Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të angazhuar në nisma legjislative për Ballkanin Perëndimor, kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri, në kuadër të një turi në disa vende të rajonit, përfshirë edhe Kosovën. • Gjatë qëndrimit në Tiranë, senatorët, të shoqëruar nga ambasadori amerikan Eric Wendt, zhvilluan takime me Bajram Begajn, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të opozitës shqiptare. • Të shtunën, Shaheen dhe Durbin u takuan me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. • Në fokus të turit të tyre në Ballkanin Perëndimor janë çështje që lidhen me sigurinë, integrimin euroatlantik, bashkëpunimin me NATO-n dhe forcimin e sundimit të ligjit. • Për ambasadorin Eric Wendt, kjo ishte vizita e dytë në SPAK brenda pak ditësh. • Ai kishte zhvilluar më herët një takim me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme, pas marrjes së detyrës në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë. • Gjatë vizitës në Shqipëri, senatorët amerikanë dhe ambasadori Wendt zhvilluan gjithashtu takime me përfaqësues të opozitës. • Në këto takime morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera politike. • Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mënyrën e qeverisjes në vend. • Në kuadër të takimeve politike, delegacioni amerikan u takua edhe me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe me deputeten e pavarur Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste. • Por, ajo që bie bë sy gjatë takimeve të Eric Wendt, është fakti që ai nuk zhvilloi asnjë takim me Liderin e opozitës, Sali Berisha dhe as me socialistët. • Pas përfundimit të takimeve në Shqipëri, senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin janë nisur drejt Kosovës, ku pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve dhe të politikës së vendit fqinj.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të angazhuar në nisma legjislative për Ballkanin Perëndimor, kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri, në kuadër të një turi në disa vende të rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Gjatë qëndrimit në Tiranë, senatorët, të shoqëruar nga ambasadori amerikan Eric Wendt, zhvilluan takime me Bajram Begajn, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të opozitës shqiptare.
Të shtunën, Shaheen dhe Durbin u takuan me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Në fokus të turit të tyre në Ballkanin Perëndimor janë çështje që lidhen me sigurinë, integrimin euroatlantik, bashkëpunimin me NATO-n dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Për ambasadorin Eric Wendt, kjo ishte vizita e dytë në SPAK brenda pak ditësh. Ai kishte zhvilluar më herët një takim me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme, pas marrjes së detyrës në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë. Gjatë vizitës në Shqipëri, senatorët amerikanë dhe ambasadori Wendt zhvilluan gjithashtu takime me përfaqësues të opozitës.
Në këto takime morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera politike. Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mënyrën e qeverisjes në vend.
Në kuadër të takimeve politike, delegacioni amerikan u takua edhe me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe me deputeten e pavarur Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste. Pas përfundimit të takimeve në Shqipëri, senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin janë nisur drejt Kosovës, ku pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të institucioneve dhe të politikës së vendit fqinj./Dosja.al
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me disa deputetë të opozitës. Në takim kanë qenë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera të vogla politike.
Ajo që bie bë sy gjatë takimeve të Eric Wendt është fakti që ai nuk zhvilloi asnjë takim me Liderin e opozitës, Sali Berisha. Po ashtu, ambasadori nuk ka zhvilluar asnjë takim as me socialistët.
Pjesë e takimit kanë qenë edhe dy senatorë amerikanë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri për një vizitë. Takimi zhvillohet në kuadër të angazhimeve të ambasadorit Wendt në Shqipëri, pas mbërritjes së tij në vend dhe marrjes së detyrës. Që prej asaj kohe, diplomati amerikan ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shqiptare./Dosja.al
TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho. Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.
Bëhet me dije se delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.
Po ashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën. Kjo është vizita e dytë e Ambasadorit të ShBA, Eric Wendt në institucionin e Prokurorisë së Posaçme, prej momentin që filloi misionin e tij diplomatik në Shqipëri në 25 shtator 2026./Dosja.al