Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te disa prej çështjeve kryesore politike, duke komentuar raportin me drejtësinë, çështjen e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, protestat, integrimin europian dhe situatën ekonomike në vend. • Rama e nisi fjalën duke u ndalur te procesi i integrimit europian, pas rekomandimit të Komisionit Europian për nisjen e përgatitjeve të Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në BE. • Ai e cilësoi këtë një moment historik dhe tha se vendi ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit. • Sipas Ramës, ky proces është rezultat i reformave të ndërmarra ndër vite dhe i punës së administratës shqiptare. • Ai theksoi se Shqipëria ka probleme, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se vendi është pa perspektivë. • Kryeministri foli edhe për raportin mes qeverisë dhe drejtësisë, duke thënë se fakti që organet e drejtësisë hetojnë edhe zyrtarë të niveleve të larta të pushtetit është tregues i pavarësisë së tyre. • Sipas tij, Shqipëria ka avancuar drejt Bashkimit Europian edhe falë krijimit dhe mbështetjes së institucioneve të pavarura që luftojnë korrupsionin. • Lideri i qeverirë u ndal edhe te protestat, të cilat i cilësoi si tubime që, sipas tij, nisën për arsye të tjera, por u instrumentalizuan politikisht dhe u shoqëruan me dhunë. • Lidhur me "Revolucionin e Flamingove, Rama pretendoi se qeveria i ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe se janë krijuar mekanizma të rinj për trajtimin e ankesave. • Megjithatë, ai bëri dallimin mes qytetarëve që, sipas tij, dolën për të shprehur shqetësimet e tyre dhe elementëve që pretendoi se e shfrytëzuan protestën për qëllime politike. • Sa i përket burgosjes së Erion Veliajt, Rama e cilësoi absurde situatën e kryebashkiakut të Tiranës, duke kundërshtuar faktin që ai mbahet në paraburgim pa një gjyq dhe njëkohësisht nuk mund të zëvendësohet në detyrë. • Rama theksoi se ky qëndrim lidhet me mënyrën e trajtimit të paraburgimit dhe jo me vlerësimin e çështjes penale të Veliajt, për të cilën tha se nuk kishte dhënë dhe nuk do të jepte një opinion mbi themelin e saj. • Një tjetër çështje e trajtuar ishte ajo e Belinda Ballukut, ku Rama mohoi se e kishte marrë në mbrojtje ish-ministren dhe tha se Partia Socialiste nuk bën avokatin e askujt që ka probleme me drejtësinë. • Kryeministri u ndal edhe te përdorimi i paraburgimit në Shqipëri, duke deklaruar se vendi ka një numër të lartë personash në paraburgim dhe se qeveria ka përgatitur një paketë masash për këtë çështje. • Në pjesën për zgjedhjet vendore të 9 majit, kryeministri tha se deri atëherë debati duhet të përqendrohet te modeli i Shqipërisë që synohet të ndërtohet. • Ai kërkoi më shumë investime, sipërmarrje dhe krijim pasurie, duke kundërshtuar idenë se zhvillimi ekonomik mund të vijë përmes rishpërndarjes së varfërisë. • Rama kërkoi gjithashtu që socialistët të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët, në çdo lagje dhe fshat, duke pranuar se qeveria duhet të përqendrohet më shumë te problemet dhe kërkesat e tyre.
17 artikuj për këtë temë.
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me një bisedë të zhvilluar mes këtij të fundit dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në ambientet e burgut të Fierit. Veliaj ka pretenduar se gjatë komunikimit është kërcënuar në emër të kreut të qeverisë, duke iu kërkuar të japë dorëheqjen, në të kundërt do të përballej me një dënim të gjatë me burg.
Ndonëse Rama nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje, mësohet se ai ka folur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë së Partisë Socialiste. Bëhet me dije se kryeministri i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se bisedat e përmendura nga Veliaj nuk janë të vërteta.
“Nuk janë të vërteta bisedat e Veliajt me Gogun”, mësohet të jetë shprehur Rama përpara socialistëve.
Nga ana tjetër, Veliaj ka këmbëngulur në versionin e tij, duke pretenduar se i është përcjellë një mesazh kërcënues në emër të kryeministrit. Kjo sipas të cilit duhej të largohej nga detyra ose do të përballej me një qëndrim prej 100 vitesh në burg./Dosja.al
GJIRI I LALZIT- Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit kanë vijuar edhe gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ish-ministrja ka kundërshtuar akuzat e kryesocialistit, duke deklaruar se nuk ka turpëruar partinë me qëndrimet e saj.
Pas kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj nga PS-ja, Spiropali ka reaguar me tone të forta përpara anëtarëve të Asamblesë, duke theksuar se brenda radhëve të socialistëve ka edhe persona që kanë abuzuar me pushtetin.
“Me veprimet e mia nuk e kam turpëruar Partinë Socialiste. Ndër ne ka që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, më quani flamingo”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.
“Nuk mund t’i gjuash shtëpisë tënde me gurë”, i është drejtuar Rama asaj, duke kritikuar qëndrimet e saj ndaj drejtimit të partisë.
Pavarësisht përplasjes dhe kërkesës së kryeministrit për përjashtimin e saj, propozimi nuk u hodh në votim në Asamble. Si rrjedhojë, Spiropali vijon të jetë pjesë e Partisë Socialiste./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama foli edhe për burgosjen e Erion Veliajt, duke përsëritur qëndrimin e tij se paraburgimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës është absurd dhe përbën një çështje të demokracisë. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të shprehet për themelin e çështjes dhe as për përgjegjësinë e tij ligjore.
Në vijim, kryeministri kritikoi përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, duke pretenduar se vendi ka një numër tepër të lartë personash që qëndrojnë në burg pa u gjykuar. Sipas tij, 63% e personave që mbahen në institucionet e vuajtjes së dënimit janë të paraburgosur dhe kjo situatë rëndon edhe mbi taksat e qytetarëve.
“Po do të gjeni fjalë të miat për paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë. E kam thënë dhe e përsëris këtë gjë. Nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe t’ia mbyllësh brenda pa gjyq, por nuk mund të thuash se ky nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë. Ose njëra, ose tjetra. Të dyja bashkë janë nonsens. Por nuk do të them asnjëherë asgjë për meritën e çështjes. Kemi dyfishin e të paraburgosurve të Rusisë. 63% e njerëzve që paguhen me taksat e shqiptarëve janë të paraburgosur dhe nuk kushtojnë pak. Ndodhin çudira, u mbarojnë afatet dhe dalin pa u gjykuar fare. Këtu ne nuk jemi në Mesjetë, ku turma kërkon gjak dhe kërkon turrë drush! Se nesër vjen te tjetri e tjetri dhe ligji nuk ka lidhje fare me figurat e larta, as me veprat që lidhen me SPAK, por ka të bëjë me shumë bij nënash që janë të pafajshëm deri në momentin kur gjykohen. Të rrinë në burg? Po pse? Mbajmë në burg pa gjyq edhe turistë të huaj, kalamaj që i kapin me hashash dhe rrinë atje presin të gjykohen?," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u bëri thirrje socialistëve që në muajt e ardhshëm të intensifikojnë komunikimin me qytetarët, veçanërisht me ata që, sipas tij, nuk janë informuar përmes mediave dhe rrjeteve sociale. Gjatë Fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se misioni i socialistëve në këtë periudhë është të shkojë pranë të gjitha komuniteteve dhe të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët.
“Misioni ynë është i qartë, këta muaj janë vendimtarë për të folur me të gjithë ata që ose nuk na kanë dëgjuar, sepse mediat dhe rrjetet kanë qenë të zëna me glorifikimin e dhunës, ose nuk kanë qasje në rrjetet sociale. Pra, duhen parë ata që ecin me punë dhe përpjekje. Me ftesën që të gjithë bashkë të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben, por, nga ana tjetër, të kujdesemi që të mos e hedhim beben bashkë me ujin e pistë, ju falënderoj”, u shpreh Rama në përfundim të fjalës së tij./Dosja.al
GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së foli edhe për çështjen e Belinda Ballukut. Rama tha se lidhur me këtë çështje u ngrit një furtunë mediatike, duke pretenduar se ai kishte dalë në mbrojtje të Ballukut.
Ai theksoi se qëndrimi i tij dhe i Partisë Socialiste ndaj drejtësisë ka qenë gjithmonë i bazuar te ndarja e pushteteve, ndërsa nënvizoi se askush nuk merr mbrojtje politike nga mazhoranca për çështjet që ka me drejtësinë.
Gjithashtu Rama bëri një dallim mes çështjes së Ballukut dhe asaj të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke përsëritur kundërshtimin e tij ndaj paraburgimit të këtij të fundit.
"Cila është e vërteta ime që unë e kam ndarë me ujë është e njëjta dhe është gjithmonë. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet raport pushtetesh të ndara. Kush ka problem me drejtësinë e ka personal, me avokatin e vet. Unë dhe PS nuk bën avokatin e askujt. Gjejeni një fjalë timen, ose të kujdo këto që ta këtë bërë në rastin e Belinda Ballukut dhe ma thoni? Nuk e gjeni dot. Pas asnjërin dhe pas asnjërën. Po do të gjeni fjalë të mijat për paraburgimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është paraburgim asbsurd dhe mbetet një cështje e demokracisë. E kam thënë, e përsëris këtë gjë. Nuk mund ti marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe ta mbyllësh pa gjyq. Dhe nuk mund të thuash që kyu nuk zëvendësohet është në detyrë. Këto të dyja bashkë janë një non sens. Në rastin e Belinda Ballukut kam thënë që nuk ka arsye për të ngritur ne, ta ngrëmë kartonin për ta paraburgosur një tjetër koleg pa gjyq, kur hetimet vazhdonin. Sot cështja shkoi në gjyq dhe nuk kishte pengesë. Ishte pjesë e një qasje që ne do ta kundërshtojmë me ligj," tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar socialistëve disiplinë, angazhim dhe punë në skuadër, duke theksuar se këto janë kushtet kryesore për të arritur objektivat e Partisë Socialiste dhe për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se deri më 9 maj debati politik duhet të përqendrohet te vizioni për Shqipërinë që dëshirojnë qytetarët.
Ai u ndal edhe te mungesa e mbështetjes mediatike për PS-në, duke theksuar se në këto kushte partisë i mbetet të mbështetet te e vërteta dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. Kreu i qeverisë foli edhe për masat ekonomike dhe sociale të ndërmarra nga qeveria, duke përmendur uljen e TVSH-së për shportën, skemën e re të bonusit të bebes dhe rritjen e të ardhurave për pensionistët.
"E kemi thënë që duam të ulim TVSH-në për shportën, por nuk e kemi bërë dot derisa u krijua mundësia. Si i heq ti 150 milionë euro nga arka? Llogaria del sot sepse ekonomia është në nivelin e vet më të mirë. Po kështu, edhe skema e re e bonusit të bebes. Rakip Suli donte më shumë dhe ka të drejtë, por mungojnë sot ato mundësi. Natyrisht që ne duam të bëjmë shumë më tepër për pensionistët, por tani po bëjmë atë që nuk e bënim dot dhe në janar do të kenë shtesën e premtuar. Duhet t’u them njerëzve që na duhet më shumë ekonomi dhe, për të bërë më shumë ekonomi, na duhen më shumë investime dhe ato miliarda që janë plotësisht të mundshme tani. Dhe nuk flas vetëm për një investim; janë bllokuar disa investime të mëdha, sepse janë disa që janë në pritje. A do ta pranojë Shqipëria apo do të kthehet në një pikë ku do të ishte fatale? Në këtë pikë duhet të flasim me shqiptarët. Debati për Shqipërinë është ky: nga sot deri më 9 maj duhet të diskutojmë se çfarë Shqipërie duam?”, u shpreh ai./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama theksoi se mes arsyeve për tu mërzitur dhe anëve që lëndojnë imazhin e PS-së është krenar për këtë parti duke e cilësuar atë si një forcë të vetme në Shqipëri.
Rama pohoi se Partia Socialiste funksionon me kronometër duke lënë të nënkuptuar se rekomandimi për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e anëtarësimit në BE, janë fjalët që ua ndalojnë të humbasin perspektivën.
“Dua ta them edhe këtë për Partinë Socialiste sepse besoj që është shumë e rëndësishme që ne të mos e humbim këtë fokus edhe pse kemi shumë arsye për t’u mërzitur, edhe kur gjëra të caktuara e lëndojnë imazhin e PS. Unë sot jam shumë krenar për këtë parti sepse pa këtë parti, ai togfjalësh nuk do të ishte shkruar, sepse ajo që nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë ata që bëjnë sikur s’kuptojnë ose realisht s’marrin vesh, kur them që ne e kemi të ndaluar ta mendojmë se ne mund të ndalemi për ndonjë moment, e kemi të ndaluar kategorikisht ta mendojmë, jo ta bëjmë. Ne jemi forcë e vetme në këtë vend që funksionojmë me kronometër se ka nga ata që funksionojnë me kilometra, në rastin më të mirë se ka dhe raste si ai ballisti, që funksionojnë me milje. Unë jam krenar për këtë partisë sepse të zhytur këtu në këtë vorbullën tonë të Tiranës, të lagjes politike, të dhomave dhe kuzhinave të PS, ne rrezikojmë ta humbim sensin e perspektivës që e kemi shumë të thjeshtë: Brukseli në KE”, tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka pohuar se largimi i tij me dhunë mbetet një iluzion pasi revolta e qytetarëve lidhet me Partinë Socialiste ndërsa ai konsiderohet si pengesë. Ai theksoi edhe njëherë angazhimin e partisë në bashkëbisedimet me popullin.
Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij pohoi se Shqipëria është i vetmi vend me një raport të përmbysur të të lënduarve duke iu referuar kështu dhunës policore. Rama vuri në qendër të diskutimit edhe pritjen e qytetarëve shqiptarë në Dublin ku i hodhën edhe vezë nga trotuari tjetër duke thënë se ekzistonte një parullë me shkrimin: "Ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës".
Rama tha se personi që iu drejtua me vezë u mor nga policia duke bërë kështu krahasimin e policisë irlandeze me atë shqiptare ku theksoi se në Dublin nuk lejohet as të luash me kapelen e policit. E drejta për të zënë rrugën pa leje është një proces që duhet punuar për kthimin e ligjshmërisë, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për protestuesit ku gjatë revoltës studentore penguan qarkullimin e automjeteve në rrugët e Tiranës duke sjellë vështirësi në disa segmente rrugore. Ndërkohë sipas Ramës qytetarët nuk duhet të pëngonin të tjerët si një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
"Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua e kanë me PS unë jam thjesht pengesa, ka krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta purifikojmë me angazhimin tonë për të dëgjuar njerëzit. Dhuna policore një legjende urbane e jashtëzakonshme. Mbetemi I vetmi vend në raport të përmbysur të të lënduarëve. Në Dublin para dy ditësh u prita me agjitim të madh, ishin në trotuarin tjetër, policia ishte në trotuarin ku ndodhte aktiviteti, dhe pash një parrullë aty ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës. Nuk paguante se rrinte në trotuar.
Erdhi edhe një vezë irlandeze drejt meje, ishte si më e errët thash paskan marrë ndonjë shqiponjë me vete. Polici i tha mos lëviz shqipes atjes, shqipja ngriu ishte goxha burrë, I shkuan dy policë dhe e morën. Tani kjo është dhuan policore. Pra atje as nuk mund të imagjinohet të luash me kapelen e policit. Kthimi I ligjshmërisë është proces që duhet cuar deri në fund e drejta për të zënë rrugën pa leje nga policia duhet të mos ekzisotojë pa pasojën e gjobës përkatëse. Si mundet të marrin përsipër 50-500-5 mijë të bllokojnë qarkullimin për gjithë të tjerët? Me cfarë të drejte? S të pëlqen qeveria, thuaja këtë pa penguar askënd të vijojë jetën e vet. Kanë ardhur disa që mendojnë se Shqipëria më e mirë bëhet duke u imponuar, duke sulmuar gazetarët që nuk rezultojnë të jenë militant të korit të dhunës. Jemi këtu për ti refuzuar dhe për ti zbrapsur. Traktati, nuk mund as ti imagjinojë të tilla kërkesa," tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Rama ka deklaruar në Asamablenë Kombëtare se burimet në Tiranë janë kundër qeverisë së tij dhe në këtë mënyrë politika duhet të shtrihet me gjerë në territor.
Duke iu referuar protestës paqësore të qershorit dhe revoltës studentore ai theksoi se pas shkuljeve të gurëve të bulevardit dhe hedhjes së sasive të molotovëvë pas rreth 35 vitesh tashmë është radha e Partisë Socialiste që të reagojë.
Kryeministri paralajmëroi se do të bisedohet me të gjithë shqiptarët në çdo lagje dhe në çdo fshat. Ai e cilësoi këtë mandat si një mision që nuk mund të zhbëhet nga asnjë dorë ku si parim kryesor qëndron dëgjimi i fjalës së popullit.
“Prania Besnike e provon çdo të premte se është një nga shtigjet e duhura për të ndier nga afër pulsin dhe ndjesinë e çdo komuniteti dhe për t’i dhënë politikës atë frymëmarrje të domosdoshme që ne duhet ta marrim atje, në burim. Sepse burimet këtu në Tiranë janë kundër nesh, për një mijë e një arsye. Por ne kemi burimin që s’na ka lënë në baltë asnjëherë. Prandaj ka ardhur koha e një pranie politike të shtrirë gjerësisht në territor.
Kanë folur, i kanë thënë të tëra, i kanë shkulur të tërë gurët e bulevardit, i kanë hedhur të tëra sasitë e molotovëve që nuk ishin hedhur në Shqipëri në 35 vjet liri, por fjala jonë nuk është thënë akoma. Tani është koha të flasim ne. Por të flasim në çdo lagje dhe në çdo fshat.
Një mandat si ky nuk është një mandat katërvjeçar i radhës. Një mandat si ky është një mision i ngarkuar nga një popull i tërë dhe ky mision nuk zhbëhet dot nga askush. Është një mision, nuk është një leje për t’i dëgjuar njerëzit një herë në katër vite. Aq më pak një e drejtë për të mos qenë te njerëzit më shumë se çdo herë më parë”, tha ndër të tjera Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka pohuar se Partia Socialiste është përballur me fjalë kundër fushatës. Ai vuri në dukje pyetjet e njerëzve të cilët pohonin ngjashmërinë me Putin dhe Erdoganin.
Rama theksoi se nësë populli shqiptar do ishte aq i mangët sa pjesa e atyre individëve qe drejtonin pyetjet e lartëpërmendura atëherë nuk do na e kishin dhënë mandatin ku shtoi se sot vendi do kishte ngecur.
Kreu i qeverisë pohoi se si rezultat Shqipëria do të kishte pengje dhe nuk do të bënte të mundur kalimin e ligjeve për anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian.
Mos harroni që kemi marrë një votë plebishitare me këtë kërkesë. Kush kujtohet kur gjithë këto grykë që nxirrnin nga bulçitë mediatike fjalët e kundërta ndaj nesh gjatë fushatës, thoshin: Për çfarë i duhet këtij një shumicë më e madhe se kjo që kishte? Do të bëhet si Putini, si Erdogani? Për kë i duhet kjo? Parafytyrojeni sikur populli shqiptar të ishte po aq i mangët sa këta që bënin këtë pyetje dhe populli të mos na kishte dhënë mandatin që na dha. Ne sot do të ishim të ngecur. Do të ishim pengje, se nuk do të kalonim dot asnjë nga shumë ligjet që kërkojnë pikërisht fuqinë e kësaj shumice që ne morëm dhe e morëm atë shumicë për Shqipërinë në BE, tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama duke folur mbi rrjedhën e protestave në Tiranë dhe jashtë saj ka theksuar se pas shkuljes së gurëve të bulevardit dhe hedhjes së sasisë të molotovëvë pas 35 vitesh është koha që Partia Socialiste të reagojë.
Në këtë mënyrë Rama tha se duhet bashkëbiseduar me çdo shqiptar që nuk i trembet dialogut dhe që nuk ka harruar se baza e bashkëjetesës është liria për të folur dhe e drejta për tu dëgjuar. Ai thkesoi së në këtë mandat më shumë se katërvjeçar dëgjimi dhe gatishmëria duhët të jëtë në nivel më të lartë.
Kryeministri iu referua edhe protestave me Revolucionin Flamingo duke thënë se ato janë dëgjuar dhe qëndrojnë edhe faktet të cilat u krijuan në bazë të Flamingove ku Rama përmendi këtu ‘Pasqyra Albania’. Ai shtoi se gjatë protestave të qershorit bënin pjesë sorra, korba dhe duar të huaja duke e cilësuar revoltën e qytetarëve si një ndarje të së vërtetës dhe jo një përqeshje apo anatemim.
“Prania besnike provon se është një nga shtigjet e duhura për të ndjerë nga afër pulsin dhe ndjesinë e çdo komuniteti dhe për t’i dhënë politikës frymëmarrjen e domosdoshme, që ne duhet ta marrim gjithmonë në burim, sepse burimet këtu në Tiranë janë kundër nesh. Por ne kemi atë burim atje që nuk na ka lënë në baltë. Ndaj ka ardhur koha e një pranie politike të shtrirë gjerësisht në territor. Ka ardhur radha jonë të flasim tani, pasi i kanë shkulur të gjithë gurët e bulevardit, i kanë hedhur sasitë e molotovëve që nuk ishin hedhur në 35 vite, por fjala jonë nuk është thënë akoma dhe tani është koha të flasim ne. Ta flasim në çdo lagje, me çdo shqiptar që nuk i frikësohet dialogut dhe që nuk e ka harruar akoma atë që duan të na bëjnë të harrojmë: që baza e bashkëjetesës është liria për të folur, por edhe e drejta për t’u dëgjuar. Ky është më shumë se një mandat katërvjeçar. Nuk është një leje për t’i dëgjuar njerëzit një herë në katër vite. Aq më pak një e drejtë për të mos qenë tek njerëzit më shumë sesa çdo herë më parë. Sa më i fortë mandati, aq më të udhës bëhen dëgjimi i shpeshtë dhe gatishmëria. Flitet për dialogun dhe ato gryka të errëta përsërisin papushim se Flamingot nuk u dëgjuan dhe se tani është vonë për dialog. Së pari, Flamingot ne i kemi dëgjuar dhe sot kemi fakte, jo vetëm reflektim. Sot kemi disa instrumente që nuk i kishim më parë dhe i krijuam sepse i dëgjuam ata, duke nisur me instrumentin e ndjekjes së hallit te ‘Pasqyra Albania’. Ne nuk kemi qenë asnjëherë të pavëmendshëm ndaj tyre. Unë personalisht i kam dëgjuar më shumë, sepse të gjitha i kanë thënë poshtë dritares së zyrës sime. Natyrisht që unë i kam ndarë, sepse të ndara kanë qenë. Në atë protestë kishte nga të gjitha. Por që sorrat dhe korbat ishin pjesë, dhe që duart e huaja ishin pjesë, kjo është e qartë. Nuk ka qenë përqeshje dhe anatemim, por ndarje e së vërtetës," tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka komentuar edhe rrjedhën brenda organeve të pavaruara të drejtësisë të cilat godasin brenda Partisë Socialiste. Ai e konsideroi këtë ndërhyrje si rrjedhojë e një të vërtete të madhe ekzistuese për garancimin e paprekshmërisë së drejtësisë.
Duke iu drejtuar anëtarësimit të vendit Kryeministri pohoi se hyrja në Bashkimin Europian nuk realizohet duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë pasi kjo shihet vetëm si një legjendë urbane.
"Prandaj unë e kam thënë dhe e them: ndryshe nga çfarë nxjerrin bulçitë e grykëve publike, shqiptarët janë mjaft të mençur ta kuptojnë se fakti që sot dhe prej kaq vitesh ka organe të pavarura drejtësie që godasin këtu brenda është rrjedhojë e së vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. Prandaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe. Dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë, se edhe kjo është legjendë urbane," tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria në këtë pikë ka një perspektivë më konkrete se kurrë më parë. Ai riktheu në vëmendje fjalët kundër PS-së që pohonin se çfarë i duhet shumicës më të madhe të kthehet si Putin apo si Erdogan.
Rama tha se në këtë përgjegjësi historike që ndodhet vendi sot populli duhet të jetë aktiv për të mobilizuar të gjitha qelizat e PS-së në mënyrë që të përgatitet edhe takimi ku Shqipëria pritet të jetë Ylli i ri i Europës.
Në sajë të këtij privilegji Kryeministri bëri thirrje për të punuar mbi atë qëe cilëson si ngjarja më e rëndësishme e historisë. Ai theksoi se Shqipëria nuk do të ndalet krahë pjesës kundërshtare por do të ktheht me përulësi të populli i saj.
"Shqipëria e sotme, jo ka një perspektivë por ka një perspektivë më konkrete se kurrë, ndodhet më afër se kurrë takimit të shumëpritur me historinë. Kemi marrë një votë plebishitare me këtë kërkesë. Ju kujtohet kur gjithë këto grykët që dilnin nga bulcitë mediatike fjalët e kundërta ndaj nesh thonin ca i duhet një shumicë më e madhe të bëhet si Putin, si Erdogan. Përfytyroni sikur populli të ishte kaq mangët sa këta, e mos na kishte dhënë mandatin që na dha sot do ishim pengjes se nuk do kalonim dot asnjë nga ligjet. Është përgjegjësi historike sot, që duhet ta ndjejë individualisht secili për të qenë aktiv. Të gjitha qelizat e PS duhet të mobilizohen, gjaku i organizmit të kësaj partie duhet të vlojë. Na ka rënë barra por na është shkruar edhe fati të gjendemi me këtë përgjegjësi ta përgatisim atë takim ku Shqipëria do të jetë ylli i ri i Eropës. Dhe Europa do të flasë edhe gjuhën e vjetër shqipe. Të ulim kokën individualisht për të punuar pa pushim, për të mbështetur njerëzit komunitetet, që na e kanë dhënë ne këtë privilegj. Që të themi me krenari ‘isha edhe unë kur ndodhi ngjarja më e rëndësishme e historisë. Ndaj Shqipëria nuk mund të ndalet asnjë minut pse nuk bien dakord kundërshtarët e saj me arritjet e saj. Ne duhet të kthehemi me përulësi te njerëzit," tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi i Shqipërisë në BE nuk realizohet nga zhytja në korrupsion por duke mbështetur organet e pavarura të drejtësisë të cilat luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit politik. Ai tha se shqiptarët duhet të kuptojnë se ekziston garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë.
Rama pohoi se në të gjitha kanalet mediatike të Shqipërisë rreth 60% përbëhet nga përmbajtje kundrër qeverisë, rreth 30% përmbajtje neutrale dhe 10% përmbajtje pro qeverisë.
Duke iu referuar thirrjeve të protestuesve mbi dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe rrëzimin e qeverisë së tij Rama pohoi se ato vijnë për të glorifikuar dhunën. Kreu i qeverisë citoi se do të propozojë një debat kombëtar ku do të analizojë problemet e shumta të vendit dhe popullit.
“Hyrja në atë faqe nuk bëhet duke u rrokullisur në humnerë. Sot ekonomia ka prekur tavanin e 30 miliardë eurove. Nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u zhytur në korrupsion, por duke mbështetur pa kushte organet e pavarura të drejtësisë që e luftojnë korrupsionin deri në nivelet më të larta të pushtetit politik. Ndryshe nga çfarë nxjerrin buçitë e grykave publike, shqiptarët janë të mençur që ta kuptojnë se fakti që sot dhe prej kaq vitesh ka organe të pavarura drejtësie që godasin këtu brenda, është rrjedhojë e të vërtetës së madhe se këtu është garancia e paprekshmërisë së pavarësisë së drejtësisë. Ndaj ka hyrë Shqipëria në atë faqe dhe nuk bëhet hyrja në atë faqe duke u mbyllur gojën kritikëve të qeverisë. Ky vend prodhon çdo ditë, në të gjitha kanalet e veta mediatike, 60% përmbajtje kundër qeverisë, afro 30% përmbajtje neutrale dhe vetëm 10% përmbajtje pro qeverisë. Të gjitha këto të dhëna mund t’u vlejnë edhe atyre që u kuturisën të ngrejnë paralele mes Beogradit dhe Tiranës. Ky është një vend ku liria e kujtdo që është i pozicionuar kundër nesh është e atillë saqë nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Kore si ato të përnatshmet, që u rreshtuan ekran më ekran për të glorifikuar dhunën. Do të kemi kohë për të gjithë përparimin e madh dhe të gjitha problemet e shumta të vendit dhe të njerëzve gjatë një debati kombëtar, të cilin do ta propozoj pak më poshtë”, tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama përmendi një rast të një Gazetari të huaj i cili erdhi në Shqipëri për të parë flamingot por shkoi në Kamëz ndërkohë që atje u përball me gjendjen e disa shkollave. Rama pohoi se Gazetari kishte rënë në konkluzionin se shkollat në Kamëz nuk ishin as në lagjen më të pasur të qytetit nga vinte.
Në këtë mënyrë Kryeministri theksoi se ishte pre e idesë së administrata e Shqipërisë nuk kishte kapacitete të mjaftueshme për të përballuar jetën e re dhe Europën, ku citoi se sot njërëzit kanë pritshëmri të larta dhe nuk gëzohen as nga shtrimi i një rrugë duke e cilësuar atë si një të vërtetë të madhe politike. Kryeministri përmendi tog fjalëshin ‘Dielli që nuk mbulohet me shoshë’ duke iu referuar traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë.
"Erdhi një gazetar për të ndjekur flamingot dhe shkoi në Kamëz, aty ku janë kërkuar revolucionarët më të gatshëm për të ndjekur tiranën dhe më tha shkollat që kam parë nuk janë në lagjen më të pasur të qytetit tim. Po infrastruktura e Shqipërisë sot? Po shërbimet publike sot? Po vetë ky proces? Vetë kam qenë i tmerruar se vetë isha pre e idesë se administrata jonë nuk kishte kapacitete për të përballuar jetën e re, përballjen me Europën. Jo një e dy, po një mijë vetë, por përfshirë të gjitha këto që janë baza, arsyeja themelore pse sot njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe nuk gëzohen më pse po shtrohet një rrugë, është një e vërtetë e madhe politike. Tamam shprehja ‘Dielli që nuk mbulohet me shoshë’ në këtë tog fjalësh, traktati i anëtarësimit të Shqipërisë. S’ka si të jetë e vërtetë se Shqipëria po bjen në humnerë dhe Shqipëria po përgatit traktatin e anëtarësimit, nuk rrijnë bashkë këto të dyja," tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama duke folur mbi rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka theksuar se populli duhet të mbledhë energjitë me synimin për të mbyllur faqen e fundit të librit të cilin ai e cilësoi si një libër borxhesh që përfshinte dëme të konsiderueshme financiare dhe humbte shpresën që vendi të bëhej shtet europian.
Ai tha se në vitin 2013 Shqipëria filloi një faqe të rë të shtetbërjes duke theksuar se pas traktatit të anëtarësimit të vendit fshihen disa vite pune. Gjatë fjalës së tij Rama iu drejtua të pranishmëve në Asamblenë Kombëtare duke vënë në dukje tensionet dhe përplasjet për reformën në drejtësi.
Kryeministri shtoi se dikur Shqipëria i ngjante një vendi të harruar nga Zoti ndërsa sot qytetet si Shkodra, Lezha, Berati janë të mbushur me turma turistësh. Ai pohoi se Traktati i anëtarësimit të Shqipërisë konsiderohet si faqja e fundit e librit të shkruar me mundime të jashtëzakonshme.
"Si mundemi ne, në këtë moment historik, të mos i mbledhim të gjitha mendjet, vullnetet dhe energjitë tona për ta bërë realitet edhe këtë faqe të fundit të një libri që ka nisur të shkruhet që kur nuk mbahet mend dhe që ne e gjetëm si një libër borxhesh, me borxhe në të gjithë sektorët, dështime, kërcënimin e një kolapsi financiar dhe mungesë shprese se Shqipëria mund të bëhej ndonjëherë shtet europian?
Në vitin 2013, njerëzit na kërkonin gjëra krejt elementare. Sapo ne filluam reformën e energjisë, Shqipëria nisi të zgjohej me ndjesinë se kishte filluar një faqe e re e shtetbërjes. Ndaj jemi ne këtu të parët që nuk kemi të drejtë ta harrojmë se pas traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë janë vite pune.
Edhe reforma në drejtësi, më të rinjtë këtu nuk e kanë idenë se me çfarë tensioni e kemi çuar përpara, me sa përplasje dhe sa vite ndryshimesh që dukeshin të pamundura. Tirana ka probleme, por dikur ishin vendbanime pa qytet. Aty ku sot njerëzit shijojnë qytetet së bashku me turma turistësh, në Shkodër, Berat, Lezhë, Vlorë, përfshirë edhe Belshin e vogël, dikur kishte vetëm parkingje makinash të përziera me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur. Gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti.
Mijëra e mijëra punonjës të dinjitetshëm, shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe publikut shqiptar… Traktati i anëtarësimit të Shqipërisë, faqja e fundit e një libri të shkruar me mundime të jashtëzakonshme… Në korridoret e spitalit ‘Nënë Tereza’ ecte njeriu me biçikletë dhe nuk dallohej mjeku nga i sëmuri," tha Rama./Dosja.al

GJIRI I LALZIT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka pohuar se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe se ndodhet drejt majës së Bashkimit Evropian. Ai tha se Shqipëtarët duhet të dëgjojnë se Këshilli Europian duhet të nisë përgatitjet për hartimin e Traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së.
Rruga drejt BE-së tashmë shihet jo si premtimet e fushatave të të gjitha forcave politike por si një moment të prekshëm për anëtarësimin e vendit, tha Rama. Kryeministri ndër të tjera shtoi se në këtë moment historik duhet të mblidhen forcat për të bërë realitet faqen e fundit të librit që Partia Socialiste e gjeti si një libër borxhesh.
Ai u shpreh se këto borxhe përbënin kërcënime të një kolapsi financiar dhe mungesën e shpresës për një Shqipëri anëtare të BE-së.
“I kërkohet Këshillit Europian të nisë përgatitjet për të hartuar Traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Dua ta dëgjojë çdo shqiptar dhe shqiptare që na ndjek. Faqja e fundit e historisë që po e shkruajmë ne, PS, e paarritshme deri dje, por sot, e prekshme. E prekshme jo si ëndrra që prindërit ua përcillnin fëmijëve siç përcillnin fëmijët në Europë, jo si premtim që thuhej gjatë fushatës nga të gjitha forcat politike. Sot Europa është e prekshme me sy, përmes vetë gishtit të KE që tregon se ky është momenti për të nisur përgatitjet për Traktatin historik që do ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE. Si mundemi ne që në këtë moment historik të mos i mbledhim të gjitha mendjet, energjitë tona për ta bërë realitet edhe këtë faqe të fundit të një libri që ka nisur të shkruhet qysh se nuk mbahet mend dhe që ne e gjetëm si një libër borxhesh. Borxhe në të gjithë sektorët, dështime, kërcënim i një kolapsi financiar të menjëhershëm dhe mungesë shprese që Shqipëria të bëhet anëtare e BE”, tha Rama./Dosja.al