LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e Bulqizë, alarm për banesat! Aktivizohen vatra në Dragot, terreni malor vështirëson ndërhyrjen

• Shqipëria po përballet me disa vatra aktivë zjarri në zonat pyjore dhe kullota, ku kushtet klimatike dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e forcave të emergjencës. • Situata paraqitet kritike dhe zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me akacie e shkurre dhe po përhapet me shpejtësi drejt banesave. • Në terren po operojnë mjetet dhe trupat e MZSH-së nga Librazhdi, Elbasani, Gramshi e Cërriku. • Ndërsa në Bulqizë, vatra mbetet aktive prej më shumë se 35 orësh. • Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja nga toka është e pamundur, ndërsa ditën e djeshme u desh ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë. • Autoritetet e Qarkut Dibër kërkojnë sërish mbështetje nga ajri pasi rrezikohen shtëpitë. • Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Më tej raportohet se, flakët e favorizuara nga era po përhapen drejt Malit të Çikës. • Në operacion janë angazhuar zjarrfikësit, dy helikopterë dhe një avion për zonat e paaksesueshme. • Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për vënien e qëllimshme të zjarrit. • Gjithashtu në Maliq, është regjistruar një vatër në një sipërfaqe me pyje e kullota, por mjetet zjarrfikëse kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll dhe po punojnë për shuarjen e plotë. Një vatër masive zjarri po vijon prej disa orësh mbi fshatin Dragot, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe dinoptike dinë terrenin e vështirë malor. • Era e fortë që fryn në zonë po favorizon me ritme të shpejta avancimin e vatrës, duke ndërlikuar skajshmërisht punën e ekipeve të shpëtimit. • Për izolimin e flakëve janë mobilizuar në terren të gjitha forcat zjarrfikëse të Qarkut të Gjirokastrës, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura.

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri në Dragot vijon aktiv! Era e fortë përhap flakët në terrenin malor, forcat zjarrfikëse e ushtria në ndërhyrje me pompa

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e
pamje nga zjarri

GJIROKASTËR-  Një vatër masive zjarri po vijon prej disa orësh mbi fshatin Dragot, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe dinoptike dinë terrenin e vështirë malor.

Era e fortë që fryn në zonë po favorizon me ritme të shpejta avancimin e vatrës, duke ndërlikuar skajshmërisht punën e ekipeve të shpëtimit.

Për izolimin e flakëve janë mobilizuar në terren të gjitha forcat zjarrfikëse të Qarkut të Gjirokastrës, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura.

Për shkak të terrenit të thyer malor ku mjetet motorike e kanë të pamundur depërtimin, ndërhyrja e efektivëve po kryhet manualisht me pompa shpine, në një përpjekje intensive për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shmangur rrezikun ndaj zonave të banuara./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Aktivizohet një vatër zjarri mbi fshatin Dragot në Tepelenë, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e
pamje nga zjarri

TEPELENË- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbi fshatin Dragot, në zonën e Tepelenës.

Nga pamjet e siguruara, flakët duket se po përhapen në drejtim të malit. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa edhe shërbimet e Policisë ndodhen në terren.

Ndërkohë, puna vijon për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit./Dosja.al

 

 

 

2 MUAJ ME PARE

Vatra e zjarrit në Vranisht/ Policia ndalon një person të dyshuar për zjarrvënien, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e
Zjarri në Vranisht

VLORË- Policia ka ndaluar një person të dyshuar si shkaktar i vatrës së zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë. Sipas informacioneve paraprake, ai është shoqëruar si i dyshuar për vendosjen e zjarrit qëllimisht, ndërkohë grupet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Situata në terren po monitorohen nga forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit. Në operacion janë angazhuar dy helikopterë dhe një avion, kryesisht në zonat e vështira për tu ndërhyrë me mjete tokësore./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Vatra e zjarrit në Librazhd shfaqet kritike, flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen banesat

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e
Zjarri në Librazhd

LIBRAZHD- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë administrative Hotolisht, në bashkinë Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre. Zjarri ka mbuluar një sipërfaqe të madhe të zonës, dhe është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga bimësia e thatë. Situata shfaqet kritike, pasi banesat në afërsi të vatrës rrezikojnë të preken.

Në terren janë angazhuar forcat e shërbimit të MZSH-së nga Librazhdi, Elbasani, Gramshi, Cërriku dhe dhjetëra mjete të zjarrfikëses. Lufta me flakët vijon nga forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e vatrës në mënyrë që të mos preken banesat e zonës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e
Zjarri në Vajkal

BULQIZË- Vatra e zjarrit e regjistruar më fshatin të Vajkal të Bulqizës vijon të mbetet aktive prej 35 orësh. Sipas informacioneve paraprake, punonjës të Bashkisë Bulqizë, Emergjencat Civile, Policia dhe shërbimet pyjore po luftojnë për shuarjen e flakëve. 

Terreni i vështirë malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa ditën e djeshme për izolimin e vatrës kanë ndërhyrë nga ajri dy helikopterë. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm, kjo për shkak të vatrave të ndezura në zonë të ndryshme. 

Autoritetet e Qarkut Dibër u bëjnë thirrje strukturave përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri,pasi zjarri rrezikon të prekë banesat./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vatër zjarri në Vranisht, era përhap flakët drejt Malit të Çikës

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e
Zjarri në Vranisht

VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë janë përhapur me shpejtësi.

Forcat e shërbimit zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrës së zjarrit, ndërsa mësohet se flakët po përhapen në zonën e Malit të Çikës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vatër zjarri në fshatin Plovisht, shkaqet ende të paqarta

Zjarret në vend/ Përparojnë flakët në Librazhd e
Zjarri në Plovisht

KORÇË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit.

Deri më tani situata nuk paraqitet kritike, dhe vatra është vënë nën kontroll, teksa ende vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet verifikimi i tyre pas angazhimit në terren./Dosja.al

zjarret ne vend librazhd bulqize

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin