LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Problemet me votën e diasporës/ Rama: Mos rrini pa votuar! Topalli: Zarfet në duart e PS, të verifikohen dyshimet për manipulim

• Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar nga Greqia që të marrin zarfet e votimit në pikat ku janë njoftuar dhe të kryejnë procesin zgjedhor. • Rama u shpreh se ka patur probleme me shpërndarjen e zarfeve, por shtoi se kompania tani e ka kaluar këtë problematikë dhe i ka vënë gjërat në vijë. • Ai u bëri thirrje të tërheqin zarfet të votojnë teksa vuri theksin se kjo është një mundësi historike pasi është hera e parë që diaspora voton. • Ai foli edhe në lidhje me marrvëshjen e pensioneve më Greqinë teksa tha se negociatat vazhdojnë. • Nga ana tjetër Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greqi po manipulohet. • Topalli i ka kërkuar KQZ dhe SPAK të verifikojnë dhe të nisin hetimet për këtë dyshim për krim zgjedhor. • Në fjalën e saj Topalli theksoi sot se këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Zarfet në duart e PS"/ Jozefina Topalli ngre alarmin për votën e diasporës në Greqi: Të verifikohen dyshimet për manipulim

Problemet me votën e diasporës/ Rama: Mos rrini pa votuar! Topalli:
Jozefina Topalli

TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greqi po  manipulohet. Topalli i ka kërkuar KQZ dhe SPAK të verifikojnë dhe të nisin hetimet për këtë krim zgjedhor. Në fjalën e saj Topalli theksoi se këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.

"Posta DHL ka bërë një nënkontraktim me të tjerë që nuk funksionon sipas ligjit dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore. Ditët e fundit ka një thyerje të normave ligjore dhe Kodit Zgjedhor në shumë vende të Greqisë. Kemi raste kur jo vetëm nuk dorëzohen më zarfat në shtëpi në mënyrë individuale por i cojnë email, i thonë të vijnë në pika më të afërta, që është një zyrë e lojrave të fatit ku shkojnë të marrin zarfin. Qytetarët nisen për të marrë zarfin dhe ato nuk e gjejnë më zarfin, por i thonë se zarfi nuk është këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë.

Në Itali një zonjë që punon në ambasadën shqiptare në Romë shkon e mbledh zarfa dhe dorëzon në mënyrë antiligjore. Kjo quhet Marjeta Mikeli. Është e pabesueshme. E kanë bërë dhe gjatë regjistrimit. kanë kaluar cdo masë. Por nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek. Shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacion kur marrin makina me qira nga Shqipëri dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat. Kemi rastin kur ish kryetari i komunës së Carcovës, zyrtar në bashkinë e Përmetit, i japin një shumë financiare dhe më pas ia plotëson vetë shqiptarëve fletën e votimit. E ka emrin Veli Mehmeti. Nuk është fenomen sporadik por është kthyer në normalitet. Njerëzit e PS janë kthyer si zyra të DHL," 
tha Topalli. 
  

1 VITE ME PARE

"Zarfet janë shpërndarë'", Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Mos rrini pa votuar, problemet që ka pasur kompania janë vënë në vijë

Problemet me votën e diasporës/ Rama: Mos rrini pa votuar! Topalli:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar nga Greqia që të marrin zarfet e votimit në pikat ku janë njoftuar dhe të votojnë. Rama u shpreh se ka patur probleme me shpërndarjen e zarfeve por shtoi se kompania tani e ka kaluar këtë problematikë dhe i ka vënë gjërat në vijë.

Ai u bëri thirrje të tërheqin zarfet të votojnë teksa vuri theksin se kjo është një mundësi historike pasi është hera e parë që diaspora voton. Rama shtoi se ata që kanë marrë zarfin të kthejnë në Shqipëri të votuar me numrin 5. Ai foli edhe në lidhje me marrvëshjen e pensioneve më Greqinë teksa tha se negociatat vazhdojnë.

 

"Desha të përcjell një mesazh për të gjithë ata që janë regjistruar në Greqi, të marrin zarfet dhe të mos lënë këtë mundësi historike. Eshtë një takim me histroinë për te kyçur Shqipërinë në shtëpine evropiane. Ka patur disa probleme, kompania ka vënë gjerat në vije. Zarfet janë shpërndarë dhe i keni informacionet dhe mos përtoni ti tërhiqni nga pikat e kompanisë. Nëse i keni marrë zarfet kthejini drejt Shqipërisë me numrin 5. Ky votim ka rëndësi sidomos për shqiptarët në Greqi që nuk kanë pasaportën dhe janë futur në ethet e pensioneve. Negociatat kanë nisur por nuk e dimë se kur do të përfundojnë," tha Rama.

 

vota e diaspores

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin