LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, hetim për zjarrvënie të qëllimshme në Lurë

• Ministria e Mbrojtjes raporton se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11 mbeten aktive. • Për neutralizimin e flakëve janë angazhuar qindra forca operacionale, efektivë të Forcave të Armatosura, mjete zjarrfikëse, si dhe helikopterë e avionë Air Tractor. • Ndërkohë në, Parkun Kombëtar të Lurës po zhvillohet një operacion i gjerë për shuarjen e zjarrit, ndërsa dyshohet se disa nga vatrat mund të jenë shkaktuar qëllimisht. • Mësohet se, Kryeprokurori i Dibrës ka shkuar personalisht në terren në Lurë, ku priten shoqërime personash dhe hetime për të përcaktuar përgjegjësit. • Bëhet me dije se, vatrat e zjarrit kanë përfshirë edhe zona të tjera si Cërriku, Mali i Dajtit, Kruja, Mirdita, Bulqiza, Mati, Puka, Shkodra, Vlora dhe Maliqi. • Në shumicën e zonave, hapja e korridoreve ndarëse dhe ndërhyrja e forcave nga ajri e toka kanë bërë të mundur mbrojtjen e banesave. • Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara, ndërsa monitorimi i territorit po vijon.

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Vijojnë aktive vatrat e zjarrit në Lurë dhe Malin e Dajtit, dhjetëra efektivë e mjete nga ajri në terren

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, hetim për
Foto ilustruese

TIRANË- Vatrat e zjarrit në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit vijojnë të mbeten aktive edhe gjatë ditës së sotme. Mësohet se, në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, me synim neutralizimin e plotë të flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve lokale.

Në Lurë, operacioni po vijon me praninë e 50 efektivëve të FA-së, të mbështetur nga dy avionë dhe një automjet zjarrfikës. Nga të dhënat e fundit konfirmohet se situata po monitorohet me imtësi dhe se banesat përreth nuk paraqesin rrezik.

Ndërkohë, një tjetër aksion po zhvillohet në Malin e Dajtit, ku 50 efektivë të tjerë po punojnë për shuarjen e vatrave me ndihmën e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Sa i përket vatrës përgjatë aksit Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër, autoritetet bëjnë me dije se ajo është vënë nën kontroll dhe po monitorohet vazhdimisht. Strukturat e angazhuara konfirmojnë se as në këtë zonë nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa punët vijojnë për izolimin e plotë të flakëve./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, hetim për
Foto ilustruse

TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të ri mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, Mbrojtja bën me dije se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Në Malin e Dajtit, po vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Në Abaze të Krujës, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren po punojnë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve

(16 gusht 2026, ora 14:00)

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

• Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

• Vakumone, Shëngjergj – Vijon puna me forcat e MZSH, vullnetarë dhe strukturat vendore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

• Abaze, Krujë – Zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren po punojnë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

• Gurë-Lurë, Dibër – Vijon operacioni në një perimetër të gjerë. Janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 forca policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH me 2 automjete zjarrfikëse, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

• Qafë Helmes, Dibër/Bulqizë – Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë 6 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë. Nuk ka rrezik për banesat.

• Bruç, Mat – Zjarri ka shtrirje të gjerë në një zonë shkëmbore me akses të vështirë. Në operacion janë 1 automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.

• Lufaj, Mirditë – Vijon puna me 20 forca për hapjen e korridoreve ndarëse, ndërsa në mbështetje është angazhuar edhe 1 helikopter i FA. Vatra mbetet aktive, por me intensitet më të ulët.

• Tharri, Mirditë – Vatra është vënë nën kontroll. Në terren janë 2 automjete zjarrfikëse, 8 efektivë MZSH, 8 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe 5 policë, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë.

• Fushë-Lajë, Pukë – Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë, megjithëse ka përhapje në sipërfaqe. Në operacion janë 2 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH dhe 16 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

• Rrjoll, Shkodër – Vatra ndodhet në terren të paarritshëm; situata monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së saj.

• Trevllazër, Vlorë – Vatra është nën kontroll, ndërsa MZSH vijon punën për shuarjen e plotë.

• Leminot, Maliq – Një vatër e re është evidentuar në sipërfaqe me barishte dhe shkurre; MZSH Maliq është në terren dhe po punon për shuarjen.

AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në të gjithë territorin./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

PAMJE/ Përfshihet nga flakët një parcelë me ullinj në Cërrik, rrezikohen disa banesa

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, hetim për
Pamje

CËRRIK- Një zjarr ka përfshirë një parcelë me ullinj në Lagjen Nr. 1, në periferi të Cërrikut. Flakët u përhapën më tej dhe rrezikuan banesa, pasi u favorizuan nga era e fortë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur përhapjen e flakëve./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Zjarri vijon të djegë Lurën/ Kryeprokurori i Dibrës shkon në terren, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, hetim për
Pamje

LURA- Situata me zjarret në vend vijon të mbetet problematike, ndërsa zjarri në Lurë vijon të jetë aktiv. Në lidhje me këtë, Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça ka shkuar në terren për të parë situatën në Parkun Kombëtar të Lurës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. 

Në kuadër të kësaj janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 forca policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH me 2 automjete zjarrfikëse, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Dyshohet se disa prej vatrave mund të jenë shkaktuar qëllimisht, ndërsa priten edhe shoqërime të personave që dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet pritet të përcaktojnë shkaqet dhe përgjegjësit për zjarret që kanë përfshirë masivin pyjet e Lurës./Dosja.al

ministria e mbrojtjes zjarret ne vend

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin