Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Studentë dhe qytetarë të shumtë kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. • Tubimi nisi përpara Ministrisë së Arsimit, nga ku protestuesit marshuan më pas drejt institucioneve të tjera në kryeqytet, duke vijuar qëndresën e tyre përpara Kuvendit, ku po zhvillohet seanca plenare për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2027. • Pas disa orësh qëndrimi në rrugën e Durrësit, protestuesit u zhvendosën në drejtim të Parlamentit. • Gjatë tubimit, ata përdorën edhe forma ironizuese ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, duke vendosur pelena me emra dhe mbishkrime që lidhen me figura politike dhe zyrtarë të qeverisë. • Situata u tensionua gjatë marshimit drejt Kuvendit, ku protestuesit i vunë flakën një koshi mbeturinash pranë godinës së Parlamentit. • Ndërkohë, Policia e Shtetit shtoi praninë në zonë dhe vendosi një kordon policor për të kontrolluar situatën. • Gjatë protestës janë regjistruar gjithashtu tensione mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve. • Sipas raportimeve, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit nga rruga, me argumentin se po pengonin qarkullimin e automjeteve. • Nga ana tjetër, qytetarët kanë kundërshtuar ndërhyrjet, duke theksuar se kanë respektuar procedurat ligjore për zhvillimin e tubimit dhe se po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për protestë. • Po ashtu, gjatë portestës, policia nuk ka kursyer dhunën as ndaj gazetarëve, duke u ndaluar raportimin nga protesta.
11 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Në protestën e kësaj të mërkure aktivisti Kedis Burrja ka deklaruar se teksa ishte ulur në një lokal dhe po filmonte protestën e mbrëmjes të së martës është shoqëruar nga policia, ndërsa është përdorur edhe dhuna. Ai bëri të ditur se u shoqërua nga forcat policore vetëm se po filmonte.
Ai tregoi se policët e kanë goditur në këmbë me mjete të ndryshme duke shtuar se ende ka plagët nga dita e djeshme. Aktivisti ndër të tjera tha se dhuna e policisë ka ardhur nga njoftimet e eprorit ndërsa nuk mori asnjë shpjegim se pse po shoqërohej.
Unë isha në lokal. Unë po shikoja që po protestohej dhe vetëm po filmoja disa shoqërime. Një polic më rrahi tek shpatulla. Policët më kanë goditur në këmbë me mjete të ndryshme. Unë kam plagët ende, që ditën e djeshme. Më kanë dhunuar policët, kur më kapën me urdhër të eprorit. U kërkova sqarim se për çfarë më ndaloni, e ata nuk thanë asnjë fjalë, kishte vetëm shkelma. Brenda jemi futur me forcë. Dy vetë jemi mbajtur me një palë pranga. Udhëtimin e kemi bërë me xham me bojë të furgonit të policisë./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit tashmë pas grumbullimit tek Kryeministria kanë vijuar sërish marshimet në rrugët e kryeqytetit ndërsa qëndrimi i tyre është shoqëruar me tensione mes efektifëve të policisë dhe qytetarëve.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të protestuesve për ti larguar nga rruga me argumentin se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve. Nga ana tjetër drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e kryeqytetit.
Policia ka marrë urdhra, për të mos lejuar një protestë normale qytetare, edhe pse protestuesit kanë deklaruar se kanë marrë leje dhe janë të rregullt ligjërisht. Ata shprehen se është e paprecedentë, që mos lejohen të protestojnë, pasi kjo është e drejtë themelore qytetare./Dosja.al
TIRANË Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, gazetarja e SYRI TV, Fjona Çela, është përballur me ndërhyrje të dhunshme nga efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa po raportonte nga terreni. Sipas raportimeve, në incident janë përfshirë efektivë me uniformë dhe civilë.
Ngjarja është dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili kërkon identifikimin e punonjësve të policisë të përfshirë, sqarimin e rrethanave dhe nisjen e një hetimi të pavarur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. AGSH ka shprehur solidaritet me gazetaren, duke theksuar se dhuna dhe pengimi i gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës nuk duhet të tolerohen.
NJOFTIMI:
AGSH dënon dhunën ndaj gazetares së Syri TV, Fjona Çela gjatë mbulimit të protestës në Tiranë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon me forcë dhunën e raportuar ndaj gazetares së SYRI TV, Fjona Çela, gjatë ushtrimit të detyrës së saj profesionale në mbulimin e protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve të publikuara, gazetarja është përballur me ndërhyrje të dhunshme nga efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë punonjës me uniformë dhe civilë, ndërkohë që po raportonte nga terreni. AGSH rikujton se gazetarët kanë të drejtë të raportojnë lirshëm nga protestat dhe ngjarjet me interes publik, pa u penguar, kërcënuar apo dhunuar nga autoritetet shtetërore.
"Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor dhe profesional jo vetëm të respektojë këtë të drejtë, por edhe të garantojë sigurinë e punonjësve të medias gjatë ushtrimit të detyrës' thuhet në deklaratë.
Asociacioni kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit identifikimin e menjëhershëm të efektivëve të përfshirë në këtë incident, sqarimin publik të rrethanave dhe marrjen e masave përkatëse. Gjithashtu, i bëjmë thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të nisë verifikimet përkatëse dhe të garantojë një hetim të pavarur dhe transparent.
'Dhuna ndaj gazetarëve nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet me nevojën për ruajtjen e rendit publik. Çdo ndërhyrje policore duhet të jetë e ligjshme, e nevojshme dhe proporcionale, duke respektuar lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t'u informuar'.
AGSH shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Fjona Çela dhe të gjithë gazetarët që raportojnë nga terreni, duke ritheksuar se siguria e tyre është një detyrim i autoriteteve shtetërore dhe një kusht themelor për funksionimin e një shoqërie demokratike./Dosja.al

TIRANË- Mbrëmjen e sotme, policë civilë të paidentifikuar përveç se kanë dhunuar qytetarët në protestë, kanë dhunuar edhe gazetarët në krye të detyrës. Gazetarja e SYRI-t, Fjona Çela është dhunuar nga policë civilë dhe me uniformë, ndërkohë që ishte në krye të detyrës duke raportuar për protestën.
Edhe pse policia nuk kishte vendosur asnjë shirit apo zonë ndalimi, ka ndërhyrë me dhunë për të zhvendosur qytetarët dhe gazetarët, duke mos i lejuar të transmetojnë se çfarë po ndodhte në protestë./Dosja.al

TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Siç shihet edhe në pamje, forcat efektive FNSH dhe Shqiponja kanë shtyrë me forcë protestuesit në trotuarin përballë pranë selisë së Kuvendit.
Edhe pse protestuesit e rinj, aktivistët dhe qytetarët nuk po bënin asgjë të paligjshme, policia nuk ka pranuar qëndrimin e tyre në bulevard. Më pas, portestuesit nisën të thirrnin në kor: Dorëheqje, dorëheqje./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët në Tiranë janë mbledhur ditën e sotme në protestë kundër qeverisë Rama. Tubimi, i cili nisi fillimisht para godinës së Ministrisë së Arsimit, vijoj më tej në godinën ë e Kuvendit ku po mbahet seanca plenare për buxhetin 2027.
Protestuesit nisën marshimin në drejtim të godinës së Kryeministrisë për të vijuar qendresën e tyre. Kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara që nga nisja e revoltave, ndërsa janë shprehur se do të vijojnë të protestojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit i kanë vënë flakën një koshi mbeturinash pranë godinës së Kuvendit, ku po zhvillohet protesta studentore e thirrur nga të rinjtë. Pas incidentit, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa është shtuar prania e forcave të rendit në perimetrin e Parlamentit.
Pavarësisht incidentit, situata vijon të jetë e qetë dhe nuk raportohen përplasje mes protestuesve dhe policisë. Të rinjtë u grumbulluan fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën drejt Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2027./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit tashmë kanë nisur marshimin duke u zhvendour kështu para Kuvendit, pasi qëndruan disa orë para godinës së Ministrisë së Arsimit. Nga ana tjetër në kuvend po zhvillohet seanca plenare, me diskutimet kryesore buxhetin e vitit 2027.
Ndërkohë për garantimin e forcës në rëvoltën studentore të kësaj të mërkure në terren janë vendosur edhe efektivët e policisë. Para parlamentit është i ngritur një kordon policor, ndërsa deri më tani nuk ka përplasje mes tyre dhe protestuesve./Dosja.al

TIRANË- Pas qëndrimit për disa orë në rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt parlamentit, aty ku dhe po zhvillohet seanca plenare, ku diskutim kryesor është buxheti i vitit 2027.
Tubimi vjen si pjesë e kundërshtimit të tyre ndaj qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të artikulojnë pakënaqësitë përmes parullave dhe thirrjeve kundër mazhorancës.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme ka patur forca të shumta të policisë në terren. Përveç te Ministria e Arsimit, efektivët kanë qenë të vendosur edhe pranë parlamentit, duke kryer edhe rrethimin e zakonshëm./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të mërkurë në revoltën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, nën thirrjet për rrëzimin e Kryeminitrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Tubimit përpara godinës priten ti bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Qytetarët kanë vendosur disa pampers mbi të cilët janë shkruar disa emra që protestuesit i lidhin me figura të mazhorancës dhe zyrtarë të qeverisë. Nga fotografitë e publikuara dallohen mbishkrimet “Hita”, “Gonxhe”, “Zeqineja”, “Bllako”, “Tau Tau Palla”, “Braçe miu” dhe “Ram pisi”.
Duket se qytetarët kanë zgjedhur këtë formë për të ironizuar klasën politike. Protesta e sotme vjen pas tensioneve të një dite më parë përpara Kryeministrisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.Forcat e rendit ndërhynë për të larguar protestuesit nga bulevardi, me argumentin e lirimit të qarkullimit të automjeteve./Dosja.al
TIRANË- Studentët kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë, duke u mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Protesta e sotme zhvillohet një ditë pas tubimit të së martës, i cili u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë.
Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të qëndronin në bulevardin përpara Kryeministrisë, ndërsa efektivët ndërhynë për t'i zhvendosur drejt trotuarit pasi, sipas tyre, po bllokohet qarkullimi rrugor. Gjatë ndërhyrjes pati përplasje fizike dhe shoqërime të disa protestuesve, mes tyre edhe vajza e gra./Dosja.al