LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e 14-vjeçarit/ "Mund të mbyllim TikTok dhe Snapchat në Shqipëri", Rama: Parlamenti, një shkollë e hapur dhune

• Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Këshillin e Ministrave. • Përmes kësaj deklarate Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën Fan Noli në Tiranë. • Ai theksoi se janë në dilemë për të mbyllur aplikacionet TikTok dhe SnapChap në Shqipëri, ndërsa shtoi se nje tjetër mundësi është që të vendosin filtra në këto dy aplikacione për fëmijët dhe adoleshentët. • Kryeministri deklaroi se këto dy dilema do të hidhen në diskutim të gjerë dhe se vendimarrja do të jetë sa me demokratike. • Pas mbledhjes me qeverinë, kryeministri deklaroi po ashtu se po punojnë për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave. • Ai u shpreh se po punohet për një projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënëse për sigurinë dhe ndalimin e bullizimit. • Rama theksoi se fëmijët duhet që të mbrohen nga ekranët e telefonave si dhe të televizorave, teksa u shpreh se edhe salla e Parlamentit po ashtu është një shkollë e hapur dhune e nxitësi ndaj saj.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ata që derdhin lot krokodili janë nxitës të dhunës"/ Rama: Parlamenti është një shkollë e hapur dhune

Vrasja e 14-vjeçarit/ "Mund të mbyllim TikTok dhe Snapchat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çdo kush prej nesh duhet që të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijëve në vend. Duke folur për mediat, Rama theksoi se fëmijët duhet që të mbrohen nga ekranët e telefonave si dhe të televizorave.

Po ashtu Rama theksoi se salla e Parlamentit është një shkollë e hapur dhunë e nxitësi ndaj saj. Gjithashtu Rama shtoi se ata do të bëjnë çdo gjë për të lehtësuar fëmijët nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale.

"Gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të fronin për mbrojtjen e fëmijëve, nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda shkollës, dhe më pas në ekranet e TV ku shumica e tyre derdhin lot krokodili janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe nxitës të saj. Duke përfshirë edhe sallë e Parlamenti që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj.

I siguroj prindërit se unë personalisht në pjesën time të frontit së bashku me kolegët e qeverisë të bëjmë të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët tanë nga presioni i hatashëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur cilësinë e rrjeteve sociale. Pres me padurim rezultatin e këshillimit të prindërve lidhur me qasjen që duhet të zgjedhim për TikTok SnapChat apo të dyja bashkë. Nga hulumtimet tona janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe akteve të bullizmit deri dhe në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me përgjigje sa më efektiv," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do ngremë kontrolle në shkolla dhe klasa me kamera inteligjente

Vrasja e 14-vjeçarit/ "Mund të mbyllim TikTok dhe Snapchat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po punon për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave.Gjatë deklaratës për mediat, Rama theksoj se po punojnë për një projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënëse për sigurinë dhe ndalimin e bullizimit.



"Siç e kam lajmëruar që në fillimet viti shkollor, jemi duke punuar për ngritjen e nje sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase ne kuadrin e sistemit të ri kombëtare të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe qyteteve. Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të bashkuara, që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënës për sigurinë dhe ndalimin e bullzimit. Synojmë ta përmbyllim plotësisht për 20 muaj, po ashtu, hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistemi. Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Jemi në dilemë, të mbyllim TikTok dhe SnapChat në Shqipëri

Vrasja e 14-vjeçarit/ "Mund të mbyllim TikTok dhe Snapchat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën Fan Noli në Tiranë dy ditë më parë. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Rama theksoi se janë në dilemë për të mbyllur aplikacionet TikTok dhe SnapChap në Shqipëri. Po ashtu Rama tha se nje tjetër mundësi është që të vendosin filtra në këto dy aplikacione për fëmijët dhe adoleshentët. 

Kryeministri deklaroi se këto dy dilema do të hidhen në diskutim të gjerë dhe se vendimarrja do të jetë sa me demokratike.Rama theksoi se këto dy rrjete sociale përmbajnë një kërcënim real kundrejt fëmijëve dhe adoleshentëve. 

"Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjcar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku TikTok apo SnapChat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla. Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord. Garantimi I sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike.

Austria e Franca po diskutojnë vendosjen si kusht hapjen e një llogarie online të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre.Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt, Do e hedhin për diskutim për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh," tha Rama.

edi rama vrasja e martin canit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin