LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë

• Pedagogë dhe studentë të Mjekësisë janë solidarizuar me protestuesit, duke marshuar nga Fakulteti i Mjekësisë drejt Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Marshimi vjen në një kohë kur revolta studentore vijon prej ditësh, me të rinjtë që kërkojnë ndryshime dhe mbajnë përgjegjëse qeverinë për situatën në vend. • Me këtë veprim, pedagogët dhe studentët e Mjekësisë shprehin solidaritetin e tyre me protestuesit, duke e çuar zërin e tyre përtej auditorëve dhe në sheshin përballë Kryeministrisë. • Gjatë marshimit mejku Gent Stroni dhe për mediat se kjo protestë është shumë e drejtë, pasi po flitet për kushte më të mira të studentëve dhe për një shkollim dhe një edukim më të mirë. • Ai theksoi gjithashtu se dhuna është e papranueshme aq më tepër ndaj një brezi të ri siç janë studentët.

9 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

"Rama u tallën me protestën paqësore”/ Studenti i Mjekësisë i prekur: Kam humbur nënën nga kanceri, ka mungesa në trajtimet në Onkologjik dhe kimioterapitë(VIDEO)

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË- Një student i sapodiplomuar për Mjekësi të Përgjithshme i është bashkuar protestës së sotme, ku ka ngritur shqetësimet e studentëve dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët në sistemin shëndetësor. I riu kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë akuzoi mazhorancën se nuk ka adresuar shqetësimet e ngritura nga studentët gjatë protestave.

I prekur emocionalisht, studenti foli edhe për humbjen e nënës së tij nga kanceri i gjakut, duke ngritur shqetësime për mungesat në trajtimet onkologjike dhe kimioterapitë që ofrohen në vend. Ai përmendi edhe problematikat e shërbimit onkologjik, duke treguar përvojën e tij personale dhe vështirësitë me të cilat është përballur familja e tij.

 

“Unë jam i sapodiplomuar për mjekësi të përgjithshme, ky ishte solidaritet që mund të ofrojmë sepse kemi parë për mbi 130 ditë me revolucionin e flamingove pame edhe lëvizjen e studentëve që u cilësuar si e dhunshme, por pamë një përbuzje që është ende sot nga pjesa e mazhorancës dhe në veçanti nga kryeministri. Nuk janë adresuar problematikat që studentët ngrenë. Ka ardhur momenti që të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jemi në këto problematika sepse kjo mazhorancë nuk e ka bërë atë që duhet të bënte…Kemi problematikën e Onkologjikut, unë timë më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe nuk e ndjej që kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesë e trajtimeve dhe kimioterapitë që ofrohen”, tha ai./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Ju bashkuan protestave të studentëve/ Flet Mjeku: Nuk do të donim të ngjisnim kockat, përfshirë edhe të policëve

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË- Mjeku Gentian Stroni në mbështetje të studentëve ka deklaruar se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë të rinjve për situatën e krijuar, ndërsa vlerësoi qëndrimin e tyre përballë politikës.

Ai u ndal edhe te dhuna gjatë protestave, duke theksuar se studentët nuk duhet të goditen dhe se mjekët nuk dëshirojnë të përballen me pasoja të tilla, as te protestuesit dhe as te punonjësit e policisë.

“Ne do të ecim në hapat e studentëve. Gjenerata ime duhet t’i kërkojë ndjesë këtyre të rinjve për shkak të politikës së vjetër. Kjo rini i jep leksione gjithë politikës. Politika e vjetër ka ardhur koha t’i lërë terren rinisë. Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, përfshin të gjithë punonjësit. Çelësi i suksesit është të bëhen të ndërgjegjshëm të gjitha palët. Studentët nuk duhet të goditen ne nuk do donin të ngjisnim kockat e shqiptarëve përfshirë edhe policisë. Është koha e rinisë për të udhëhequr këtë vend”, pohoi mjeku./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Rama e bëri trafikant/ Studenti i ekselencës i 'çjerr maskën': Jam me mesatare 10(VIDEO)

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË- Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në një deklaratë nga protesta e 11-të, Sulejmeri i ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0.

Ai ka treguar edhe notat e tij, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si kryeministri po i trajton të rinjtë që marrin pjesë në protestat antiqeveritare. Studenti i ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri më herët i ka etiketuar të rinjtë edhe si “neokomunistë”.

Sulejmeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku, sipas tij, ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë. Studenti është shprehur skeptik për funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se nuk dëshiron të humbasë kohë me denoncime që i konsideron të kota.

 

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0. Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, pohoi studenti.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një listë me identitetet e disa prej protestuesve, që sipas Ramës janë persona me precedentë penal të mëparshëm. Mes emrave që publikoi dhe Rama është dhe studenti i mjekësisë Jon Sulejmeri, të cilin Rama e akuzoi si trafikant të lëndëve narkotike./Dosja.al 

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

4 JAVE ME PARE

“E kanë arrestuar pa bërë asgjë”/ Ervin Goci reagon mbi dhunën ndaj pedagogut të shkencave politike Alfred Bushi: Është keqtrajtuar pasi u shënjestrua si pedagog

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË- Profesori Ervin Goci në një deklaratë në ditën e 11-të të protestave studentore ka kërkuar një reagim të menjëhershëm të autoriteteve për solidarizimin e kolegëve të tij.

Goci pohoi se Pedagogu i shkencave politike Alfred Bushi, është keqtrajtuar në ambientet e komisariatit. Ai citoi më tej denoncimin e Alfred Bushi ndaj policisë ku ka theksuar se është marrë me dhunë, rrahur dhe arrestuar pa bërë asgjë. 

Pedagogu Ervin Goci iu bëri thirrje kolegëve të tij dhe autoriteteve të solidarizohen dhe të reagojnë në mënyrë urgjente pasi sipas tij Bushi është keqtrajtuar pasi u shënjestrua si pedagog. 

Deklarata e plotë e Ervin Goci:

“Në ambientet e komisariatit është keqtrajtuar pedagogu Alfred Bushi i shkencave politike. Është arrestuar duke mos bërë asgjë. Është intelektual, përkthyes dhe botues. E kanë marrë me dhunë, dhe kur doli pashë që ka denoncuar Policinë duke thënë se më kanë rrahur dhe keqtrajtuar brenda.

E di integritetin e njeriut, nuk ka asnjë shans që të gënjejë. I bëj thirrje kolegëve që të solidarizohen dhe autoriteteve të reagojnë në mënyrë urgjente sepse kur rrihet një pedagog, pasi e kishin shënjestruar si pedagog, dhe e kanë rrahur”.Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Thirrje kundër Ramës dhe qeverisë/ Mjekët dhe Studentët e Mjekësisë zhvendosen përballë Kryeministrisë

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe Mjekët janë zhvendosur përballë Kryeministrisë, me thirrjet kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kabinetit të drejtuar prej tij.

Të rinjtë dhe qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkojnë ndryshime gjatë revoltës së tyre. 

Pjesëmarrja e mjekëve dhe studentëve të Mjekësisë i shtohet zërave që po kërkojnë të dëgjohen nga institucionet, në një klimë protestash dhe tensionesh politike./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

“Ku janë studentët, është profesorati”/ Sandër Kovaçi kërkon bashkëpunim të studentëve dhe pedagogëve në kauzën e tyre

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi u shpreh në protestën e ditës së sotme se pedagogët janë në krah të studentëve ndërsa kërkoi bashkëpunim më të madh për kauzën e tyre.

“Është një ndërgjegjësim ndërkombëtar që ndodh me intelektualët e Shqipërisë. Duhet të jemi më të bashkëpunuar për këtë kauzë kaq të fortë”, u shpreh ai.

Më tej, Kovaçi theksoi se sindikata është e përqendruar te studentët dhe kërkoi t’i jepet fund asaj që ai e cilësoi si diktat në universitete.

“Ne jemi sindikata e universiteteve, jemi të përqendruar te studentët dhe jemi këtu. Të marrë fund diktati në universitete. Ku janë studentët, është profesorati”, pohoi Sandër Kovaçi./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

“Studentët bashkohen, shteti rrëzohet”/ Studentët e Universitetit në Korçë i përgjigjen Kryeministrit: Duam diplomë jo biletë për tu larguar

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

KORÇË- Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur ditën e sotme në ambientet e universitetit duke shprehur kështu solidaritetin me protestën studentore përmes pankartave dhe thirrjeve kryesore të revoltës së tyre.

Të rinjtë kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes sloganeve “Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti rrëzohet”.

Me pankarta në duar, studentët korçarë kanë shprehur mbështetjen për bashkëmoshatarët e tyre, duke kërkuar një të ardhme më të sigurt dhe duke bërë thirrje për solidaritet mes studentëve.

Në disa prej pankartave shkruhet “Bursat nuk janë mjete politike”, “Duam diplomë për të qëndruar jo biletë për t’u larguar”./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Dita e 11-të e bojkotit mësimor/ Studentët e Mjekësisë dhe Mjekët nisin marshimin në rrugët e Kryeqytetit

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe mjekët janë mbledhur këtë të premte në protestë e cila shënon tashmë ditën e 11-të revoltës së studentëve dhe të bojkotit të zhvilluar në universitete.

Mjekët i janë bashkuar studentëve në tubimin e zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku protesta ishte njoftuar të niste në orën 10:00./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Protestat, pas pedagogëve edhe mjekët në mbështetje të protestës së studentëve

Në mbështetje të protestës/ Pedagogët dhe

TIRANË-  Pedagogët marshojnë edhe ditën e sotme në mbështetje të protestës së studentëve. Tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe mjekët, të cilët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Mjeku Gent Stroni dhe për mediat se kjo protestë është shumë e drejtë, pasi po flitet për kushte më të mira të studentëve dhe për një shkollim dhe një edukim më të mirë. Ai theksoi gjithashtu se dhuna është e papranueshme aq më tepër ndaj një brezi të ri siç janë studentët.

"Për mua kjo është një protestë shumë e drejtë sepse flitet për kushte më të mira të studentëve. Për një shkollim dhe një edukim më të mirë, se këta janë e ardhmja sidomos e mjekësisë. Por gjithsesi edhe për të drejtën për të protestuar, është një ndër elementët bazë të demokracisë, që është edhe për të rregulluar problemet që lindin por edhe që qeveria të reflektoje ndaj këtyre problematikave. Dhuna është e papranueshme aq më tepër ndaj një brezi të ri siç janë studentët. Unë i kam kaluar edhe protestat e viteve ’90 dhe bëj krahasimin. Dhe gjatë këtyre viteve ne e kemi ricikluar në historinë tonë, protestat e ngjashme. Dhe gjithmonë dhuna është e dënueshme," tha mjeku./Dosja.al

protesta e studenteve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin