Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Krujës, duke sjellë përkeqësim të rëndë të situatës në terren dhe duke vënë në rrezik serioz zonat e banuara. • Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë edhe me helikopter nga ajri. • Policia ka arrestuar në flagrancë 73-vjeçarin Qemal Berhami, i cili dyshohet se ndizni zjarr pranë banesës së tij për të djegur bar, por flakët i dolën jashtë kontrollit. • Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, konfirmoi ndalimin e autorit dhe theksoi se ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore. • Ndërkohë, Bashkia e Krujës ka lëshuar një urdhër urgjent evakuimi për zonat e Barabit dhe Llubanit për të garantuar sigurinë e banorëve. • Operacioni në terren po drejtohet nga Mbrojtja Civile, zjarrfikëset dhe Forcat e Armatosura, të cilët po punojnë intesivisht për izolimin e vatrave.
3 artikuj për këtë temë.
KRUJË- Bashkia e Krujës ka lëshuar një urdhër urgjent evakuimi për banorët e zonave të Barabit dhe Llubanit, si pasojë e situatës kritike të krijuar nga përhapja e shpejtë e flakëve të zjarrit.
Operacioni po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, strukturat e Qarkut Durrës, emergjencat ciivle, si dhe me mbështetjen e efektivëve të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë menjëherë me strukturat në terren, duke i dhënë prioritet absolut evakuimit të fëmijëve, personave të moshuar, individëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara.
Postimi:
"URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË
Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë. Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.", njofton Agjencia./Dosja.al
KRUJË- Një 73-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Krujës, pasi dyshohet si shkaktar i zjarrit masiv që ka përfshirë malin e Krujës dhe ka vënë në rrezik zonat e banuara. Sipas autoriteteve, i arrestuari me iniciale Q. B., banues në lagjen “Abaze”, kishte ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij për të djegur një sasi bari.
Për shkak të erës dhe kushteve në terren, flakët kanë dalë shpejt jashtë kontrollit dhe janë përhapur në drejtim të pyjeve, duke detyruar ndërhyrjen urgjente të strukturave të shtetit.
Për shkak të rrezikut të afërt për jetën, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me strukturat e emergjencave kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin pranë vatrave të zjarrit. Ndërkohë, operacioni në terren vijon intensivisht me forca tokësore dhe ndërhyrje nga ajri për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Njoftimi i Policisë:
"Krujë/ Ndezi zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në drejtim të malit të Krujës, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në lagjen “Abaze”, Krujë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Q. B., 73 vjeç, banues në lagjen “Abaze”, Krujë.
Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuara.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.
Falë angazhimit të forcave në terren, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, ku po ndërhyhet me forca tokësore dhe me mbështetje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.", njofton Policia./Dosja.al
KRUJË- Është vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në Krujë, një vatër e rrezikshme që ka vënë në rrezik banesat e zonës dhe ka mobilizuar strukturat e shtetit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ka theksuar se i dyshuari do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale.
Sipas ministrit, me kërkesë të pushtetit vendor, Policia e Shtetit ka marrë masa urgjente për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së flakëve, si masë e domosdoshme parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.
Postimi i ministrit:
"Vijojmë të ndjekim nga afër konfliktin e problemit me zjarrin në Krujë, që është edhe kjo radhe është nga dora e njeriut. Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me mua të rëndë ligjore për këtë për vepër penale. Në vijim të qeverisës së pushtetit vendor, strukturat policore kanë marrë masat për evakuimin e tyre në afërsi të vatrës së zjarrit. Forca është në terren dhe çdo mjet është në përfundimin e neutralizimit të rrezikut.", shkruan Lamallari./Dosja.al