Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalë të fortë politike duke bërë bilancin e muajve të verës dhe duke lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. • Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se kjo periudhë do të mbahet mend si "vera që dogji Edi Ramën", duke paralelizuar situatën e emergjencave civile me krizën politike në vend. • • Kreu i Opozitës u shpreh se kjo verë shkriu përfundimisht propagandën e qeverisë për drejtësinë e re dhe turizmin. • Berisha vlerësoi rezistencën e qytetarëve, duke e cilësuar protestën tremujore si një nga më jetëgjata dhe më masivet në vend, e cila sipas tij e katandisi kryeministrin Edi Rama "në një hiç". • Kryedemokrati falënderoi gjithashtu protestuesit që qëndruan në shesh gjatë të gjithë muajve të nxehtë të verës përballë presioneve, duke garantuar se PD do të vazhdojë të jetë fuqimisht në krah të kësaj qëndrese. • Gjithashtu deklaroi se sondazhet e fundit e nxjerrin kryeministrin Rama në rënie me 29 pikë, duke e pozicionuar për herë të parë më poshtë se vetë Partia Socialiste, teksa u shpreh se në çdo vend demokratik, pas këtyre skandaleve, zgjidhja e vetme do të ishte dorëheqja.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha ka vijuar të bëjë thirrje për mobilizim gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke kërkuar nisjen e menjëhershme të procesit të ripërtëritjes së strukturave.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha deklaroi se rënia e kundërshtarit politik në sondazhe duhet të shërbejë si motivim për ta çuar strukturën e PD-së në çdo nivel të organizimit.
Edhe pse numërohen rreth 40-50 mijë anëtarë, kreu i PD-së nënvizoi se nuk mund të ketë më "epiqendër". Ai kërkoi rritjen e shkallës së aktivizimit dhe hapjen e partisë ndaj prurjeve dhe vlerave të reja.
"Kundërshtari ynë ka 29% rënie në sondazhe, pra është në vdekje politike. Edhe ndërkombëtarisht, Edi Rama ka vdekur politikisht. Është shkonfiguruar. U shpërbë. U shpërbë para syve të opinionit publik ndërkombëtar se shqiptarëve po e po. Çdo gazetar që hyri në zyrën e tij, doli i bindur se ky është i skaduar. Ky është i shpërfytyruar. Ai ka vdekur politikisht. Të gjitha këto duhet të frymëzojnë çdo demokrat, por mbi të gjitha duhet t'i japin motivimin për të çuar përpara procesin më jetik që kemi nisur, ripërtëritjen. Miq, ka një gjë në themel. Si duhet ta kuptojmë ne ripërtëritjen? Secili nga ne. Një ripërtëritje të vetvetes në radhë të parë. Partia Demokratike ka një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Ka personalitete me merita, ka drejtues të sprovuar.
Por ka vetëm një kusht që këta të qëndrojnë në krye të misionit të tyre: ripërtëritje. Dhe duhet ta pranojmë këtë. Kush do ta bëjë ripërtëritjen thoni ju? Ju do ta bëni ripërtëritjen. Kjo është.
Si do ta bëjmë? Do ta fillojmë nga vetja ripërtëritjen dhe do ta shtrijmë në të gjitha nivelet. Natyrisht, epiqendra e ripërtëritjes është anëtari i saj. Në epiqendër të ripërtëritjes të Partisë Demokratike do të jetë anëtari, roli, hapësira e tij. Pra, unë kam shumë besim të plotë te secili prej jush, tek të gjithë drejtuesit lokalë që nuk janë në këtë mbledhje, që me krenari do të mirëkuptohen, do të angazhohen në këtë proces. Partia ka nevojë jetike.
Miq, Kuvendi Kombëtar në këtë frymë ripërtëriu Këshillin Kombëtar, Kryesinë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet shtrirje kapilare e ripërtëritjes. Duhet dimensionim i këtij koncepti, qoftë numerik, qoftë hapësinor, qoftë funksional. Të mos harrojmë, anëtarësia e Partisë Demokratike për nga numri është shumë e madhe, janë 40-50 mijë anëtarë. A mund të kënaqemi ne me kaq? Ndonëse janë një potencial i madh, po s'mund të kënaqemi ne me kaq. Në dy aspekte s'mund të kënaqemi ne.
Së pari, me shkallën e aktivizimit të tyre. Së dyti, me ripërtëritjen e radhëve të tyre me anëtarësime të reja, me vlerat e reja. Nuk pranohet më letargji në radhët tona. Jo!", u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha theksoi se protesta e pandalur e muajve të fundit ka goditur drejtpërdrejt pushtetin e kryeministrit Edi Rama, duke e çuar atë drejt një izolimi politik dhe rënieje të fortë në sondazhe.
Berisha deklaroi se sondazhet e fundit e nxjerrin kryeministrin Rama në rënie me 29 pikë, duke e pozicionuar për herë të parë më poshtë se vetë Partia Socialiste. Ai u shpreh se në çdo vend demokratik, pas këtyre skandaleve, zgjidhja e vetme do të ishte dorëheqja.
"Kjo protestë meriton vlerësimet më të mëdha jo vetëm për guximin heroik që shpalos, jo vetëm për persistencën dhe masivitetin e saj, por kjo protestë i ka kryer kombit një shërbim jashtëzakonisht të çmuar. Falë kësaj proteste, sot Edi Rama është njeriu më i urryer i Shqipërisë, i Ballkanit dhe ndoshta i mbarë Evropës. Edi Rama është sot njeriu më i përbuzur tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Edi Rama është sot kryeministri më i damkosur, më i diskredituar ndërkombëtarisht. Protesta e ka çuar Edi Ramën në overdozë dëshpërimi që dallohet në çdo dalje publike, në çdo fjali që nxjerr.
E nisi me përqeshje ndaj influencereve dhe blogereve, u bë palaço, kaloi në sulme dhe kërcënime ndaj protestuesve. Asnjeri nuk trembi dot. Vazhdoi dhe u vesh si flamingo. I mbiu në bark Lubia, asnjë njeri nuk gënjeu dot. Pastaj i falimentuar, i skaduar dhe në shthurje të plotë psikologjike dhe morale, pasi kishte përdorur ndaj tyre të gjithë fjalorin e koprolalisë, u ofroi besën në mëngjes.
Dhe si i pabesë që është mbasdite i quante sorra dhe korba dhe tani së fundmi u nxori edhe pasqyrën. Të gjitha këto janë dëshmi të një dëshpërimi të pasosur ku protesta e ka zhytur Edi Ramën.
Por ky dëshpërim i Edi Ramës ka një arsye shumë të fortë. Protesta e ka plagosur atë për vdekje në pikën e tij më të dobët, sondazhin. Sondazhet e kanë nxjerrë tani Edi Ramën me 29 pikë në rënie pikiatë. Kjo do të thotë me statistikë që Edi Rama ka marrë fund. Edi Rama po zhytet në një spirale pa kthim mbrapa dhe nuk ka Diellë, nuk ka besë besëpreri, nuk ka satelit, nuk ka pasqyrë që të shpëtojë sepse për herë të parë Edi Rama del me pikë më poshtë se partia e tij e krimit.
Kjo do të thotë se për PS, ai është kthyer në një barrë të keqe sa vetë Lubia. Absolutisht pas një vere si kjo, çdo njeri në botë në vendin e Edi Ramës do të kishte dhënë dorëheqjen dhe vetëm dorëheqjen.
Dorëheqja për Edi Ramën do ishte skenari më pak i dëmshëm për të në këto kushte. Mirëpo, në 13 vite pushtet absolut, Edi Rama jo lider që nuk çohet nëpërmend, por as burrënuk u bë dot kurrë sepse vodhi dhe vetëm vodhi. Vodhi natën, vodhi ditën, vodhi zgjuar, vodhi në gjumë qytetarët e këtij vendi. Ndaj dhe ai ndonëse ka popullin në shesh prej tre muajsh nuk jep dhe nuk guxon të mendojë dorëheqjen e tij. Sepse, siç u pa me rastin e Lubisë, Edi Ramës i duhet pushteti për të mbrojtur vjedhjet e qindra miliarda eurove që u ka bërë shqiptarëve. Ndaj është detyra jonë si opozitë e vërtetë e Shqipërisë që të bëjmë gjithçka që të çojmë Edi Ramën në dorëheqje.
Detyra e parë, ashtu siç kemi bërë që në ditët e para, të mbështesim pa kushte protestën heroike dhe të jashtëzakonshme rinore qytetare. Si partia më e madhe opozitare, ne jemi angazhuar në mbështetje të plotë në forma të ndryshme të kësaj proteste. Së pari, me numra. Me qindra dhe mijëra anëtarë, mbështetës tanë nga Tirana, por edhe nga rrethet, deputetë, drejtues qendrorë dhe lokalë të PD, kanë marrë dhe do marrin pjesë në protestë dhe normalisht pa simbole, pa protagonizëm partiak, por si qytetarë, duke u përshtatur dhe duke respektuar plotësisht tiparin rinor qytetar të kësaj proteste në të vërtetë jopartiake.
Sot pas 90 ditësh dështuan të gjithë ato përpjekje të armiqve tanë që donin njëlloj si miza në prapanicën e kalit të dukeshin se ishin ata që tërhiqnin karrocën, bënë gjithçka si vegla të Edi Ramës me sloganet e tyre kundër PD në mënyrë që demokratët të mos ishin në protestë. Por gabuan, gabuan keq. PD dhe protesta janë të lidhura njëlloj si syri me dritën. Vetëm katër vitet e fundit, demokratët, anëtarët, mbështetësit tanë kanë zhvilluar kundër diktaturës autoritare të Edi Ramës, narkoshtetit të tij, vjedhjes së miliardave euro nga ai dhe ministrat e tij, kundër arrestimeve dhe burgosjeve politike, farsës zgjedhore, krimeve të rënda mjedisore, jo 100 apo 200, por fiks mbi 420 protesta.
Ajo si asnjë forcë tjetër politike është përballur me dhunë, terror, atentate, arrestime, burgosje, trajtime shtazore të anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij.
Ajo është përballur me censurën, demonizimin, shpifjet, trillimet dhe tiraninë verbale të medieve të qeverisë. Ajo është përballur dhëmb për dhëmb me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare më të fuqishme në Evropë. PD ka denoncuar regjimin në qindra e qindra dosje penale.
Ajo ia doli të faktojë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar farsën elektorale, përdorimin politik të drejtësisë, lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën në 8 rezoluta ndërkombëtare. Ajo kërkoi dhe realizoi ardhjen e dy misioneve faktmbledhëse ndërkombëtare, njëri nga PPE me rreth 30 përfaqësues të partive simotra të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të tjera dhe tjetri nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, i përbërë nga deputetë të të gjitha grupeve parlamentare të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni. Këto dy misione faktmbledhëse që të dyja publikuan raporte dhe rezoluta shumë të rëndësishme, pasqyra të vërteta të realitetit shqiptar.", njoftoi Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha u shpreh se kjo verë shkriu përfundimisht propagandën e qeverisë për drejtësinë e re dhe turizmin.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha vlerësoi rezistencën e qytetarëve, duke e cilësuar protestën tremujore si një nga më jetëgjata dhe më masivet në vend, e cila sipas tij e katandisi kryeministrin Edi Rama "në një hiç".
Kryedemokrati falënderoi gjithashtu protestuesit që qëndruan në shesh gjatë të gjithë muajve të nxehtë të verës përballë presioneve, duke garantuar se PD do të vazhdojë të jetë fuqimisht në krah të kësaj qëndrese.
"Dje u arrestua nga policia mafiozi më i rrezikshëm i Shqipërisë dhe Evropës Juglindore pas padrinos, krahu i djathtë i këtij të fundit, Ergys Agasi. Kjo verë shkriu plotësisht propagandën e drejtësisë së re. Edi Rama shpërfaqi hapur kontrollin e tij të plotë mbi Spakun e partisë dhe e nisi atë me pushime në Aruba së bashku me Agaçin dhe Olsin e tij. Këtë verë, gju më gju me Sadushin e partisë, Edi Rama ndiqte koncertet folk të Petras në Vajzën e Ali Asllanit.
Këtë verë nga drejtësia e re pa bërë zhurmë u lirua nga qelia një nga hajdutët më të pangopur të këtij vendi, Ilir Beqja, që njësoj si Saimir Tahiri, si Jurgen Çyrbja, si Vangjush Dako, Alqi Bllako dhe shumë e shumë të tjerë u futën në burg për dy-tre vite dhe u liruan dhe asnjë qindarkë nga dhjetëra e qindra milionë euro që kanë vjedhur me Edi Ramën nuk iu kthye mbrapsht shqiptarëve.
Kjo verë shkriu plotësisht propagandën e turizmit, sepse turisti 20-vjeçar u masakrua në hotelin e baronëve të krimit që mbrohen nga narkopolicia dhe Edi Rama. Kujtojmë këtu këtë verë kryebotimin e saj, Albanian Files apo Librin e Kuq. Nuk bëhet fjalë për Librin e Kuq të Sulejmanit të Madhërishëm as të Karl Jungut, por për ‘Librin e Kuq’ të Sulltanit të Surrelit, i cili me 523 projekte dëshmon se e trajton Shqipërinë si çifligun e tij personal.
Këto janë 523 arsye për ta çuar Ramën në qeli dhe vetëm në qeli. Dhe më e fundit, 500 milionë euro gjobë rrezikojnë shqiptarët të paguajnë për aeroportin e Vlorës pas ndërhyrjes së njëanshme që bën Rama dhe Lubi Balluku, të cilët mbrohen me 83 mandatet e krimit. Kjo ishte vera që Edi Rama u ofroi shqiptarëve këtë vit. Zjarre, vrasje turistësh, qindra milionë euro të vjedhura.
Mirëpo, përveç këtyre, ishte edhe diçka tjetër këtë verë që Edi Ramën e rrënoi çdo ditë dhe e katandisi atë në pothuaj një hiç.
Dhe kjo ishte protesta madhështore qytetare e pandalur në tre muaj, ndonëse në temperaturat më të nxehta dhe terrorin e përgjithshëm politik. Në temperatura ku vera mund të skuqej në nxehtësinë e asfaltit, presione, kërcënime të egra dhe provokime të pandalura nga patronazhistët terroristë politikë, narkopolicia dhe kartelet qeveritare të drogës ndaj protestuesve paqësore.
Ndonëse në një lumë fyerjesh shtazore mediatike të nxjerra nga Ymer Çorapet dhe Frrok Çupërat, qytetarë të lirë, heronj të vërtetë, ditë për ditë kanë protestuar pa ndalim në një manifestim të admirueshëm të ADN-së shqiptare, të dinjitetit, të guximit, të qëndresës. Për nga gjatësia, protesta e dytë më jetëgjatë pas asaj te Rruga e Shpresës, duke shënuar për nga madhësia absolutisht protestën më masive që Shqipëria ka parë ndonjëherë që nga vitet ’90 gjer sot.", shprehet Berisha./Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalë të fortë politike duke bërë bilancin e muajve të verës dhe duke lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se kjo periudhë do të mbahet mend si "vera që dogji Edi Ramën", duke paralelizuar situatën e emergjencave civile me krizën politike në vend.
Berisha denoncoi dështimin e emergjencave civile në përballimin e vatrave të shumta të zjarrit në mbarë vendin, duke akuzuar se fondet përkatëse u përdorën për koncerte.
"Të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Anëtare dhe anëtare të PD, mbështetës, qytetarë që ndiqni këtë mbledhje të Këshillit tonë Kombëtar. Vera që po lëmë pas do hyjë në histori si vera që dogji Edi Ramën. Jemi në fund të muajit gusht. Po mbyllim verën më të nxehtë të viteve të fundit, një verë aq përvëluese që muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite ka shkrirë dhe po shkrin narko-shtetin, kreun e saj padrinon Edi Rama. Zjarret dogjën Shqipërinë këtë verë si rrallë ndonjë vit më parë. Vatra të shumta zjarresh në Fushë Krujë, Krujë, Dajt, Dibër, Bulqizë, Pukë, Finiq, Mallakastër, Gramsh, etj.
Ato, pothuajse, nuk u menaxhuan fare. Fondet e emergjencës për zjarret kishin shkuar për koncerte për të shuar protestën. Por këtë verë, zjarret si asnjëherë më parë, dogjën edhe më shumë se kaq. Zjarret dogjën teserat e partisë së krimit. Siç keni parë në video, nga vetë socialistët që dogjën kartat e tyre në Poliçan, në Divjakë, në Dimal, pa llogaritur edhe mijëra e mijëra të tjera që u dogjën përfundimisht në bulevardin e Tiranës. Kjo verë shkriu me nxehtësinë e saj propagandën e AKSHI-t.
Shkriu Diellën, Lindat e AKSHI-t. U kujtoj se Ermal Beqirin e AKSHI-t, pasi vodhi 200 milionë euro, një ditë u arrestua në Francë dhe pak javë më vonë këtij kështjellari, Edi Rama me ministrinë e Financave i dhanë edhe disa milionë euro të tjera për të ndarë së bashku me të. Miliona euro që shkojnë nga paratë e shqiptarëve në llogaritë e Beqirit, i cili gjendet në qelitë e Francës.", shkruan Berisha./Dosja.al