LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U largua nga banesa në Shkodër me bizhuteri ari dhe udhëtoi e vetme në 5 qytete/ 13-vjeçarja amerikano-shqiptare gjendet në Tiranë, dyshohet se u abuzua seksualisht 

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 13-vjeçare me origjinë shqiptare, e lindur në SHBA dhe banuese në Shkodër, është gjetur në Tiranë pas disa ditësh kërkimesh, pasi ishte larguar nga banesa pa dijeninë e familjarëve. • Pas lokalizimit, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa hetimet kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë abuzuar seksualisht nga disa persona të rritur në qytete të ndryshme të vendit. • Sipas hetimeve paraprake, vajza ka lëvizur e vetme në disa qytete, përfshirë Fierin, Gjirokastrën, Vlorën, Durrësin dhe Burrelin, përpara se të gjendej në kryeqytet. • Sipas të dhënave të hetimit, 13-vjeçarja ka udhëtuar e vetme, duke përdorur autobusë dhe taksi. • Lëvizjet e saj në qytetet ku ka qëndruar janë dokumentuar edhe përmes kamerave të sigurisë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. • Një tjetër element që po shqyrtohet nga hetuesit lidhet me largimin e vajzës nga banesa. • Dyshohet se ajo ka marrë disa bizhuteri ari nga shtëpia, të cilat më pas i ka shitur për të siguruar para gjatë qëndrimit në qytetet e ndryshme. • Aktualisht, e mitura është vendosur në një qendër sociale në Tiranë, ku po merr asistencën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore. • Rasti po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, ndërsa në proces është përfshirë edhe Ambasada Amerikane. Babai i vajzës ndodhet në burg, ndërsa 13-vjeçarja jetonte me nënën e saj. • Më herët ajo ishte larguar edhe herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer pas disa orësh. • Këtë herë, largimi i saj zgjati disa ditë dhe çoi në zbulimin e një rasti të rëndë abuzimi që po hetohet nga autoritetet.

3 artikuj për këtë temë.

24 MINUTA ME PARE

Abuzimi seksual ndaj 13-vjeçares/ Arrestohen dy persona në Tiranë dhe Fier, policia në kërkim të të dyshuarve të tjerë

U largua nga banesa në Shkodër me bizhuteri ari dhe udhëtoi e
Foto ilustruse

TIRANA- Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të hetimeve për rastin e rëndë të 13-vjeçares nga Shkodra, e cila u largua nga banesa dhe u gjet pas disa ditësh kërkimesh në Tiranë. E mitura, me shtetësi shqiptare dhe amerikane, dyshohet se është përfshirë në një rast abuzimi seksual dhe trafikimi të të miturve, me ngjarje të dyshuara në disa qytete të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në kuadër të hetimeve janë ndaluar dy shtetas, të identifikuar me inicialet A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. V., 49 vjeç, banues në Fier.

Arrestimet janë kryer në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier, ndërsa hetimet janë zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Për të dy personat, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata dyshohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.

Rasti u bë objekt hetimi pasi familjarët e 13-vjeçares kallëzuan largimin e saj nga banesa. Pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër, së bashku me shërbimet e Komisariatit të Policisë, nisën kërkimet për lokalizimin e saj.

Operacioni u shtri në disa qytete dhe u zhvillua në bashkëpunim me strukturat policore të Tiranës dhe Fierit, nën drejtimin e Prokurorisë dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u lokalizua në Tiranë, ndërsa zbulimi i vendndodhjes së saj çoi në vijimin e hetimeve për identifikimin e personave që dyshohet se kanë pasur përfshirje në këtë rast.

Policia bën me dije se hetimet nuk janë mbyllur me arrestimin e dy personave. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, për shkak të moshës së viktimës dhe natyrës së rëndë të çështjes, autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë penale./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Abuzimi i 13-vjeçares në disa qytete të vendit/ Zbardhen detaje të reja, e mitura u largua nga shtëpia me disa bizhuteri

U largua nga banesa në Shkodër me bizhuteri ari dhe udhëtoi e
foto ilustruese

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin e rëndë të abuzimit seksual ndaj një 13-vjeçareje amerikano-shqiptare në Shkodër. E mitura, e cila ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer për disa ditë, u gjet pas kërkimeve në Tiranë, në një gjendje të rënduar psikologjike. Nga hetimet dhe dëshmia e vajzës dyshohet se ajo është abuzuar nga disa persona në moshë madhore në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Lëvizjet e saj janë shtrirë në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe më pas në Tiranë. Deri tani, disa persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Hetuesit dyshojnë se në disa raste, personat e përfshirë i kanë dhënë të miturës edhe shuma parash. Sipas të dhënave të hetimit, 13-vjeçarja ka udhëtuar e vetme, duke përdorur autobusë dhe taksi. Lëvizjet e saj në qytetet ku ka qëndruar janë dokumentuar edhe përmes kamerave të sigurisë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Një tjetër element që po shqyrtohet nga hetuesit lidhet me largimin e vajzës nga banesa.

Dyshohet se ajo ka marrë disa bizhuteri ari nga shtëpia, të cilat më pas i ka shitur për të siguruar para gjatë qëndrimit në qytetet e ndryshme. Aktualisht, e mitura është vendosur në një qendër sociale në Tiranë, ku po merr asistencën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore. Rasti po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, ndërsa në proces është përfshirë edhe Ambasada Amerikane. Babai i vajzës ndodhet në burg, ndërsa 13-vjeçarja jetonte me nënën e saj. Më herët ajo ishte larguar edhe herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer pas disa orësh. Këtë herë, largimi i saj zgjati disa ditë dhe çoi në zbulimin e një rasti të rëndë abuzimi që po hetohet nga autoritetet./Dosja.al

2 ORE ME PARE

U largua nga banesa në Shkodër dhe u gjet në Tiranë/ 13-vjeçarja amerikano-shqiptare dyshohet se u abuzua në disa qytete, arrestohen katër persona

U largua nga banesa në Shkodër me bizhuteri ari dhe udhëtoi e

Foto ilustruese

TIRANË- Një 13-vjeçare me origjinë shqiptare, e lindur në SHBA dhe banuese në Shkodër, është gjetur në Tiranë pas disa ditësh kërkimesh, pasi ishte larguar nga banesa pa dijeninë e familjarëve. Pas lokalizimit, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa hetimet kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë abuzuar seksualisht nga disa persona të rritur në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas hetimeve paraprake, vajza ka lëvizur e vetme në disa qytete, përfshirë Fierin, Gjirokastrën, Vlorën, Durrësin dhe Burrelin, përpara se të gjendej në kryeqytet. Deri më tani, të paktën katër persona janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se numri i personave të përfshirë mund të jetë edhe më i madh.

Aktualisht, 13-vjeçarja ndodhet në një qendër sociale në Tiranë, ku po merr kujdes mjekësor dhe psikologjik. Rasti po hetohet nga policia dhe prokuroria, në bashkëpunim edhe me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të gjithë personave të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje./Dosja.al

Sondazh

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ambasadori i SHBA, Eric Wendt zhvillon një vizitë në Prokurorinë e Posaçme

Ndërhyrja kirurgjikale e Veliajt, Ndreca: Nuk e përcakton prokurori se kush mjek do e operojë...

Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Më vjen keq që duhet të shkonim...

Rama: Qytetari do njoftohet në E-Albania! Së shpejti policët dhe inspektorët e terrenit

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet...

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim