LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VKM/ Manastirliu: Miratohet fondi për ndërmarrjet sociale. Peleshi: Projekt për strehimin e ushtarakëve. Satelitët? Kemi imazhe (S'komenton çështjen 'Ahmetaj')

•Dy ministra raportuan ditën e sotme para gazetarëve vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. •Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ka miratuar fondin prej 240 milionë lekësh për periudhën 2023-2025 për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale. •Ministri Niko Peleshi bëri të ditur se do ketë një plan të ri për emergjencat Civile për vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë. •I pyetur në lidhje me interesin e të rinjve për tu bërë pjesë e ushtrisë, Peleshi u shpreh se tashmë ushtria ka një imazh të ri, ndërsa paralajmëroi se do të ketë një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve. •Peleshi, tha se satelitët që Shqipëria ka dërguar në hapësirë mund të sigurojnë informacion edhe për kompanitë private që do të shfaqin interes.• Ai shtoi se imazhet më pas përpunohen më gjuhën e kuptueshme nga çdo institucion, por gjithsesi sipas tij procesi i edukimit të këtyre institucioneve për të kuptuar dhe vënë në përdorim të dhënat satelitore kërkon kohë. •I pyetur për ish-ministrin Arben Ahmetaj, Peleshi tha se dje ishte në Kuvend, por nuk e zgjati më tej përgjigjen e tij.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ka biseduar me Ahmetajn? Peleshi-gazetarëve: Nuk është etike të më pyesni për kolegun, dje e kishit në parlament

VKM/ Manastirliu: Miratohet fondi për ndërmarrjet sociale. Peleshi:
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Peleshi refuzoi të komentojë zhvillimet e fundit që po ndodhin me kolegun e tij, ish-ministrin Arben Ahmetaj. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai u shpreh se nuk është etike të pyetet për këtë çështje, por shtoi se dje Ahmetaj ka qënë prezent në Kuvend.

Pyetja: A keni komunikuar me kolegun tuaj, Ahmetajn?

Peleshi: Nuk është etike që të më pyesni për një koleg tjetër, dje për shembull ka qënë në Kuvend.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Hetimi ndaj socialistit ka nisur si pasojë e bashkimit të dy procedimeve penale, një nga të cilët është procedim i ndarë nga hetimi i SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit; e këtij të fundit i është shtuar edhe kallëzimi i bërë nga gazetari Adriatik Doçi, i cili ngrinte dyshime për disa shkelje nga ish-zv.kryeministri. Për çështjen e parë, Ahmetaj po akuzohet për procedurën e ndjekur nga Ahmetaj për dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave të projektit të ndërtimit të inceneratorit dhe dakordësinë e Ministrisë së Financave për ta ndërtuar përmes negocimit pa shpallje./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Çfarë po ndodh me satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”? Peleshi jep informacion: Kemi marrë imazhet e para

VKM/ Manastirliu: Miratohet fondi për ndërmarrjet sociale. Peleshi:
Niko Peleshi

TIRANË- Shqipëria ka marrë imazhet e para nga dy satelitët e lëshuar. Kështu deklaroi ditën e sotme ministri Niko Peleshi, përballë gazetarëve. Ai u shpreh se kanë marrë fotografi nga agjensia për informacionin gjeohapësinor, si dhe bëri të ditur se po punojnë për të përditësuar imazhin vjetor të Shqipërisë.

"Është fillimi, natyrisht nga janari, sapo ato janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Në marrin çdo javë imazhe. Marrim imazh nga dy satelitët, të cilat përpunohen  nga ASIG. Aty kemi një staf të specializuar, që po dedikohet për përpunimin e iamzherisë. Do shtohen në numër dhe trajtimi me pagë do shtohen. Kjo merr imazhet satelitore dhe I përpunon ato me gjuhën e përdorshme dhe të kuptueshme nga çdo institucion.  Bashkitë mund të përdorin imazhienrinë në një të afërme të afërt. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht. Është ASIG që po i përpunon ato dhe është edhe në varësi edhe të motit, por imazhet janë periodike. Katër herë në javë marrim imazhe"

Peleshi shpjegoi se në punën rutinë, fotografohet një shirit prej 5 kilometrash nga veriu në jug derisa të mbulohet me fotografim i gjithë territori i vendit. 

“Kemi dy korsi pune. Një korsi është puna rutinë që do të thotë, çdo ditë bëjmë nga një segment të Shqipërisë fotografi. Teknikisht po e shpjegojmë. Fotografohet një shirit që i bie nga veriu në jug të Shqipërisë, prej 5 kilometrash. Puna rutinë është që marrim një 5 kilometërsh po themi në çdo fotografim derisa të mbulojmë të gjithë Shqipërinë. Pra ne vazhdimisht do të punojmë për imazhin vjetor, po e them kështu, të Shqipërisë, i cili është i përdorshëm nga kushdo, por edhe me detyra specifike. Pra nëse në një zonë të caktuar, gjatë gushtit, Ministria e Mbrojtjes s’ka nevojë të monitorojë Karaburunin, jugun e Shqipërisë, çdo ditë dhe ditë pas dite, ne do ta bëjmë këtë në mënyrë të posaçme. Korsia tjetër janë me porosi nga institucione të ndryshme”, tha Peleshi.

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshuan në hapësirë në fillim të këtij viti. Nisja e tyre u bë nga Spache Launch Complex nëpërmjet Falcon 9. Kontrata e Shërbimit Satelitor u nënshkrua në fund të muajit Shtator të vitit 2022.

3 VITE ME PARE

Peleshi: Kemi miratuar një projektvendim që sjell mbështetje në rast emergjencash si dhe gjetje shkencore

VKM/ Manastirliu: Miratohet fondi për ndërmarrjet sociale. Peleshi:
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se Këshilli i Ministrave ka Miratuar një projektvendim sot për mbështetje në rast emegjencash. Gjatë një deklarate për gazetarët, pas mbledhjes, Peleshi ka theksuar se ky projektvendim mbulon 6 risqe kryesore, por ndihmon dhe pjesën ekonomike, pasi ul kostot. 

"Sot është miratuar një projektvendimi i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Është një projektvendim dhe na sjell jo vetëm mbështetje në rast emergjencash, por edhe gjetje shkencore se si përballohen emergjencat. Në këtë projektvendim janë 6 risqe kryesore, kjo na ndihmon edhe për ekonominë. Duke shtuar edhe databazën që do të shtohet, do të kemi një big data ku të përmblidhen të gjitha. Me pak burime do ti kemi të gjitha. Kjo është një futje në një fazë të re, Ky do të jetë viti i Mbrojtjes Civile," tha Peleshi.

3 VITE ME PARE

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, Manastirliu: Kusht punësimi i individëve të skemave të mbrojtjeve sociale

VKM/ Manastirliu: Miratohet fondi për ndërmarrjet sociale. Peleshi:
Ogerta Manastirliu

TIRANË-Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes se qeverisë, vendimet që kanë të bëjnë me politikat e e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale për kategoritë në nevojë.

Manastirliu tha se me anë të subvencionit, do të bëhet e mundur që kategoritë në nevojë të punësohen në këto ndërmarrje dhe të paguhen nga shteti me një rrogë minimale, po ashtu edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 3 vitet e arshme.

“Sot kemi miratuar një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Format e mbështetjes përmes subvencionin do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse. Një ndër elementet përveç kritereve që duhet të plotësojnë është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale. Këto forma mbështetje vijnë në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave që janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por tashmë kanë mundësi të riintegrohen në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për të bërë të mundur integrimin dhe riintegrimin e familjeve që janë pjesë e programeve tona sociale”, tha Manastirliu.

vkm 24 mars 2023 niko peleshi ogerta manastirliu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin