LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, 2 viktima, 8 të plagosur bashkë me deputetin e PS Bujar Çela

• Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme rreth orës 15:30 në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. • Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. • Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. • Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, Lidion Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.• Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. • Sot ishte dita e parë e punës për të dy. • Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. • Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

16 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Dita e parë dhe e fundit e punës"/ Shpërthim në Lushnje, babë e bir humbën jetën, i riu sapo ishte kthyer nga emigracioni

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme rreth orës 15:30 në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, Lidion Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë. Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ “Merma jetën o Zot!” Shpërthimi në Lushnje i mori jetën babait dhe të birit, e afërmja e viktimave shpërthen në lot

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto, e afërmja

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë. Një e afërme e viktimave ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit.

“Merma jetën o Zot”, dëgjohet në video e afërmja teksa mbahet nga dy persona.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. 

2 VITE ME PARE

Shpërthimi në Lushnje, djali i vinçierit humbi jetën rrugës për në spital, çfarë po ndodh me 7 të plagosurit e tjerë

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. 

2 VITE ME PARE

Shpërthimi në magazinën në Lushnje, mes të dëmtuarve dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE-Mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje mësohet se është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. Pak më parë u regjistrua dhe viktima e dytë ku bëhet me dije se pasi ndërroi jetë i ati, vinçieri Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij.

Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

2 VITE ME PARE

Shpërthimi në Lushnje, 2 të vdekur, humb jetën dhe djali i vinçierit

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Është regjistruar viktima e dytë nga shpërthimi që ndodhi sot në një magazinë në Lushnje. Mësohet se pasi ndërroi jetë i ati, vinçieri Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij. Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela.

Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Njoftimi:

Fier/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në një kapanon në ndërtim, Lushnjë, ju informojmë se ka ndërruar jetë dhe shtetasi i dëmtuar nga shpërthimi, shtetasi E. H.

Në momentin e shpërthimit ndërroi jetë shtetasi L. H, dhe u plagosën tetë shtetas.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Shpërthimi i fuqishëm në magazinën në Lushnje, ja gjendja e ndërtesës pas ngjarjes

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua një vitkimë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me shpërthimin në Lushnje ku tha se në gjendje të rëndë ndodhet dhe djali i viktimës, që kryente rolin e vinçierit.

 

2 VITE ME PARE

"I plagosur rëndë dhe djali i viktimës"/ Balla nga Lushnja: Deputetit iu izolua plaga, është nisur në Tiranë

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto ilustruese

LUSHNJE-Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me shpërthimin në Lushnje. Balla ka thënë se në gjendje të rëndë ndodhet dhe djali i viktimës, që kryente rolin e vinçierit.

Nga ana tjetër Balla dha detaje dhe për deputetin e PS Bujar Çela, ku sipas tij i është izoluar plaga dhe është nisur drejt Tiranës. 

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës. Bujar çela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla.

 

2 VITE ME PARE

Pas ndërhyrjes së parë në Lushnje, Bujar Çela niset në Spitalin e Traumës në Tiranë

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto ilustruese

LUSHNJE-Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes, është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai po transportohet drejt spitalit në Tiranë.

Çela mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në një magazinë në Lushnjë, ku humbi jetën edhe një person.

Deputeti ka qenë në pronën e tij fare pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi.

Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.

2 VITE ME PARE

Kush është deputeti i PS-së Bujar Çela që mbeti i plagosur në shpërthimin në Lushnje, raportohet dhe gjendja e tij shëndetësore

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto ilustruese

LUSHNJE-Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Lushnjë pas një shpërthimi në një magazinë ndërtimi.

Deputeti socialist i cili ndodhet në spital ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi gjendja e tij raportohet e rëndë pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi.

Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumëmërore të Partisë Socialiste.

Në CV-në e tij deputeti socialist ka shënuar dy Universitete, ku në 1984 ka përfunduar Universitetin e Lartë Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Veterinarisë, dega Zooteknikë dhe në 2009 Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dega Filozofi-Sociologji dhe në 2013 Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dega Psikologji në Institucione.

Sa i përket karrierës së tij politike, Bujar Çela ka qenë anëtar i PS-së që nga kongresi i saj i parë në vitin 1991, ndërkohë që në periudhën 2002-2006 ka qenë Sekretar Organizativ të Rrethit Lushnjë. Në vitin 2012 ai u zgjodh Kryetari i PS-së së Rrethit Lushnjë.

2 VITE ME PARE

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, magazina në pronësi të deputetit të PS

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Bujar Çela

LUSHNJE- Lidhur me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi sot në Lushnje, mësohet se magazina në ndërtim është në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Ndërkohë deputeti Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua një vitkimë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

2 VITE ME PARE

U dëmtua nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Bujar Çela

LUSHNJE- Deputeti i PS Bujar Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mësohet se nga shpërthimi mbetën të lënduar dhe 4 persona të tjerë, ndërsa një ka humbur jetën.

Po ashtu ashtu raportohet se të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specialuzar, pasi disa të plagosur ndodhen në rrezik për jetën.

 

2 VITE ME PARE

Shpërthim i fortë me disa të plagosur në Lushnje, i pranishëm edhe ministri Balla

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i
Foto ilustruese

LUSHNJE-Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Po ashtu të pranishëm janë edhe forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë, ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

 

 

2 VITE ME PARE

Zbulohet identiteti i viktimës në shpërthimin në Lushnje (EMRI)

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i

LUSHNJE-Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në një magazinë në Lushnjë.

Ende nuk dihen rrethana e ngjarjes sesi ky person humbi jetën, aty ku mbetën edhe 6 persona të tjerë të plagosur.

Ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

 

2 VITE ME PARE

Rregjistrohet një i vdekur nga shpërthimi në Lushnje, policia dhe ambulanca mbërrin në vendngjarje

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i

LUSHNJE- Një shpërthim i fortë është regjistruar ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnjë. Momentalisht raportohet për një viktimë se disa të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela. Po ashtu mund të thuhet se deri në këto momente nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, por dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.

2 VITE ME PARE

Shpërthimi në Lushnje, plagoset deputeti i PS Bujar Çela

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i

LUSHNJE-Mësohet se si pasojë e shpërthimit në Lushnje , është plagosur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. 

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shkak i ngjarjes mësohet të ketë qenë një vinç që ka prekur shtyllat e tensionit të lartë.

Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

 

2 VITE ME PARE

Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Lushnje, 4 të plagosur dhe një i vdekur 

Vinçi kap shtyllat e tensionit të lartë/ Shpërthim i

LUSHNJE-Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Si pasojë e këtij shpërthimi raportohet për një viktimë.

Nga raportimet e para mësohet se vinçieri ka kapur shtyllat e tensionit të lartë të cilat kanë shkaktuar shpërthimin.

Nga detajet e para raportohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. 

 

shperthim ne lushnje bujar cela

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin