LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“14 Maji, arrest kardiak për demokracinë”/ Basha në Berat: Revolucionit të Berishës i doli boja, duhet plan realist

•Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit, nga ku tha se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit nuk ishte surprizë, teksa i cilësoi zgjedhjet si “një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”. • Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve ishte si një arrest kardiak për demokracinë. •Basha tha se në kohën kur qeveriste PD-ja, është bërë korrupsioni më i madh me naftën. •Deputeti i Partisë Demokrate, ka folur për marrëveshjen e 17 Majit me kryeministrin Rama.  •Ai tha se marrëveshja ka ardhur pas një presioni dhe një drafti të SHBA-së. • Basha pohoi se marrëveshja u përshëndet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Besnik Mustafai, por pasi iu prekën interesat, nisën industrinë e baltës kundër PD-së.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Ju më keni frikë"/ Basha mesazh kundërshtarëve: Ju paralajmëroj që të më keni akoma më shumë frikë në të ardhmen

“14 Maji, arrest kardiak për demokracinë”/ Basha në
Basha ne Berat

BERAT- Deputeti i PD-së Lulzim Basha, nga Berati paralajmëroi kundërshtarët e tij, që ta kenë frikë për atë se çfarë do të prodhojë në të ardhmen, ndonëse nuk zbuloi se cili do të ishte skenari i tij.

“Qëllimi im nuk është të frikësojë njerëzit, e di që një kategori e veçantë frikësohet prej meje. Nuk e kam bërë me këtë qëllim. Por dhe keq nuk më vjen që frikë më kanë, dhe i paralajmëroj që të më kenë më shumë frikë në të ardhmen”, tha Basha.

Nga takimi që mbajti me të rinjtë dhe të rejat në Berat, Basha tha se PD-ja duhet të mësojë nga gabimet e saj, dhe të reflektojë brenda vetes.

“Humbësi prandaj është humbës, se e gjen fajin te dikush tjetër dhe jo te vetja, prandaj t’i përdorim gabimet si një aset për të ardhmen”, tha Basha.

3 VITE ME PARE

"Ka mbetur nga koha e komunizmit"/ Propozimi i Bashës: Të hiqet neni që deputeti nuk mban përgjegjësi për çka thotë

“14 Maji, arrest kardiak për demokracinë”/ Basha në
Lulzim Basha

BERAT- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në Berat, aty ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë. Basha njoftoi tre propozime që sipas tij mund të ndryshojnë jetën politike në vend. Po ashtu, ai propozoi që të hiqet neni në kushtetutë “që deputeti nuk mban përgjegjësi për ato që thotë”.

“Ta mbajnë telefonin e hapur për t’ju përgjigjur problemeve tuaja. Duhet të kërkojë ndihmë për gjithçka që ju keni nevojë për ndihmë. Listat e hapura janë të domosdoshme për të dalë nga ky qerthull. Edhe këto nuk do të japin rezultatet e duhura nëse nuk bëhet vetting i politikanëve.

Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi një nen në kushtetutë që thotë “deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë”. Edhe një deputet mban përgjegjësi. Ka mbetur nga koha e komunizmit, e bënë që t’i hiqnin frikën deputetëve, 33 vite para. Tani me këtë abuzohet. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi, nëse bën një denoncim, nëse nuk është i vërtetë, shkon në prokurori"

3 VITE ME PARE

Marrëveshja e 17 Majit/ Basha: Meta dhe Berisha e përshëndetën, pasi iu prekën interesat nisën industrinë e baltës kundër PD

“14 Maji, arrest kardiak për demokracinë”/ Basha në
Basha ne Berat

BERAT- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me të rinjtë e të rejat në Berat, ka folur për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Rama. Ai tha se marrëveshja ka ardhur pas një presioni dhe një drafti të SHBA-së. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Basha sqaroi se marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA, ku ka dhënë mesazhe të qarta se kush refuzon, do ketë pasoja.

“Marrëveshja e 17 Majit ështe marrëveshje transparente. Marrëveshja u publikua nga PD dhe PS, me të gjitha pikat. U duartrokit në unanimitet. U përshëndet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Besnik Mustafai. Por pas kësaj marrëveshje, disa anëtarë nuk u rikandiduan, nuk ishin kandidatë për deputetë.

Në momentin që nuk u rikandiduan, filluan “marrëveshja ishte e keqe”, “ishte në kurriz të demokratëve”. Sa kohë ishte në interes të tyre, ishim promotor të marrëveshjes. Kur nuk u kandiduan, filluan ti binin PD. Marrëveshja ishte me ndërmjetësimin e SHBA.

Ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA. I dërguari tha kush refuzon, do ketë pasoja. Edhe sot pas 6 vitesh të marrëveshjes së 17 Majit, mund ta shkarkoni në internet. Vazhdojnë me industrinë e baltës dhe të gënjeshtrave. E meta ime, besoj tek integriteti njerëzor tek këta njerëz, thonë e bardhë, por kur iu prish interesi thonë “e zezë”.

Por këta njerëz janë pa integritet. Si mund ta thuash “kjo është e bardhë në mëngjes”, në darkë “të thuash e zezë”. Këto janë me probleme mendore, ose njerëz pa integritet. Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të fshehtë. U publikua që në orën 5. Kjo marrëveshje ka ardhur pas një presioni dhe një drafti të SHBA. Kjo është e vërteta. Media, kur ballafaqohet me gënjeshtra, nuk mjafton të demostrojë gënjeshtrën, por duhet të tregojë edhe të vërtetën”.

3 VITE ME PARE

Akuza e fortë- Basha: Në kohën kur qeveriste PD, është bërë korrupsioni më i madh me naftën

“14 Maji, arrest kardiak për demokracinë”/ Basha në
Lulzim Basha

BERAT- Deputeti i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit, nga ku ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit nuk ishte surprizë, teksa i cilësoi zgjedhjet si “një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”.

Basha tha se për 10 vite ka denoncuar aferat e naftës në Shqipëri, por shtoi se kjo gjë nuk ka rritur kredibilitetin e qytetarëve te PD-ja, pasi siç u shpreh “ne nuk kemi folur për korrupsionin tonë me naftën”, që ka pasuruar një grusht njerëzish.

“Po vija nga Rruga e Dumresë, dhe kalova nga fushat naftëmbajtëse, aty ka puse nafte shumë të vjetra, të ndryshkura. Dhe u kujtova për premtimet dhe zotimet që i janë bërë të gjithë qarkut të Beratit, në gjithë keto vite, nga këta që kanë 10 vite ne pushtet por edhe nga ne. Ka disa konstante, disa të vërteta që në nuk i kemi thënë.  Unë vij nga një përvojë e veçantë në jeten time politike. Sikurse e dini përpara një viti e ca muaj unë kam dhënë dorëheqjen. Dhe kur hedh një hap pas, ke mundësi t’i shohësh gjërat pak më ftohtë. Ritmi ndryshon, ritmi i çmendur i politikës ndryshon. Distancë me atë që ndodh, zmadhohet dhe ke mundësi të shohesh gjërat më ftohtë. Sepse nganjëherë të merr vala përpara, dhe harron të shohësh të rëndësishmen.

Njerëzit flasin ndryshe kur je kryetar i partisë; dihet ti ke një axhendë politike. Ndryshe kur ti je i dorëhequr dhe ti po reflekton. Kam përshtypjen se njerëzit janë edhe më të sinqertë, me direktë.

Edhe vetë kupton disa gjëra. Kupton që ndërkohë që ngrinim gishtin dhe denonconim për 10 vite me radhë, me të drejtë aferat me naftën shqiptare, kupton që një pjesë e besueshmerisë tonë binte në fund për faktin se ne nuk flisnim për korrupsionin tonë me naftën. Per njerëzit që në qeverisjen tonë u bene miliarder nga hiçi me naften. Para publike që duhet të vinin në Berat por nuk erdhën kurrë, u pasuruan një grusht njerëzish. Kjo ka ndodhur. Drejtesia nuk ka bërë të vetën, por as ne nuk kemi bërë tonën. Dhe tani, për dy vite vjen ballafaqimi. Ka nga ata që mendojnë se ne duhet të “koracojmë” formacionin tonë politik, të ndërtojme sendukën tonë të fushatës dhe të bëjmë matematikën e numrave.  Matematika e numrave dikton të gjejmë edhe këta abuzuesit e para 10 viteve, të shtojmë numrat dhe të përballemi, tanet me tyret. Luftë totale. Por a është ky ndryshimi që prisni ju?

 A është ndryshimi që meritoni? Ky është rrotacion. Nëse ndodh. Ikin ata dhe vijnë keta.  Nëse vesi mbetet brenda i pandëshkuar, çfarë do ndryshojmë për Beratin? E meriton Berati dhe Shqipëria këtë?

Për mua jo! Ndaj jam kundër çdo bashkimi mekanik, nuk jemi ndarë për gjëra të vogla me ata që jemi ndarë një vit e gjysëm më parë. Jemi ndarë për bindje, per vlera. Jemi ndarë si parti e vlerave perëndimore. Jemi ndarë për luften kunder korrupsionit. Nëse i dorëzojmë këto kauza, me çfarë arsyetimi do u kërkojmë votën shqiptarëve?!

Ky bashkim, edhe po të ndodh, në bindjen time nuk ndodh dot në natyren njerëzore. Edhe po të ndodh, nuk është garanci për fitore. Por siç e tregoi 14 Maji, është garanci për humbje tjetër poshtëruese, dyshen siç e patë që bashkoi forcat, gjoja në emër të opozites.  Sepse në politike një dhe një nuk bejne dy; mund të bëjnë tre, mund të bëjnë pesë, por mund të bëjnë edhe zero. Zerojnë njëra-tjetrën”.

 

3 VITE ME PARE

"Boll me revolucion"/ Rezultati i zgjedhjeve, Basha: 14 Maji është arrest kardiak për demokracinë

“14 Maji, arrest kardiak për demokracinë”/ Basha në
Lulzim Basha

BERAT- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim me të rinjtë në Berat. Ai tregoi se shkak i këtyre takimeve u bë rezultati i '14 majit'. Po ashtu, sipas tij, rezultati i zgjedhjeve ishte si një arrest kardiak për demokracinë. 

'Kur e nisa kete tur takimesh shkaku, brenda e pare ishte ajo që ndodhi më 14 Maji. Nuk ishte e papritur. Por dimensioni i asaj qe ndodhi goditi rëndë demokratët dhe qytetaret. Sepse ajo eshte një brenge, nje lendim qe ne qytete qe ka patur projekte dhe endrra per ndryshim, ajo nuk ndodhi. 14 Maji eshte arrest kardiak per demokracine. Problemet e zgjedhjeve, shitblerjet e votes por edhe sepse munguan alternativat, ofertat. Qytetaret hyne ne nje process me koken ulur. 87 ne 100 votues per her ete pare nuk moren pjese ne votime, ne farsen e demokracise, te shoqeruar me darje dhe lodra. Ndryshe nga Big Brother i prodhuar nga patentate nderkombetare, ndersa big brother i Shqipërisë u braktis, fatkëqesia e Shqipërisë. 14 maji, numri me i madh i atyre qe folen me bojkot jane te rinjte. Dhe ky eshte nje mesazh i qarte qe ju keni dhene.

Divorsi i politikes me qyteraret, me te verteten. Do ta leme politiken te rrjedhe si lumi i Osumit, e te marre perpara gjithcka perfshire shpresat dhe deshirat apo do ti veme dige dhe ta bejem qe ky uje te punoje per njerezit, te ndihmoje dhe jo pengoje jetet, te behet burium per shpresa. Qe te bejme kete te dyten, duhet te lidhem fijet e keputura mes zgjedhesve dhe të zgjedhurve, ne parlament, qeveri e kudo. Duhet te jemi reflektues. Nuk ka më kohë.'- tha Basha.

lulzim basha marreveshja e 17 majit zgjedhjet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin