Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Studentët janë mbledhur në ditën e 22-të të revoltës kundër qeverisë Rama. • Përmes pankartave të rinjtë kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave për ndikime të huaja dhe largimit të të rinjve nga vendi. • “Nuk na solli Rusia, nuk na solli Greqia, nuk na solli Veliaj, nuk na solli Partia, na thirri Shqipëria”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit. • Me këtë mesazh, të rinjtë kundërshtojnë pretendimet se lëvizja e tyre nxitet nga faktorë të jashtëm apo interesa politike, duke theksuar se protesta buron nga shqetësimet dhe kërkesat e tyre. • Një tjetër orej pankartave vë në dukje emigrimin e të rinjve: “Diploma nuk është biletë emigrimi”. • Përmes këtyre mesazheve, studentët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe që e ardhmja e të rinjve të mos lidhet me largimin nga Shqipëria. • Të rinjtë gjithashtu kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me kërkesën e tij për dialog, ndërsa ata i kërkojnë dorëheqjen. • Mbi disa karrige tek Universiteti Politeknik, studentët kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve, krahas së cilave kanë vendosur edhe disa letra në të cilat është shkruar: ”Diktator”. • Prej disa ditësh, kryeministri u ka bërë thirrje për dialog, por të rinjtë janë shprehur të vendosur se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegiueshme.
8 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Studentët janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit pasi u futën brenda Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit kundër Qeverisë, me të njëjtat thirrje protestuesit marshuan edhe te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Inxhinierisë.
Në përfundim të marshimit të tyre, grupi i protestuesve u ndal para Ministrisë së Arsimit, ku po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë këtë të martë duke vijuar kështu marshimin nëpër universitetit e kryeqyetit. Ata përsërisin thirrjet kundër qeverisë dhe kërkojnë njëkohësisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë hyrë edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku kanë bërë thirrje për bojkotimin e procesit mësimor dhe për bashkimin e studentëve me protestën. “Rama jep dorëheqjen” është një nga sloganet që shoqëron marshimin e të rinjve.
Studentët kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Dosja.al

TIRANË- Studentët vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u ndalur as nga reshjet e shiut.
Gjatë marshimit protestuesit dëgjohen me thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”. Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa marshimet në kryeqytet vijojnë pavarësisht kushteve atmosferike./Dosja.al

TIRANË- Këtë të martë, grumbullimi i studentëve ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët janë ndalur në auditorët e disa universiteteve, ku tashmë kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ata bëjnë thirrje për të bojkotuar procesin mësimor dhe t’u bashkohen protestave./Dosja.al

TIRANË- Studentët pas marshimit me pankartat në duar nga Unviersiteti Politeknik i Tiranës tashmë kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë. Gjatë ndaljes te Fakulteti i Ekonomikut, studentët iu kanë bërë thirrje kolegëve të tyre që të bojkotojnë.
“Bojkoto dhe protesto”, janë disa prej thirrjeve që lëshojnë studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Studentët protestojnë kundër klasës politike në vend, ndërsa kërkesat e tyre ngelen të panegociueshme me dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Studentët kanë vijuar edhe sot revoltën kundër qeverisë Rama. Në ditën e 22 të protestës, ato kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë tubimit, në Universitetin “Politeknik të Tiranës”.
Fotot janë të vendosura në disa karrige të shoqëruara dhe me shkrimet “Dialog”, duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesën e kryeministrit Rama për dialog. “Sa shpejt harroni diktator”, shkruhet gjithashtu në mesazhet e studentëve.
Edhe sot kryeministri bëri thirrje për dialog, por të rinjtë janë shprehur të vendosur se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegiueshme. Ata janë shprehur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Rama./Dosja.al

TIRANË- Studentët janë mbledhur në ditën e 22-të të revoltës kundër qeverisë Rama. Siç shihet edhe në pamje, përmes pankartave të rinjtë kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave për ndikime të huaja dhe largimit të të rinjve nga vendi.
“Nuk na solli Rusia, nuk na solli Greqia, nuk na solli Veliaj, nuk na solli Partia, na thirri Shqipëria”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.\
Me këtë mesazh, të rinjtë kundërshtojnë pretendimet se lëvizja e tyre nxitet nga faktorë të jashtëm apo interesa politike, duke theksuar se protesta buron nga shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Një tjetër orej pankartave vë në dukje emigrimin e të rinjve: “Diploma nuk është biletë emigrimi”.
Përmes këtyre mesazheve, studentët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe që e ardhmja e të rinjve të mos lidhet me largimin nga Shqipëria. Gjatë marshimit në Universitetet e Tiranës, të rinjtë po vijojnë tu bëjnë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

TIRANË- Një grup studentësh kanë hyrë ditën e sotme në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës duke u bërë kështu thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit.
Me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë.
Gjatë ditëve të fundit, në protestën e zhvilluar në Tiranë një numër studentësh dhe pjesëmarrësish janë futur në Universitetet e Tiranës si një shenjë për vazhdimësinë e tubimeve./Dosja.al