LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në Tiranë/ Braçe përplaset me gazetaren që po raportonte! Këlliçi: Patronazhistët u larguan me vrap

•Një zyrë e patronazhistëve të PS të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë është zbuluar nga gazetarët. • Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine. •Njëra prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. • Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së. • Gazetarja Ambrozia Meta po raportonte live një rast ku patronazhistë të PS-së po punonin fshehurazi në një zyrë që nuk kishte logo. • Brenda zyrës patronazhistët po punonin në tavolinë dhe kishin laptopë. • Ndërkohë teksa gazetarja raporton Braçe del nga zyra dhe i quan banditë dhe u kërkon të largohet. • Gazetarja më tej është shprehur se nuk largohet nga vendi ngjarjes. •Më pas ka ndodhur një përplasje mes deputeti, Erion Braçe dhe gazetares  Ambrozia Meta.  • Gjithashtu bëhet e ditur se brenda zyrës patronazhistët po punonin në tavolinë dhe kishin laptopë. • Në momentin kur mbërritën gazetarët e Syri Tv ata mbyllën derën dhe më pas u larguan me vrap, duke vendosur kapucë në kokë për të mos u identifikuar. • Teksa gazetarja raporton është kërcënuar nga Braçe. • Po ashtu teksa gazetarja raporton Braçe del nga zyra dhe i quan banditë dhe u kërkon të largohet. • Në vendngjarje ka mbërritur drejtuesi politik i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi, i cili ka telefonuar policinë disa herë për të mbërritur në vendngjarje, por erdhi vetëm pas më shumë se 1 orë me vonesë. • Sipas pamjeve të drejtëpërdrejta, në momentin që në zyrë ka mbërritur kamera e mediave, patronazhistët janë larguar me shpejtësi. 

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zyra e patronazhimit të PS-së në Tiranë/ Kadidatja e PD-së, Kalaja: Njoftuam policinë dhe vonuan 90 minuta! U dhanë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e ktimit zgjedhor

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në

TIRANË- Zyra e fshehtë e patronazhistëve tek rruga “Marko Bocari’ në Tiranë ka ngjallur tension deri në përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Ndërkohë opozita hedh dyshime se socialistët po përpiqen të zhdukin prova nga zyra që funksiononte si zyrë e fshehtë patronazhistëve socialistë.

"Një rast flagrant është dokumentuar pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" ku administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohen se zoterojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve. Tre përfaqësues zyrtare të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej në qendër të Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi i Edi Rames dëshmoi edhe një herë fytyrën e tij.Në vendngjarje mbërriti zv/drejtori i policisë së Tiranës" deklaron Adriana Kalaja. 

Sakaq Belind Këllici kërkon të evidentohet stafi i patronazhistëve.  

“Nuk e di cila është arsyeja që një drejtoresha e agjencisë së inovacionit vë kapucin e ia fut vrapit me laptop me vete” thotë ai.

 

1 VITE ME PARE

"Ikën me vrap me kapuça në kokë"/ Tensionet në zyrën e patronazhimit, Këlliçi: Është zyrë elektorale e padeklaruar! Po blinin vota me para

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në

TIRANË- Nje përplasjë mes PD-së dhe PS-së është regjistruar para pak orësh në një zyrë patronazhimi të socialistëve. Zyra e fshehtë tek rruga “Marko Bocari’ në Tiranë ka ngjallur tension deri në përplasje fizike mes mbështetësve të partive. Ndërkohë demokratët hedhin dyshime se socialistët po përpiqen të zhdukin prova nga zyra që funksiononte si zyrë e fshehtë patronazhistëve socialistë.

Belind Këlliçi deklaron se ajo është një zyrë elektorale e padeklaruar dhe e paloguar. Ai shton më tej se pa disa perosna me kapuça në kokë dhe me çanta në shpinë që po largoheshin me vrap. 

"Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap.

Janë konstatuar nga aktivistë të PD, është zyrë elektorale e padeklaruar, e paloguar dhe është zyrë e PS. Kemi marrë një denoncim që në këtë ambient po kryhej krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke intimiduar dhe shantazhuar votuesit në proces. Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, dera ka qenë e hapur. Ishin rreth 7 persona që punon me laptop, hartë në mur dhe lista.

Menjëherë i kanë bërë thirrje të dalin të deklarojnë çfarë po bëjnë, por kanë mbyllur derën. Braçe thotë që nuk i njoh këto persona, ti gjejë policia e shtetit në atë moment, kanë hequr hartat nga muri, kanë marrë gjërat që kanë pasur dhe ia kanë futur vrapit, janë filmuar nga mediat.

Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin nuk ka pse të marrë çantën në shpinë të vëre kapuçin dhe të ikë me vrap. Pak minuta pasi ndodhi, ka ardhur Braçe duke pretenduar se është xzyra e tij e punës, zyra personale. Erdha këtu, gjeta një situatë të rënduar mes aktivitëve të PS dhe një personi me precedent kriminal që mbronte Braçen. Kemi telefonuar 6 herë policinë e shtetit, nuk merrnim përgjigjen," tha Belind Këlliçi.

1 VITE ME PARE

Incident te qendra e votimit “Petro Nini”, policia shoqëron tre persona 

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar tre persona të cilët janë përfshirë në një konflikt në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Gjithashtu pak minuta më parë, ka qenë PD e cila përmes një video të publikuar ka denoncuar disa persona në shkelje me ligjin të cilët dyshohen se zotëronin materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare. Po ashtu PD thotë se tre përfaqësuesit zyrtarë të saj kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Pas disa telefonatash dhe mbi një orë vonesë, mbërrin policia në zyrën e patronazhimit në Tiranë

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në
Foto ilustruese

TIRANË- Tensione të shumta janë regjistruar disa orë më parë në një zyrë patronazhimi të Partisë Socialiste në kryeqytet. Mësohet se është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Bëhet me dije se forcat e policisë kanë mbërritur pas 90 minutash dhe i janë dashur mbi dhjetë telefonata që t'i çonin në vendin e ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ U kapën nga mbështetësit e PD-së, momenti kur patronazhistët socialistë largohen 'skëterrë' nga zyra

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në

TIRANË- Një zyrë të patronazhistëve të PS të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë janë zbuluar nga gazetarët. Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

 
 

“Nje rast flagrant eshte dokumentuar prane shkolles “Petro Nini Luarasi” ku administrata shtetërore ne shkelje me ligjin dyshohen se zoterojne materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare per te tjetërsuar vullnetin e votuesve. 3 përfaqësues zyrtare te Partisë Demokratike kane njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej ne qendër te Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohen e nevojshme për te manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi I Edi Rames dëshmoi edhe nje here fytyrën e tij”, thuhet ne denoncimin e PD.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Sherr masiv në Tiranë mes demokratëve dhe zyrtarëve të PS-së, policia 'injoron' thirrjet e Belind Këlliçit

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në
Pamjet

TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Sherri ka ndodhur mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së, pasi këta të fundit kishin hapur një zyrë patronazhimi në këtë zonë. 

Në vendngjarje ka qenë dhe Drejtuesi i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi, i cili ka telefonuar policinë disa herë, por nuk ka shkuar asnjë patrullë. Ndërkohë që policia thotë patjetër që do vijmë, ndërkohë që nuk paraqitet asnjë patrullë.

"Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në një orë," tha Këlliçi.

 

Sherri mes të pranishmëve aty ka vijuar në fyerje dhe në prekje fizike ku në qendër ishte deputeti socialist Erion Braçe. Pak me herët u larguan me vrap nga aty disa patronazhistë që e përdornin atë zyrë të paidentifikuar vetëm për të intimiduar dhe manipuluar votat.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës, presion votuesve, godet dhe qytetarin që po i filmonte

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në
Pjesë nga videoja

GJIROKASTRA- Drejtori i Tatimeve të Gjirokastrës Meto Rukoështë "kapur mat" duke ushtruar presion ndaj votuesve. Në një moment ai ka pikasur një qytetar që po e filmonte dhe e ka godituar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zinxhira ku drejtori i Tatimeve, Meto Ruko ndodhej më pak se 30 metra larg qendrës votimit. Sipas informacioneve, gjatë filmimit me celular, një tjetër person i cili shoqëronte drejtorin Ruko, ka goditur qytetin nga pas.

1 VITE ME PARE

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në Tiranë, mes tyre drejtoresha e agjencisë së Ekselencës

Zbulohet zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në
Pamje nga zyra

TIRANË- Një zyrë të patronazhistëve të PS të cilët vepronin në mënyrë të fshehur në rrugën Marko Boçari në Tiranë janë zbuluar nga gazetarët. Me të parë kamerën e xhirimit patronazhistët brenda u larguan me vrap duke u përpjekur të fshiheshin që të mos identifikoheshin nga kamerat por dhe të merrnin cfarë kishin në atë zyrë klandestine.

Njëra prej tyre ishte Enkeljda Imeraj, drejtore e agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës. Një përfaqësues i PD-së bëri denoncim në policinë e shtetit për zyrën klandestine të fshehur të PS-së. Gazetarja Ambrozia Meta po raportonte live një rast ku patronazhistë të PS-së po punonin fshehurazi në një zyrë që nuk kishte logo.

Brenda zyrës patronazhistët po punonin në tavolinë dhe kishin laptopë  Teksa gazetarja raporton Braçe del nga zyra dhe i quan banditë dhe u kërkon të largohet. Gazetarja më tej është shprehur se nuk largohet nga vendi ngjarjes.

 

erion brace ambrozia meta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin