LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin pyjor në Tërbun të Pukës, rrezikohet ‘kurora’ e qytetit! Situata problematike edhe në Fier (PAMJET) 

• 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. • Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter. • Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet. • Vatrat aktive janë edhe në Qarkun Shkodër dhe në Kulumri të Fushë-Arrëzit. • Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. • Edhe në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje. • Sa i përket zjarrit në Tërbun të Pukës, flakët janë përhapur masivisht, pasi janë favorizuar edhe nga era e forte, e cila ka përkeqësuar situatën. • Fatmirësisht deri në keto momente nuk rrezikohen banesa, por autoritet vendore kërkojnë mbështetje pasi era e fortë po përkeqëson situatën. • Në Tërbun, ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh. • Edhe disa ditë më parë, zona u përfshi nga një tjetër zjarr i përmasave të mëdha, i cili dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe. • Zjarri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor. • Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit. • Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve

8 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra ditën e sotme, 11 aktive dhe 7 nën monitorim

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin
foto ilustruese

TIRANË- 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter. Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet.

Vatrat aktive janë edhe në Qarkun Shkodër dhe në Kulumri të Fushë-Arrëzit. Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. Edhe në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, përfshirë kapacitete tokësore dhe ajrore.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes - përditësim mbi situatën e zjarreve. Përmbledhje e situatës së zjarreve – 6 shtator 2026, ora 20:00. Gjatë ditës janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive, 7 janë nën mbikëqyrje dhe 2 janë fikur.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, përfshirë kapacitete tokësore dhe ajrore.

Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter; si dhe në Kryezi të Kavajës, ku krahas forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor.

Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetje edhe nga dy helikopterë të FA.

Në Qarkun Shkodër, zjarri Bardhaj–Myselim mbetet aktiv, në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarët dhe FA, përfshirë 2 helikopterë. Aktiv mbetet edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit, Tërbun të Pukës dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. Në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin
pamjet

TIRANË- Pamje dramatike janë publikuar nga zjarri në masivin pyjor të Tërbunit, mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në pamje, flakët janë përhapur masivisht, pasi janë favorizuar edhe nga era e forte, e cila ka përkeqësuar situatën. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 mjete zjarrfikëse, 1 mjet fadrome, 15 efektiv zjarrfikes,  20 punonjës sherbimesh të forcave të policisë 6.

Fatmirësisht deri në keto momente nuk rrezikohen banesa. Autoritet vendore kërkojnë mbështetje pasi era e fortë po përkeqëson situatën. Në Tërbun, ky është zjarri i dytë brenda pak ditësh. Edhe disa ditë më parë, zona u përfshi nga një tjetër zjarr i përmasave të mëdha, i cili dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe.

Zjarri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor. Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit. Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së flakëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin
pamjet

ELBASAN- Një vatër zjarri ka rënë pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar edhe dy banesa. Për izolimin e flakëve janëizoluar tre mjete dhe 12 efektivë.

Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin e zjarrit dhe pengimin e përhapjes së tij drejt zonës së banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatra është neutralizuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin

FIER- Një vatër zjarri masive po përhapet me shpejtësi në zonën e Semanit, në Fier, i favorizuar nga era e fortë. Situata paraqitet problematike, ndërsa ekipet zjarrfikëse të Fierit vijojnë prej orësh operacionin për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Shërbimet e emergjencës po punojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera të pyllit. Po ashtu, era e fortë po vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen dhe po favorizon përhapjen e zjarrit. Fatmirësisht, deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin
pamjet

SELENICË- Një vatër zjarri ka rënë në kodrat e fshatit Peshkëpi, në territorin e bashkisë Selenicë. Flakët janë shfaqur në një zonë kodrinore, ku mbizotëron bimësia shkurrore, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa pritet ndërhyrja e zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa mbetet për tu parë nëse zjarri do të përhapet drejt zonave të tjera./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 32 vatra, 11 janë ende aktive

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin
Zjarret

TIRANË- 32 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive, 5 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 16 janë shuar.

Vëmendja kryesore është përqendruar në vatrat problematike në Dajt, Bardhaj të Shkodrës dhe Fier. Në Dajt po ndërhyjnë 77 forca ushtarake dhe një helikopter, ndërsa në Bardhaj operacioni vijon me forca zjarrfikëse, shërbimin pyjor, emergjencat civile dhe mbështetjen e FA-së.

Situata mbetet aktive edhe në Fier, ku janë angazhuar dhjetëra forca, mjete zjarrfikëse, një helikopter dhe një avion Air Tractor. Ndërkohë, zjarri në Himarë është shuar pas një operacioni të gjerë ku morën pjesë forca zjarrfikëse, bashkiake, policore, vullnetarë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë fikur. Për përballimin e situatës është realizuar një angazhim i gjerë operacional në nivel kombëtar, me 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon.

Angazhimi kryesor është përqendruar në vatrat më problematike. Në Malin e Dajtit, krahas strukturave bashkiake, sot janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Në Bardhaj të Shkodrës, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat e emergjencave civile, si dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter, ndërsa sot operacionit i shtohen 33 forca dhe 1 ambulancë. Në Fier, janë përfshirë 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 forca të tjera, si dhe 90 ushtarakë, 1 helikopter dhe 1 Air Tractor. Sot vijon mbështetja me 33 forca.

Operacioni në Himarë është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 forca policore dhe 180 efektivë të FA me 2 helikopterë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin
Zjarr

SHKODËR- Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar.

Pamjet nga zona tregojnë përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit.

 

Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Zjarret në vend/ Flakët "përpijnë" masivin
Zjarri

FINIQ- Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq. Flakët përfshinë katër kioska private tregtimi, të cilat u dogjën plotësisht.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën tre mjete zjarrfikëse, si dhe dy mjete të Policisë së bashku me forcat policore. Për rreth dy orë zjarrfikësit luftuan me flakët, ndërsa rreth orës 02:00 zjarri u arrit të shuhet. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike./Dosja.al

zjarret ne vend

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin