policinë. Në këto momente, Kurti ka hasur në rezistencë ndërsa tentoi të vriste 22-vjeçaren duke e mbytur. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Krimi mostruoz në Greqi, zbulohet dëshmia e 22 vjeçares së torturuar nga shqiptari: I kam shpëtuar disa herë vdekjes

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Autori dhe shtëpia

GREQI-Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja mostruoze në Greqi, ku një 22 vjeçare mbahej e izoluar me fëmijën 2 vjeçar nga burri i saj. Dëshmia e saj zbulon presionin psikologjik të bashkëshortit i cili nuk e duronte dot faktin se ajo kishte lindur vajzë dhe jo djalë.

Në dëshminë e saj 22 vjeçarja rrëfen se ai e kërcënonte vazhdimisht se do të shkonte në Shqipëri dhe do të vriste prindërit e saj.

“Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar në dëshminë e saj, 22-vjeçarja shqiptare e cila u torturua nga bashkëshorti se lindi vajzë."

Ngjarja është zbuluar në Volos të Greqisë ku çifti jetonte prej vitit 2021. Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Dhuna ndaj saj ishte e përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

3 VITE ME PARE

E rëndë në Volos/ Prindërit e martuan me detyrim, 22-vjeçarja dhe fëmija mbahen peng nga shqiptari, zbulohen skenat e TORTURËS

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Foto ilustruese

GREQI-  Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në volos të Greqisë, ku një shqiptar ka mbajtur peng bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe fëmijën e tyre për rreth 2 vite, ndërsa abuzonte çdo ditë me të. 

Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së enjtes, kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë, ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre 'të burgosur' në shtëpi. 

Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë imobilizuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur arrestimin e tij.

Atë natë 28-vjeçari ka tentuar ta mbysë 22-vjeçaren pasi u konstatua se gruaja kishte shenja në qafë.  Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë. 

Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” nga familja e saj dhe rreth 1.5 vjet më vonë ata patën një fëmijë së bashku.

Në vitin 2021, 28-vjeçari erdhi në Greqi me 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre në një zonë pak jashtë Volosit, ku punon si ndërtues, shkruan Protothema.gr 

Siç rezultoi nga hetimet, gjatë “ndalimit” burri nuk e kishte lejuar as fëmijën të shkonte te mjeku dhe as gruaja e tij të mësonte greqisht. Në pesë muajt e fundit, në fakt, gruaja nuk kishte parë as dritën e diellit, pasi e kishte të ndaluar të dilte edhe në oborrin e shtëpisë.

28-vjeçari e ka kërcënuar vajzën se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo tregonte se çfarë po kalonte apo tentonte të largohej. I riu do të përballet me ndjekje penale për pengmarrje dhe plagosje.

aurel kurti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin