Protesta e 178-të para Kryeministrisë/ Përplasje me policinë dhe thirrje për mobilizim masiv më 28 nëntor: Ju erdhi fundi!
Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Efektivët nuk lejojnë revoltën paqësore, s...
Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Efektivët nuk lejojnë revoltën paqësore, s...
Abuzimi seksual ndaj 13-vjeçares/ Arrestohen dy persona në Tiranë dhe Fier, policia në kërkim të të dyshuarve t&eum...
Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë, por familja 24 Nëntor, 12:44 ...
Vrasja e 'Sel Çamit'/ 4 armë në makinën e djegur, 3 me silenciator. "Volvo" u vodh në Suedi, autorët përdor&e...
• Protestuesit janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të marte para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 178-të kundër qeverisë. • Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës politike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. • Gjatë tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë shënuar tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat kanë ndërhyrë duke i shtyrë qytetarët drejt trotuarit përballë Kuvendit, me qëllim lirimin e rrugës. • Ndërkohë, protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim masiv në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor, me synimin për ta shtrirë revoltën në të gjithë vendin. • Ata paralajmërojnë se qëndresa do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
3 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Grumbullimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e 178-të, duket se ka filluar të nxisë edhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Protesta e tyre është lajmëruar se do të zhvillohet në mënyrë paqësore ndërkohë që efektivët nga ana tjetër kanë nisur të ushtrojnë forcë ndaj tyre.
Ata nuk lejuan zhvillimin paqësor të revoltës në bulevard, duke i shtyrë me forcë protestuesit drejt trotuarit përballë te selia e Kuvendit dhe për të liruar rrugën. Nga ana tjetër protestuesit po përgatiten për mobilizimin e datës 28 nëntor./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët kanë vijuar revoltën e tyre edhe mbrëmjen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Protestuesit tashmë shprehen më se të vendosur për të mos u tërhequr nga tubimi i tyre, duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në përmushjen zyrtare të kërkesave të tyre.
Gjatë protestës, qytetarët kanë bërë thirrje për mobilizim sa më të gjerë dhe pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor. Sipas protestuesve, qëllimi kryesor i tyre është që lëvizja të mos mbetet e kufizuar vetëm në Tiranë, por të shtrihet në të gjithë vendin, përmes një mobilizimi mbarëkombëtar kundër qeverisë Rama.
Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë qëndresën, ndërsa 28 nëntori shihet prej tyre si një moment kyç për zgjerimin e reagimit qytetar./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit në Tiranë janë grumbulluar sërish ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë për të vijuar revoltën kundër qeverisë Rama.
Protestat vijojnë prej më shumë se 170 ditësh, dhe janë shoqëruar me trazira dhe përplasje të dhunshme mes efektivëve të policisë dhe tubuesve. Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara që nga nisja e revoltave, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e klasës politike./Dosja.al