LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës: Protesta kundër korrupsionit dhe për arsim cilësor është proevropiane, dhuna ndaj të miturve jo

• Ndërkombëtarët kanë reaguar lidhur me protestat në Shqipëri dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj studentëve dhe mediave. • Ambasadori Jan Braathu, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë mbulimit të protestave në Shqipëri. • Braathu u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara dhe policia t’i mundësoj gazetarëve raportim të sigurt. • Edhe Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka mbështetur protestat studentore, duke theksuar se ata po kërkojnë llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të mbështetur te demokracia dhe shteti i së drejtës. • Kovatchev nënvizon se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta për të sfiduar në mënyrë paqësore pushtetin të mbrohet. • PPE gjithashtu nënvizon se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet plotësisht, ndërsa çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet në mënyrë të hollësishme. • Mbështetje për protestën studentore ka shprehur edhe Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, i cili ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestuesit po rrezikojnë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. • Eurodeputeti kritikon gjithashtu qëndrimin e qeverisë ndaj protestuesve, duke deklaruar se pas 13 vitesh në pushtet, Rama po i cilëson ata si ekstremistë në duart e të huajve dhe po kërcënon me anulimin e bursave dhe arsimit falas. • Waitz përmend edhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe topave të ujit ndaj protestuesve, duke i cilësuar këto veprime si në kundërshtim me vlerat evropiane. 

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë dhe të kërkojë llogari"/ Senatorja amerikane: Qeveria të mbrojë qytetarët nga dhuna e tepruar policore

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës:
Elissa Slotkin

TIRANË- Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për protestat në vend, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre. Ajo i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të respektojë shtetin e së drejtës, të parandalojë përdorimin e tepruar të forcës policore dhe të luftojë korrupsionin.

Gjatë fjalë së saj, Slotkin u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore, ndërsa protestat studentore në Shqipëri janë përshkallëzuar pas pakënaqësive të akumuluara për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet në konvikte.

Reagimi i senatores amerikane Elissa Slotkin:

Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë telefonatash nga banorë të Miçiganit, të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri, si dhe në vende të tjera evropiane. Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e zgjedhur prej tij. Po ashtu, qeveria shqiptare ka detyrimin të respektojë shtetin e së drejtës, të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Të protestosh është pro europiane"/ Eurodeputeti austriak "shuplakë" Ramës: Të qëllosh me gaz, ujë e të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat evropiane

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës:

TIRANË- Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Waitz kundërshtoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestuesit po rrezikojnë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ai kritikon gjithashtu qëndrimin e qeverisë ndaj protestuesve, duke deklaruar se pas 13 vitesh në pushtet, Rama po i cilëson ata si ekstremistë në duart e të huajve dhe po kërcënon me anulimin e bursave dhe arsimit falas. Eurodeputeti përmendi edhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujin me presion ndaj protestuesve, duke i cilësuar këto veprime si në kundërshtim me vlerat evropiane.
 
Postimi i Eurodeputetit austriak, Thomas Waitz: 

Edi Rama thotë se “protestuesit po rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Më lejoni ta sqaroj se të protestosh për institucione që kanë kapacitetin dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin është proevropiane. Të protestosh për arsim cilësor është proevropiane. Po kështu, të protestosh për mbrojtjen e duhur të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu proevropiane.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama po u thotë protestuesve se janë ekstremistë në duart e të huajve dhe se do të anulojë bursat falas dhe arsimin falas. Ai po hedh gaz lotsjellës, po përdor topa uji dhe po ndalon minatorët. E gjithë kjo bie ndesh me vlerat evropiane.

Ne të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian si një shtet të së drejtës, që respekton të drejtat e qytetarëve, mbron zonat natyrore, dëgjon qytetarët e tij dhe respekton të drejtën e tyre për të protestuar. Kjo është rruga evropiane dhe shpresojmë që Shqipëria të jetë e gatshme ta ndjekë atë.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Protestat në Tiranë, Raportuesi i PPE për Shqipërinë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin 

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës:
Andrey Kovatchev

TIRANË- Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar lidhur me protestat studentore në Tiranë. Me anë të një postimi në "X", Kovatchev ka bërë thirrje që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht. Kovatchev thekson se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime, duke vënë në qendër të kërkesave të tyre llogaridhënien, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane.

Raportuesi i PPE-së kërkon gjithashtu mbrojtjen e së drejtës së të rinjve për të kundërshtuar paqësisht pushtetin. Ai shprehet ndër të tjera se Europa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane.

Postimi i Andrey Kovatchev:

Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet.

Liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga organet e zbatimit të ligjit, dhe të gjitha pretendimet duhet të hetohen në përputhje me procesin e rregullt ligjor dhe parimin e llogaridhënies. Europa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane.

Ndërsa protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë të revoltës, përplasjet me policinë vijojnë, ashtu si edhe akuzat dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe studentëve protestues. Të martën, OSBE-ja i bëri thirrje policisë të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve. Gjatë nëntë ditëve të protestës, studentët janë dhunuar barbarisht nga efektivët e policisë, ku këta të fundit i kanë qëlluar edhe me plumba gome në të gjithë pjesët e trupit, duke u rrezikuar jetën. Ndërkohë, rasti i këngëtarit, Capital T, është një tjetër shembull i tensioneve dhe presionit të raportuar gjatë protestës, ku nuk janë kursyer as figurat publike dhe as gazetarët. Studentët vijojnë të kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa situata mbetet e tensionuar./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"E drejta për protestë duhet të respektohet"/ PPE kërkon hetim për dhunën e policisë: Të veprohet në mënyrë proporcionale

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës:

TIRANË- Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet tërësisht. Me anë të një reagimi, PPE thekson se organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në çdo rast në mënyrë proporcionale, ndërsa tensionet aktuale në vend duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

Partia Popullore Europiane thotë gjithashtu se e ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Reagimi i EPP:  

E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet tërësisht, ndërsa organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në çdo rast në mënyrë proporcionale Tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vend./Dosja.al

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës:

 

1 MUAJ ME PARE

Protestat në vend/ OSBE: Të hetohet përdorimi joproporcional i forcës nga policia, të parandalohen incidentet...

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës:

TIRANË-  OSBE ka reaguar ndaj raportimeve për përdorim të dhunës nga Policia gjatë protestave studentore në Shqipëri, duke kërkuar nga autoritetet që të hetojnë incidentet e denoncuara. Ambasadori Jan Braathu ka theksuar nevojën për marrjen e masave për parandalimin e rasteve të tjera të dhunës gjatë protestave, si dhe vazhdimi i hetimeve për të gjitha rastet e dhunës joproporcionale të ushtruar nga policia gjatë tubimeve të fundit.

"Për të parandaluar incidente të tjera, OSBE inkurajon zbatimin e plotë të udhëzimeve ekzistuese të Policisë së Shtetit për sigurinë e gazetarëve. Gazetarët kanë raportuar dhe vazhdojnë të raportojnë në kohë reale protestat për largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Disa incidente serioze janë shënuar në këto protesta, ku ka pasur edhe raportime për dhunë ndaj reporterëve.", thotë OSBE ndër të tjera.

OSBE - Përfaqësuesi për Lirinë e Medias

"Raportimet e vazhdueshme për dhunë ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe për pengimin e tyre gjatë raportimit të protestave që po zhvillohen në Shqipëri, janë shqetësuese.

Liria e medias dhe e drejta e publikut për informim janë thelbësore për funksionimin e një shoqërie demokratike. Garantimi i sigurisë së gazetarëve është i domosdoshëm për mbrojtjen e këtyre parimeve, edhe gjatë demonstratave publike, ku gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirisht, në mënyrë të sigurt dhe pa ndërhyrje të pajustifikuara.

Këto parime pasqyrohen në Vendimin nr. 3/18 të Këshillit të Ministrave të OSBE-së për Sigurinë e Gazetarëve, i cili riafirmon angazhimet e shteteve pjesëmarrëse për mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e llogaridhënies për sulmet ndaj tyre. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë me shpejtësi dhe efektivitet të gjitha incidentet e raportuara, përfshirë pretendimet për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga policia.

Po aq e rëndësishme është parandalimi i incidenteve të tjera. Për këtë qëllim, inkurajoj autoritetet ligjzbatuese që të zbatojnë plotësisht udhëzimet ekzistuese të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve, duke garantuar që punonjësit e policisë të lehtësojnë raportimin e sigurt dhe pa pengesa gjatë tubimeve publike"./Dosja.al

Ndërkombëtarët  "shuplakë" Ramës:

OSBE PPE andrey kovatchev Thomas Waitz edi rama jan braathu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin