LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TYM I BARDHË NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK, president do të jetë Bekim Sejdiu, ish-diplomati: Do shërbej me devotshmëri

• Kosova ka zgjidhur ditën e sotme ngërçin politik që ndodhej prej më shumë se një viti tashmë. • Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës. • Marrëveshja u njoftua të hënën e 31 gushtit nga kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti. • Në fjalën e tij para mediave, Bekim Sejdiu tha se e ka pranuar propozimin që të jetë kandidat për president, duke pasur parasysh kontekstin politik në të cilin ndodhet Kosova. • Bekim Sejdiu është profesor i së drejtës në Universitetin e Prishtinës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. • Ai ka shërbyer edhe në diplomacinë kosovare, përfshirë si ambasador i Kosovës në Turqi dhe konsull i përgjithshëm në Nju Jork. • Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. • Në dy raundet e para të votimit, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 80 vota. • Në raundin e tretë, presidenti zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, pra me 61 vota.

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Avdullah Hoti kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Nuk është figurë unifikuese

TYM I BARDHË NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK,

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk do ta përkrahë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se këtë nuk do ta bëjë për arsye personale, por për parim politik dhe institucional. Sipas tij, presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve, duke shtuar se kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter.

Postimi: 

Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional. Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter. Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj.

Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike. LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së. Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!/Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Abdixhiku zbardh marrëveshjen me Kurtin: LDK mbështeti Bekim Sejdiun pa kërkuar asgjë në këmbim

TYM I BARDHË NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK,
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti, ku u dakordësuan për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Abdixhiku thekson se emri i Sejdiut ishte propozuar në mënyrë të pavarur nga të dyja palët. Ai shprehet se LDK e mbështeti marrëveshjen pa kërkuar poste apo kushte politike në këmbim. Abdixhiku thekson ndër të tjersa se Bekim Sejdiu nuk do të jetë president i dy partive që e propozuan, por i të gjithë qytetarëve të Kosovës. 

Postimi i Lumir Abdixhikut:

Sot, po i japim Republikës tonë një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze. Pas përfundimit të negociatave të gjata, jam i lumtur të njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojnë bashkërisht profesor Dr. Bekim Sejdiun kandidat për President të Republikës së Kosovës. Ky është, para së gjithash, një lajm i mirë për Kosovën.
Vendi ynë ka kaluar muaj të tërë në pasiguri politike dhe institucionale. Institucionet kanë mbetur të bllokuara, kohë e çmuar është humbur gjersa qytetarët, me të drejtë, kanë pritur nga ne që ta vendosim interesin e shtetit mbi llogaritë partiake.
Pikërisht këtë kemi bërë. Emri i profesor Sejdiut u propozua nga të dyja palët, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kur interesi i Republikës vendoset mbi interesin partiak, mund të gjenden njerëz dhe zgjidhje që bashkojnë. Në këtë pikë dua t’i falënderojë të dy ekipet diskutuese për mbështetjen në këtë proces;, për përpjekjet konstruktive në një proces të vështirë dhe kompleks.

Profesor Sejdiu është jurist i shquar, diplomat me përvojë të jashtëzakonshme në SHBA e Turqi që nga qeverisjet e para të LDK-së; ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe njohës i thellë i shtetit dhe i së drejtës. Bekim Sejdiu e do Republikën, beson në Kushtetutën e saj dhe në orientimin tonë të palëkundur euroatlantik; në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetar në bindje, me rrënjë në familje me ideale të larta kombëtare; mbi të gjitha, njeri me integritet, maturi dhe pavarësi - nga secila palë - virtyte që i duhen institucionit më të lartë përfaqësues të vendit. Prej tij presim të jetë President i Republikës dhe i të gjithë qytetarëve, jo përfaqësues i dy partive apo i një shumice të përkohshme.

Presim ta mbrojë rendin kushtetues, ta ruajë unitetin e vendit dhe të veprojë me pavarësi, urtësi dhe përgjegjësi në çdo rrethanë. Presim që Kosovën ta përfaqësojë me dinjitet para aleatëve tanë; të mbrojë pa asnjë lëkundje orientimin euroatlantik të shtetit; të jetë zë i arsyes në kohë përplasjesh dhe faktor bashkues kur dallimet politike e shoqërore bëhen të mëdha. LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak. Këtë e kemi besuar gjithmonë. Këtë po e dëshmojmë edhe sot. Sot, përgjigja jonë ndaj jostabilitetit, kaosit e dyshimeve, është një Republikë me President dinjitoz; e me një LDK, që qëndron në origjinë - rugoviste e institucionaliste. Ajo jep individë me integritet; edhe kur nuk merr asgje në kthim për veten. Sepse e don shtetin më shumë se sa veten.
Zoti e bekoftë Kosovën!/Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Presidenti i ardhshëm i Kosovës, kush është Bekim Sejdiu, emri që bëri bashkë Kurtin dhe Abdixhikun

TYM I BARDHË NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK,
Bekim Sejdiu

KOSOVË- Bekim Sejdiu është emri që është zgjedhur për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë dakordësuar sot që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë president.

Por kush është Bekim Sejdiu, emri që po përflitet për pozitën e presidentit?

Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka një karrierë të gjatë në drejtësi, diplomaci dhe akademi. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga prilli i vitit 2015 deri në vitin 2021, kur dha dorëheqje nga kjo pozitë. Gjatë mandatit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka qenë gjyqtar raportues në disa raste me rëndësi politike, përfshirë edhe vendimin e vitit 2020 që çoi në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Para emërimit në Gjykatën Kushtetuese, Sejdiu ka shërbyer në diplomaci. Ai ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi nga viti 2008 deri më 2012, ndërsa më pas ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork nga viti 2012 deri më 2014. Para emërimit si ambasador, Sejdiu ka qenë këshilltar politik në kabinetin e ministrit të parë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Ai është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron që nga viti 2002. Studimet juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer edhe studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ka doktoruar në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.

Ndërkohë, Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime në kuadër të negociatave për gjetjen e një kandidati konsensual për president. Takimet kanë qenë të përqendruara fillimisht në harmonizimin e parimeve dhe profilit të kreut të shtetit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar për një marrëveshje përfundimtare.

Edhe takimi i fundit, i mbajtur të shtunën mbrëma në ambientet e Kuvendit të Kosovës, përfundoi pa një njoftim konkret, duke lënë të hapura negociatat për ditët në vijim. Çështja e zgjedhjes së presidentit është e hapur që nga prilli i vitit 2026, kur përfundoi mandati i ish-presidentes Vjosa Osmani. Që nga ajo kohë, detyrën e ushtrueses së presidentes e mban Albulena Haxhiu.

Për zgjedhjen e presidentit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Në dy raundet e para të votimit, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht 80 vota. Në raundin e tretë, presidenti zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, pra me 61 vota./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kandidati për president në Kosovë flet për herë të parë: Do të shërbej me devotshmëri

TYM I BARDHË NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK,
Bekim Sejdiu

KOSOVË- Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka bërë folur për herë të parë për mediat, pasi është propozuar për të qenë i pari i shtetit. Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive. 

Ndër të tjera ai u shpreh se do t'i shërbej me devotshmëri popullit të Kosovës. Sejdiu ka shprehur shpresën se institucionet dhe subjektet politike do të gjejnë një rrugë për tejkalimin e situatës aktuale.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, ani pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha akademike. Duke qenë i vetdijëshëm edhe me barrën edhe përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe në kontekstin aktual politik, jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë,.. që të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh Sejdiu./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

DRITË JESHILE NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK, president do të jetë Bekim Sejdiu

TYM I BARDHË NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK,
Albin Kurti, Bekim Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Profesori Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryeministri Albin Kurti, për të qenë president i Kosovës. Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit. Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, gjatë diskutimeve tona të përbashkëta jemi dakorduar për një emër e ai është profesor doktor Bekim Sejdiu. Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi qenë të përkushtuar të përcaktohemi për një emër konsensual për president”, tha Abdixhiku.

Takimi i sotëm mes Kurtit dhe Abdixhikut është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa dakordimi për emrin e kandidatit për president vjen pas disa javësh diskutimesh mes dy subjekteve politike./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Nis takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, kryeministri: Kemi mundësi reale për marrëveshje

TYM I BARDHË NË KOSOVË/ Arrihet marrëveshja LVV-LDK,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin e radhës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Para mediave, para fillimit të takimit Kurti ka deklaruar se të dyja palët kanë vullnet për të gjetur një zgjidhje, ndërsa ka thënë se ekzistojnë edhe mundësi reale për një emër të dakordësuar.

“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë të mbërrijmë në një marrëveshje”, ka deklaruar Kurti.

Ky është takimi i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa zhvillimet e sotme pritet të tregojnë nëse palët do të arrijnë pajtueshmëri për çështjen e presidentit./Dosja.al

bekim sejdiu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin