Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës. • Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur këngëtari Taulant Hoti i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri në këmbë Hotin. • Në momentin e ngjarjes, Hoti po pinte kafen e mëngjesit në lokalin ku punonte si këngëtar. • Autori, i cili ka qëlluar mbante edhe një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19. • Megjithatë, shkaqet e ngjarjes janë edne të paqarta, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit.
3 artikuj për këtë temë.

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Taulant Hoti. Mësohet se Hoti punonte si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në momentin e të shtënave po pinte kafen e mëngjesit.
Këngëtari është qëlluar nga një person i paidentifikuar, i cili mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19. Autori është afruar papritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga pas shpine, duke e lënë të plagosur në këmbë Hotin.
Autori i dyshuar nuk është identifikuar ende, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij. Megjithatë, shkaqet e ngjarjes janë edne të paqarta, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Shkodër. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Taulant Hoti. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj një lokal të zonës.
I plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kapjen e autorit./Dosja.al
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur këtë të martë në fshatin Shtoj të Shkodrës. Nga të shtënat me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera mbi rrethanat e saj./Dosja.al