LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në Hawaii, 55 të vdekur dhe qindra të zhdukur. Shpallet fatkeqësi natyrore

•Numri i njerëzve të vdekur nga zjarret në Hawaii është rritur në 55 dhe qindra të tjerë thuhet se janë të zhdukur në ishullin Maui. • Guvernatori Josh Green thotë se zjarret janë "fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Hawait" dhe 80% e qytetit historik bregdetar Lahaina "është zhdukur". • Në Lahaina, turistët u detyruan të hidheshin në det rrinin në ujë për orë të tëra. • Dhjetëra mijëra vizitorë janë evakuuar ndërsa 11,000 njerëz mbeten pa energji elektrike në anën perëndimore të ishullit. • Zjarrfikësit janë duke luftuar për të kontrolluar zjarret e Maui, të cilat filluan të martën dhe u nxitën nga erërat kalimtare të uraganit Dora.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Jemi zemërthyer për miqtë tanë'/ Jason Momoa mbledh të ardhura për viktimat e zjarrit në Hawaii

Zjarret në Hawaii, 55 të vdekur dhe qindra të zhdukur. Shpallet
Jason Momoa

SHBA- Aktori i njohur Jason Momoa i cili vjen nga Honolulu, Hawaii, njoftoi se po bën një mbledhje fondesh për të prekurit nga zjarret në Maui. Teksa shprehet i shqetësuar për situatën dhe bilancin tragjik të viktimave, Momoa ka bërë një postim në Instagram, ku ka publikuar video dhe foto duke e shoqëruar me një mesazh. 

“Ne jemi zemërthyer për miqtë tanë në Maui, të cilët janë prekur nga zjarret e fundit. Lidhja në biografinë time me organizatat që ndihmojnë. Të martën, më 8 gusht 2023, një kombinim i tmerrshëm i thatësirës dhe një uragani çoi në zjarre të përhapura në ishullin Maui. Familjet u detyruan të evakuonin ishullin brenda një njoftimi të shkurtër, shumë prej të cilëve u arratisën vetëm me rrobat në shpinë. Informacionet për të lënduar dhe të vdekur ende vijnë. Qyteti i Lahaina është zhdukur. Shumë vende të tjera në Maui u prekën gjithashtu. Ne vazhdojmë t’i dërgojmë lutje këtij komuniteti të jashtëzakonshëm. Āina Momona po mban këtë mbledhje fondesh për të mbështetur komunitetin tonë Maui. Të gjitha fondet e mbledhura do t’i dhurohen Fondacionit të Komunitetit Hawaii Maui County Strong Fund për të mbështetur ndihmën ndaj fatkeqësive në Maui. Ne e përdorim këtë platformë ActBlue sepse dhurimi është i shpejtë dhe i lehtë dhe fondet na vijnë menjëherë, duke na lejuar t’i marrim ato fonde për familjet në nevojë më shpejt. Një numër i të gjitha parave të mbledhura përmes këtij grumbullimi të fondeve dhe shpërndarjes sonë në HCF do të postohen në faqen tonë të internetit", tha ai. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Momoa (@prideofgypsies)

3 VITE ME PARE

Bilanc TRAGJIK, shkon në 55 numri i viktimave nga zjarret në Havai

Zjarret në Hawaii, 55 të vdekur dhe qindra të zhdukur. Shpallet
Hawaiii

SHBA- Ka shkuar në 55 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në ishullin Maui, në shtetin e Havait ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave pritet të rritet.

Së paku 1 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Havai ka vendosur të ngrijë çmimet për të gjitha mallrat në këtë ishull. Ngrirja e çmimeve do të thotë se mallrat duhet të shiten më të njëjtin çmim që shiteshin para situatës emergjente.

Masa pritet të jetë në fuqi së paku deri në fund të muajit, dhe përfshin prodhime si ushqimi, uji, akulli, benzina, bateritë, gjeneratorët, materialet e ndërtimit dhe furnizimet mjekësore.

Zyrtarët thonë se do të duhen vite dhe miliarda dollarë që ishulli Havai të ringrihet pas shkatërrimit nga zjarret që prekën anën perëndimore të ishullit. Qyteti turistik historik i Mauit, Lahaina, është bërë kryesisht hi.

Guvernatori Josh Green tha, pasi pa nga afër situatën, se Lahaina “është zhdukur tragjikisht”. Ai tha se “kur të shihni shkallën e plotë të shkatërrimit në Lahaina, do të tronditeni. Duket sikur ka shpërthyer një bombë.”

Guvernatori Green u bëri thirrje pronarëve të hoteleve dhe pronarëve të shtëpive që të strehojnë disa nga banorët të cilëve zjarri u shkrumboi gjithçka.

Ekipet e emergjencës në Lahaina po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar njerëzit që vdiqën në flakë, tha të enjten kryetari i bashkisë Maui, Richard Bissen.

Ai iu lut banorëve që nuk patën dëme në shtëpi nga zjarret, që të mos kthehen atje derisa derisa “të gjenden ata që humbën jetën”.

Tiffany Kidder Winn, një pronare biznesi në Lahaina, i tha agjencisë Associated Press se Lahaina “dukej si një zonë lufte, thjesht totalisht e shkatërruar”.

Personaliteti i njohur televiziv Oprah Winfrey, banore e ishulli Maui, vizitoi të enjten një qendër evakuimi në anën veriore të ishullit, ku shpërndau jastëkë, shampo, pelena dhe çarçafë.

Ajo tha se kishte qenë atje më parë për t’i pyetur të evakuuarit se për çfarë kishin nevojë. Zyrtarët thonë se zjarret në Maui pritet të jenë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e Havait, që nga një cunami i vitit 1961 që vrau 61 njerëz./VOA

3 VITE ME PARE

FOTOT- Hawaii "digjet" nga zjarret! Rritet bilanci: 53 të vdekur dhe 1000 të zhdukur

Zjarret në Hawaii, 55 të vdekur dhe qindra të zhdukur. Shpallet
foto ilustruese

SHBA- Ka shkuar në 53 numri i të vdekurve ndërsa mund të flitet për 1 mijë të zhdukur në Havai, për shkak të zjarrit bën të ditur autoritetet e Maui në një deklaratë të postuar në faqen e internetit, shkruajnë mediat e huaja.

Guvernatori Josh Green tha se zjarret janë "fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Havait". Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, shtoi Green.

Ishulli Lahaina është shkatëruar nga flakët, ku varkat në port u dogjën dhe tymi rri pezull mbi qytet. Bllok pas blloku nuk ka mbetur gjë tjetër veçse rrënoja dhe themele të nxira. Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji në ishull.

Presidenti Joe Biden tha se ka urdhëruar angazhimin e të gjitha mjeteve federale për të ndihmuar operacionet e kërkim shpëtimit dhe se Garda Kombëtare e Havait ka mobilizuar helikopterët Chinook për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Ndërkohë zyrtarët presin që zjarret të bëhen fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e shtetit që nga një cunami i vitit 1961 që vrau 61 njerëz në Big Island.

zjarret ne hawaii

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin