LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U gjet i vdekur në Bërxullë, Policia: 48-vjeçari vdiq nga mbidoza! Arrestohet shoku, e mbajti të vdekur në shtëpi, pastaj e hodhi në përrua

• Një ngjarje e rëndë është zbuluar! Elton Tahiri ndërroi jetë pasi kaloi në mbidozë kokaine dhe heroinë, ndërsa shoku i tij e hodhi në përrua. • Sot, Policia e Shtetit ka bërë me dije se Elton Tahiri që u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë, në fakt kishte ndërruar jetë në shtëpinë e shokut të tij, Majdiel Husa. • Shoku i tij është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici por e hodhi në përrua, ndërsa në Polici tha se nuk kishte ditur si të vepronte, e ishte panikosur në momentin e ngjarjes. • Ndaj dhe e kishte mbajtur disa ditë të vdekur në shtëpi, më pas e kishte futur në makinë dhe e kishte hedhur në përrua nga frika se mund të akuzohej pë rvrasjen e tij. • Por sërish ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Xhelozia nuk është vepër penale”/ Fshehu trupin e shokut, Husa i dënuar më parë, e dashura e akuzoi për përndjekje

U gjet i vdekur në Bërxullë, Policia: 48-vjeçari vdiq nga
Madjel Husa dhe Elton Nika

TIRANË- Madjel Husa, 47-vjeçari i arrestuar pasi hodhi trupin e shokut të tij, Elton Tahirit në një përrua në zonën e Bërxullës, ka qënë i dënuar më parë. Ai është dënuar në vitin 2018 me 2 vite burg nga gjykata për përndjekje. Husa u arrestua pas denoncimit të ish të dashurës së tij, e cila ankohej se ai e kërcënonte prej disa muajsh.

Në atë kohë, ai pretendonte se po mbahej në burg për shkak se familja e vajzës, që ishte 20 vite më e vogël se ai, nuk e dëshironte lidhjen e tyre prej diferencës së moshës. Më pas gjykata ndryshoi vendimin për shkak se e dashura e tij e kishte takuar në burg dhe i vendosi masën e arrestit të shtëpisë. Sipas, Madjel Husës historia e dashurisë kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi, por më pas ishin ndarë për shkak të zënkave të shumta për motive xhelozie. Në 2018 ai deklaroi në sallën e gjyqit se xhelozia nuk është vepër penale. 

 “Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, deklaronte në atë kohë Husa.

3 VITE ME PARE

Tahiri vdiq nga mbidoza! Shoku e mbajti disa ditë të vdekur te shtëpia në Laprakë, dëshmia: Kisha frikë mos akuzohesha

U gjet i vdekur në Bërxullë, Policia: 48-vjeçari vdiq nga
Majdiel Husa

TIRANË- Trupi i pajetë i Elton Tahirit është mbajtur për disa ditë brenda shtëpisë së mikut të tij, Marjdiel Husës në Laprakë. Dy shokët, kanë qënë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Husës. Ata të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë pirë. Nga mbidoza, Tahiri humbi jetën. Shoku i tij, e ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë.

Në deklarimin e tij para grupit hetimor, Husa ka thënë se e ka mbajtur nga frika se mund të akuzohej./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Elton Tahiri u gjet i vdekur në Bërxullë, Policia: Shkak u bë mbidoza, arrestohet shoku i tij, e hodhi në përrua

U gjet i vdekur në Bërxullë, Policia: 48-vjeçari vdiq nga
Elton Tahiri

TIRANË- Vdekja e Elton Tahirit vë në pranga mikun e tij të ngushtë, Majdiel Husa. Policia e Shtetit, bën të ditur se shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit është bërë mbidoza nga lëndët narkotike, të cilat i ka konsumuar në shtëpinë e shokut të tij. Husa, është arrestuar për shkak se nuk kallëzoi ngjarjen në Polici, madje tentoi ta fshihte atë duke dërguar trupin në një vend tjetër. 

Shoku e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të Tahirit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga Husa për transportimin e trupit të pajetë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit që u gjet i pajetë në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit. Vihet në pranga shtetasi M. H. (shoku i 48-vjeçarit), pasi nuk kallëzoi në Polici, për ngjarjen, dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit. Sekuestrohen sende që dyshohet se janë përdorur nga këta shtetas, për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë, pas ngjarjes së ndodhur në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, ku u gjet një kufomë e seksit mashkull, më një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit.

Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

gjendet i vdekur elton tahiri elton tahiri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin