LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me thikë në kalanë e Beratit, autori me precedentë në Greqi, sherri nisi për kalin (EMRAT)

• Shqipëria është tronditur sot nga tre ngjarje të rënda brenda pak orësh. • Në Durrës djali vrau babain, në Tiranë picieri vrau kuzhinierin dhe në Berat një 63-vjeçar vrau me thikë një 42-vjeçar. • Bëhet me dije se rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, Kristo Mema, alias K. H, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, pas konfliktit ka goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, banues në Tiranë. • Si pasojë e palgëve të marra ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Po ashtu bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. • Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike dhe ka përfunduar në tragjedi. • Sakaq, autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi. • Pas disa orësh, policia gjithashtu ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili ishte tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices. • Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në sy të familjarëve në kalanë e Beratit, ja momenti kur autori shoqërohet në komisariat

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me
pamje nga arrestimi

BERAT- Janë publikuar pamjet kur 63-vjeçari Kristo Mema, autor i vrasjes me thikë në Berat, është shoqëruar në komisariat. Pas disa orësh kërkime, ai u arrestua nga policia teksa qëndronte i fshehur tek "Shpella e Memecit" përballë Urës së Goricës.

63-vjeçari qëlloi me thikë ditën e sotme 42-vjeçarin, Keli Hoxha, pas debatit për çmimin e fotove me kalin që bënë fëmijët e tij. Viktima ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe më pas nuk pagoi para. Ky ishte shkaku, ku nisi debati mes tij dhe pronarit të kalit, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Njoftimi i Policisë: 

Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari. Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Kush është Kristo Mema alias Kastriot Hoxha?

Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi. 63-vjeçari është i dënuar me 25 vite burg në Greqi për vrasje, ngjarje e ndodhur rreth 25 vite më parë. Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, pas vuajtjes së dënimit, kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri.

63-vjeçari kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi. Pas disa orësh kërkim, policia gjithashtu bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Ndryshoi emrin dhe u kthye në Shqipëri/ Kush është autori i vrasjes në Berat, Kristo Mema i dënuar me 25 vite burg në Greqi

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me
Kristo Mema

BERAT- Kristo Mema alias Kastriot Hoxha vrau sot në kalanë e Beratit Keli Hoxhën, 42-vjeç. Viktima ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe më pas nuk pagoi para. Ky ishte shkaku, ku nisi debati mes tij dhe pronarit të kalit, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Kush është Kristo Mema alias Kastriot Hoxha?

Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi. 63-vjeçari është i dënuar me 25 vite burg në Greqi për vrasje, ngjarje e ndodhur rreth 25 vite më parë. Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, pas vuajtjes së dënimit, kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri.

63-vjeçari kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi. Pas disa orësh kërkim, policia gjithashtu bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Vrau me thikë 42-vjeçarin për një kalë/ Arrestohet autori i krimit në kalanë e Beratit, ishte fshehur në shpellë

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me
Kristo Mema

BERAT- Kristo Mema, autori i vrasjes së 42-vjeçarit në kalanë e Beratit është arrestuar nga policia pas disa orës. 63-vjeçari, u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices.

Mema posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç. Ky i fundit ka debatuar me autorin për fotot me kalin dhe Mema më pas ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendngjarja./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Vrasja në Berat/ U bëri foto fëmijëve me kalin, por nuk pagoi para, autori vrau me thikë 42-vjeçarin në sy të familjarëve

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me
Foto ilustruse

BERAT- Ngjarja e rëndë e cila tronditi qytetin e Beratit, kishte si shkak mospagesën për një foto të bërë pranë kalit. 42-vjeçari Keli Hoxha, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga 63-vjeçari, ndodhej në kala me familjen e tij. Viktima ishte nën shoqërinë e nënës, bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

42-vjeçari Hoxha u ka bërë foto fëmijëve me kalin, për të cilin nuk kishte paguar para. Nisur nga kjo, 63-vjeçari Kastriot Hoxha ka debatuar me Keli Hoxhën, se pse nuk kishte paguar para se të bënte fotot. Pas kësaj Kastriot Hoxha ka goditur me thikë viktimën në sy të familjarëve të tij. Autori i ngjarjes së rëndë, rezulton me precedent penal në Greqi./Dosja.al

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vrau me thikë 42-vjeçarin pas sherrit për kalin, ky është autori i vrasjes në kalanë e Beratit

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me
Kristo Mema

BERAT- Personi që shihni në foto është Kristo Mema autori i vrasjes së 42-vjeçarit Keli Hoxha, në kalanë e Beratit. Bëhet me se sherri mes dy personave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë.

Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi. Gjithashtu bëhet me dije se 63-vjeçari i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati./Dosja.al

 

1 VITE ME PARE

Vrasja në kalanë e Beratit/ Autori me precedentë penalë në Greqi goditi për vdekje 42-vjeçarin, si nisi sherri për kalin (EMRAT)

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me
fotot ilustruese

BERAT- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Bëhet me dije se rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, Kristo Mema, alias K. H, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, pas konfliktit ka goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e palgëve të marra ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Po ashtu bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Sakaq, autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. Ndërkohë policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

1 VITE ME PARE

E rëndë në Berat/ 42-vjeçari vritet me thikë në kalanë e Beratit

Vrasja e tretë brenda pak orësh/ 42-vjeçari vritet me

BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një person është goditur për vdekje me thikë. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej personave ka goditur me thikë tjetrin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori është identifikuar si një 63-vjeçar me precedent kriminal për vrasje në Greqi me thikë dhe aktualisht po kërkohet nga forcat e policisë./Dosja.al

kristo mema keli hoxhën

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin