LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Viti i Ri 2025 mbërrin në Zelandën e Re dhe Australi, spektakël fishekzjarresh në qiell, në pritje të festës edhe vendet e tjera

• Viti i Ri është një nga festat më emocionuese në botë, pasi njerëzit në mbarë globin reflektojnë dhe festojnë vitin që sapo kaloi. • Megjithatë, jo çdo vend e feston Vitin e Ri në të njëjtën kohë. • Disa vende festojnë më herët, ndërsa disa të tjera mbeten prapa për disa orë. • Vendi i parë që feston vitin e ri është Kiribati, një vend ishull në Oqeanin Paqësor qendror. Kiribati, pavarësisht se ka një sipërfaqe shumë të vogël prej rreth 811 kilometra katrorë, është i vetmi vend që ndodhet në zonën më të hershme kohore në botë. • Ky vend është 14 orë përpara kohës së Greenwich Mean Time (GMT), dhe banorët e Kiribatit tashmë kanë hapur shishet e shampanjës së Vitit të Ri. • Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. • Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka pritur vitin 2025, në orën 12:00.  • Mediat e huaja kanë transmetuar drejtpërdrejt momentin e ndërrimit të viteve. • Të shumtë janë qytetarët nga Zelanda e Re, që kanë dalë në sheshe për të pritur këtë moment të magjishëm. • Viti i ri 2025 ka trokitur edhe në Australi ndërsa fishekzjarret kanë ndriçuar qiellin e Sydney për disa minuta me radhë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rita Ora dhe Ryan Seacrest gati për të drejtuar koncertin e Vitit të Ri në Nju Jork

Viti i Ri 2025 mbërrin në Zelandën e Re dhe Australi,
Times Square

SHBA- Festa e Vitit të Ri në ‘Times Square’ të Nju Jorkut organizohet që prej 120 vjetësh. Pika kulmore e saj është rënia e një topi gjigand prej kristali dhjetë sekonda para përfundimit të vitit. Festa tani është kthyer në një nga ngjarjet kryesore artistike që përfshin interpretime nga disa prej emrave më të njohur të industrisë së argëtimit. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha të hënën se nuk ka ndonjë “kërcënim të besueshëm” për festën. Rita Ora është për të dytin vit radhas në krah të Ryan Seacrest, në drejtimin e koncertit.

Këngëtarja dhe aktorja e lindur në Prishtinë Rita Ora premton se festa e këtij viti 'Dick Clark's New Year's Rockin Eve' do të ketë diçka për të gjithë. Ajo së bashku me një nga moderatorët dhe producentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, Ryan Seacrest do të drejtojnë festën më të njohur në botë për Vitin e Ri, në sheshin kryesor të Nju Jorkut. Seacrest e organizon këtë koncert në qytetin më të madh amerikan prej 20 vitesh.

“Kemi mbi 60 këngë që do të interpretohen nga artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, do të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me Londren, Luis Fonso do të interpretojë nga Puerto Riko, Lenny Kravitz nga Las Vegasi. Rita është këtu në Nju Jork, më pas grupi TLC, Jonas Brothers...”, thotë producenti Seacrest.

“Për mua është ngazëllyese. Të gjithë janë shumë të emocionuar. Ka njerëz që janë këtu që nga mëngjesi. Të gjithë janë të lumtur që janë këtu dhe pavarësisht se është pak kaos, në të njëjtën kohë, është e mahnitshme”, thotë këngëtarja dhe aktorja Rita Ora.

Nga viti 1904, festa e Vitit të Ri në sheshin më të njohur të Nju Jorkut ka ndryshuar tej mase. Nga viti 1907 një top gjigand vendoset në maje të ndërtesës 25 katëshe ‘One Times Square’. Topi i mbuluar me kristale, fillon të bjerë ndërsa miliona zëra bashkohen për të numëruar sekondat e fundit të vitit dhe për të festuar fillimin e një viti të ri plot shpresë, sfida dhe ëndrra.

Ceremonia e zbritjes së topit nuk është mbajtur vetëm në vitet 1942 dhe 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur qytetin nga sulmet e mundshme. Policia e Nju Jorkut njoftoi se pavarësisht se nuk kanë ndonjë informacion të besueshëm për ndonjë rrezik, ajo ka marrë masa të ndryshme sigurie për të mbrojtur banorët.

“Publiku do të shohë një prani të madhe policësh në të gjithë qytetin. Kjo përfshin anëtarë të disa prej njësive tona të specializuara , duke përfshirë njësinë tonë të shërbimeve të urgjencës, të cilët do të vendosen në mënyrë strategjike në të gjithë zonën në çati”, tha ndër të tjera komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch.

Ajo shtoi se policia do të përdorë edhe dronë për të vëzhguar situatën dhe për më tepër, meqenëse pritet një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve në një hapësirë të ngushtë, policia do të angazhojë edhe ekipe të dedikuara për të ndaluar hajdutët e mundshëm të xhepave në ‘Times Square’.

‘Gjithashtu, të gjitha pusetat, kutitë postare, makinat shitëse dhe shportat e mbeturinave ose do të mbyllen ose do të hiqen fare nga zona e bllokuar. Do të krijohen korsi sigurie të ngrira rreth ngjarjes duke përdorur makina bllokuese dhe barriera betoni dhe si gjithmonë, do të ketë shumë masa sigurie që nuk do t'i shihni”, tha zonja Tisch. Festa e Vitit të Ri, “Dick Clark’s New Year’s Rockin Eve”, transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin ABC./VOA

1 VITE ME PARE

Mbërrin edhe në Australi Viti i Ri, qielli i Sydney "pushtohet" nga fishekzjarret (VIDEO)

Viti i Ri 2025 mbërrin në Zelandën e Re dhe Australi,
Sydney

AUSTRALI- Pas Zelandës së Re edhe në Australi ka mbërritur viti 2025. Qytetarët u mblodhën për të ndjekur nga afër spektaklin e fishekzjarreve të cilat ndriçuan qiellin. 

Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t'i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh. Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh në qiell

Viti i Ri 2025 mbërrin në Zelandën e Re dhe Australi,
pamje nga vendngjarja

ZELANDA E RE- Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka pritur vitin 2025, në orën 12:00. 

Mediat e huaja kanë transmetuar drejtpërdrejt momentin e ndërrimit të viteve. Të shumtë janë qytetarët nga Zelanda e Re, që kanë dalë në sheshe për të pritur këtë moment të magjishëm.

Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.

1 VITE ME PARE

Cili vend e feston i pari Vitin e Ri dhe kush e pret i fundit

Viti i Ri 2025 mbërrin në Zelandën e Re dhe Australi,
foto ilustruese

BOTA- Viti i Ri është një nga festat më emocionuese në botë, pasi njerëzit në mbarë globin reflektojnë dhe festojnë vitin që sapo kaloi. Megjithatë, jo çdo vend e feston Vitin e Ri në të njëjtën kohë. Disa vende festojnë më herët, ndërsa disa të tjera mbeten prapa për disa orë. Pra, cilat vende janë të parat dhe të fundit që festojnë natën e Vitit të Ri?

Sipas një raporti të publikuar nga The Standard të premten, më 27 dhjetor, vendi i parë që feston vitin e ri është Kiribati, një vend ishull në Oqeanin Paqësor qendror. Kiribati, pavarësisht se ka një sipërfaqe shumë të vogël prej rreth 811 kilometra katrorë, është i vetmi vend që ndodhet në zonën më të hershme kohore në botë. Ky vend është 14 orë përpara kohës së Greenwich Mean Time (GMT), që do të thotë se banorët e Kiribatit tashmë do të hedhin tapat e shampanjës së Vitit të Ri rreth orës 19:00 me kohën e Xhakartës. 

Kiribati, i njohur zyrtarisht si Republika e Kiribatit, është një ish-koloni britanike e vendosur në lindje të Australisë dhe rreth 4000 kilometra në jugperëndim të Hawait. Emri "Kiribati" është një përkthim i fjalës "Krishtlindje" në gjuhën Kiribati, kështu që disa shpesh i referohen si ishulli i Krishtlindjeve. Vendi përbëhet nga një ishull kryesor dhe afërsisht 32 atole që rrethojnë një lagunë.

Distancat e mëdha midis pjesëve të Kiribatit nënkuptojnë se disa nga ishujt në lindje dhe perëndim të vendit kishin një diferencë kohore prej 23 orësh. Në vitin 1995, vendi votoi për zhvendosjen e linjës ndërkombëtare të datës, duke e bërë atë të njëjtën ditë në të gjithë vendin.

Kiribati ishte kombi i parë që pa Mijëvjeçarin e Tretë dhe një nga ishujt e tij, Caroline, u riemërua më pas në ishullin e Mijëvjeçarit për të festuar rastin në vitin 2000. Nga ana tjetër, vendet e fundit që kanë nisur Vitin e Ri 2025 janë Baker Island dhe Howland Island, të vendosura në lindje të Kiribatit. Të dy ishujt janë të pabanuar, kështu që aty nuk mbahen festime të Vitit të Ri.

viti i ri 2025 zelande e re australi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin